![]() |
|
Iron Will fiton KODE5 Russia - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Iron Will fiton KODE5 Russia (/thread-575.html) |
Iron Will fiton KODE5 Russia - XLN7 - 07-19-2020 Iron Will janë kualifikuar për në KODE5 Global Finals pas fitores 2-0 kundër ekipit tjetër rus, forZe. Kualifikimi, që u zhvillua në internet cafe Playground në Moskë, mblodhi një total prej tetë ekipeve nga e gjithë Rusia, të cilat luftuan për një vend në Global Finals më vonë këtë vit. Në fazën semi-finale, Meet Your Makers, favoriti kryesor për titull, u tregua i dobët ndaj forZe, duke humbur me rezultat 2-1. Në ndeshjen tjetër, Iron Will mposhtën MECTb 2-0. Finalja e madhe u luajt në dy mapa, de_nuke dhe de_inferno, meqë Iron Will arritën me qetësi të vendosnin autoritetin e tyre mbi kundërshtarin dhe dolën në krye me rezultatet 16-9 dhe 16-7. ![]() Kjo do të thotë se Iron Will janë kualifikuar për KODE5 Global finals, që do të mbahet në Miraflores, Peru, nga 3 deri më 5 Nëntor, me këtë përbërje: Alexey "LeX" Kolesnikov Johan "F_1N" Kochugov Anton "mash" Petrov Artem "Fierce" Ivanov Alan "Fly" Temirov
|