Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1515 online users.
» 0 Member(s) | 1511 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Vendosja e Windows Media Player 11 si e nënkuptuar!
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:44 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

Procedura vijuese është për Windows XP

Nëse përpos Windows Media Player 11 (shkurtë. WMP) (apo ndonjë versioni tjetër të tij) keni të instaluar edhe ndonjë softuer tjetër për dëgjim të muzikave qoftë ai si Real Player, dhe skedarët muzikorë nisen nga ai player e jo nga WMP-ja atëherë duhet të verpojmi si në procedurën vijuese që WMP-ja të jetë si player-i i nënkuptuar (ang. Default Player):

1. Hapeni Control Panel-in,
2. Në Pick a category, klikoni në Add or Remove Programs,
3. Në dritaren Add or Remove Programs, klikoni Add or Remove Programs,

[Image: default_player_how_to_1a.gif]

4. Në kutinë për dialog, Add or Remove Programs, klikoni në Set Program Access and Defaults,

[Image: default_player_how_to_1.gif]

5. Në kutinë Choose Configuration, klikoni dy herë në Custom.

[Image: default_player_how_to_2.gif]

6. Në fushën Choose a default media player, klikoni mbi Windows Media Player, dhe pastaj zgjidhni OK.

[Image: default_player_how_to_3.gif]

Print this item

  Nëse keni problem në çasjen e komandës regedit!
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:42 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Ndodhë që në kompjuterin tanë duhet të ndrrojmë ndonjë çelës rexhistri përmes procedurës Start, Run dhe shkruajm regedit pastaj shtypim tastin Enter, prandaj edhe mundet që të hasemi në këtë problem si në figurën vijuese:

[Image: 15yy8o8.jpg]

Si duhet të veprojmë që ta rregullojmë këtë problem?

Procedura është kjo:

Duhet që së pari të shkojmë në:
Start > Run shkruajmë gpedit.msc dhe e shtypim tastin Enter
Tani në kornizën e majtë gjejmë:
User Configuration > Administrative Templates > System >
Në kornizën e djathtë kërkojmë rreshtin:
Prevent Access to Registry Editing Tools
Mundet me ndodhë që aktive do të jetë Not Configured.
Klikoni dy herë mbi të dhe vendoseni shenjën e tikut tek Disabled

Tani vetëm klikoni OK, pastaj OK dhe shikoni se do të funksionoj.

Print this item

  Përdorimi i komandës Bootcfg!
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:41 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Komanda Bootcfg manipulon skedarin Boot.ini.
Komanda Bootcfg përfshinë:
• Bootcfg /default
• Bootcfg /add
• Bootcfg /rebuild
• Bootcfg /scan
• Bootcfg /list
• Bootcfg /redirect
Gjithashtu skedari Boot.ini mund të manipulohet edhe nga GUI.
Pasi që ta përdorni komandën /rebuild kur kemi të bëjmë me Windows 9x ndoshta do t’ju duhet që ta shtoni edhe rreshtin vijues në seksionin [operating systems] tek Boot.ini:

C:\="Microsoft Windows 9x"


Komanda bootcfg është një komandë e Recovery Console në Microsoft Windows XP e cila manipulon skedarin Boot.ini. Kjo komandë ka një funksion e cila mundë të skanoj disqet tuaja të ngurta për instalimet e Microsoft Windows NT, Microsoft Windows 2000 dhe Microsoft Windows XP dhe pastaj ti shtoj ato në skedarin ekzistues Boot.ini ose ta krijoj një skedarë të ri Boot.ini nëse nuk ekziston ai. Kjo komandë mundëson që parametrat shtesë të skedarit Boot.ini të shtohen në ato ekzistuese ose të krijohen të reja.

Për ta përdorur komandën bootcfg, niseni Recovery Console nga CD-ja e Windows XP-së, pastaj zgjidheni Recovery Console, apo pasi të niseni nga komanda për riparim të sistemit operativ dhe të hyjmë në pamjen MS DOS.

Domethënia e komandave bootcfg:

• Komanda bootcfg /default e vendosë opsionin e sistemit operativ të nënkuptuar në menynë Boot (komanda e zgjedhë hyrjen e sistemit operativ në mënyrë automatike).

• Komanda bootcfg /add skanon kompjuterin për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP (nëse ka Boot të dyfishtë), dhe pastaj paraqet në ekran rezultatet. Nga ky lokacion ju mund të shtoni një instalim në menynë Boot.


• Komanda bootcfg /rebuild skanon kompjuterin për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP, pastaj paraqet në ekran rezultatet. Mund të shtoni instalimet e Windows-it. Pasi të jepet kjo komandë si shembull mund t’ju paraqitet si në vijim:

Total Identified Windows Installs: 1

[1] C:\Windows
Add installation to boot list? (Yes/No/All):
Enter Load Identifier: (Përshkrimi i shkurtër i ngarkimit të sistemit operativ nga menyja Boot).
Enter Operating System Load Options: (e cila është: /fastdetect).

• Komnada bootcfg /scan skanon disqet e ngurta për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP, pastaj paraqet në ekran rezultatet.

• Komanda bootcfg /list lexon skedarin Boot.ini, dhe pastaj e paraqet në ekran identifikuesin e sistemit operativ, opsionet e ngarkimit të sistemit operativ dhe lokacionin e sistemit operativ (cakun).

• Komanda bootcfg /rediect mundëson ri drejtimin e ngarkuesit boot me konfigurimin e përcaktuar si port dhe vlerën bod-ëve (ang. Baud lexo bod 1 baud = 1 bit/1sec). Kjo komandë përdoret për të mundësuar vetinë e Administrimit të pakryer.

• Komanda bootcfg /disbleredirect pamundëson ri drejtimin e ngarkuesit boot me konfigurimin e përcaktuar si port dhe vlerën bod-ëve (ang. Baud lexo bod 1 baud = 1 bit/1sec). Kjo komandë përdoret për të pamundësuar vetinë e Administrimit të pakryer.

Editimi i BOOT.INI
Gjithashtu skedari Boot.ini në Windows Xp mund të manipulohet edhe nga ndërlidhësi grafik i përdoruesit (ang. graphical user interface – GUI):
1. Në Control Panel, klikoni dy herë në System.
2. Në faqen Advanced, klikoni Startup and Recovery, dhe pastaj zgjidheni Settings.
3. Tek pjesa System Startup, zgjidhni Edit.
4. Duhet të ruani ndryshimet, pastaj zgjidhni OK për të dalur nga dritarja Startup and Recovery para se të shihni ndryshimet e skedarit Boot.ini.
5. Klikoni Start, pastaj Run, dhe shkruani: msconfig për të nisur System Configuration utility.
6. Klikoni faqen Boot.ini.

Print this item

  Mësim: Profili i korruptuar i përdoruesit në XP.
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:41 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Gjatë punës me kompjuter mund të vini në situata që profili i juaj i përdoruesit mund të korruptohet. Nëse e keni këtë problem, mund ta zgjidhni thjeshtë nëse i përcillni hapat vijues.

Çështja e parë që duhet të provoni është të bëni një SYSTEM RESTORE (shq. Kthimi i sistemit). Nuk do ta humbisni ndonjë punë të cilën e keni redaktuar përmes Word-it apo Excel-it. Thjesht e ktheni kompjuterin tuaj në kohën e para disa ditëve për ta zgjidhur problemin.

Startoni kompjuterin tuaj në SAFE MODE. Për ta bërë këtë fikeni kompjuterin tuaj dhe me startimin e ri, menjëherë filloni të shtypni tastin F8 i cili tast gjendet në pjesën funksionale të tastierës, pra në pjesën e sipërme të saj. Shtypeni atë tast çdo sekond përderisa të lajmërohet një ekran me pamje të DOS-it ku gjendet edhe opsioni SAFE MODE. Ndoshta edhe do të pyeteni se cilin sistem operativ doni ta startoni. Zakonisht në të shumtën e rasteve paraqitet vetëm një sistem operativ. Vetëm shtypeni tastin ENTER. Kur të pyeteni për login zgjidheni llogarinë e administruesit.
Tani kur të shihni një kuti dialogu e cila paraqitet në mes të ekranit ju vetëm zgjidhni NO. Ky do të filloj për juve procesin kthyes (ang. restore process). Kur të filloj procesi kthyes duhet ta zgjedhni opsionin RESTORE MY COMPUTER TO AN EARLIER TIME dhe të klikoni Next. Tani zgjidhni datën me ngjyrë të theksuar në kalendar dhe zgjidhni next, zgjidhni next edhe një here.

Tani kompjuteri kthen veten në një kohë të mëparme. Kjo gjithsesi se do ta rregulloj profilin e korruptuar të përdoruesit në 90% të rasteve.

Nëse kjo nuk ka funksionuar, atëherë duhet të veproni si në vijim për të krijuar një profil të ri dhe për ti kopjuar azhurnimet nga profili i vjetër në të riun.

Ndoshta do t’ju duhet që të kyqeni si administrues në SAFE MODE.


KRIJONI NJË PROFIL TË RI TË PËRDORUESIT NË WINDOWS XP

1. Kyçuni si administrues apo përdorues me të drejta të administruesit.
2. Zgjidhni butonin START dhe klikoni në CONTROL PANEL
3. Kliko USER ACCOUNTS
4. Zgjidhni CREATE A NEW ACCOUNT. Ndoshta së pari do t’ju duhet të zgjidhni pick a task...
5. Shkruani emrin e ri të llogarisë
6. Klikoni create account dhe sigurohu që është një llogari e administruesit (ang. admin account).


KOPJONI SKEDARËT NË PROFILIN E RI TË PËRDORUESIT

1. Kyçuni si përdorues tjetër nga ai të cilit doni t’ia kopjoni skedarët.
2. Në Windows Explorer, kliko Tools pastaj Folder Options, klikoni në faqen View, kliko Show hidden files and folders, klikoni për të pastruar shenjën e tikut në Hide protected operating system files dhe pastaj klikoni në OK.
3. Pozicionohuni tek folderi C:\Documents and Settings\Emri i vjetër i përdoruesit, ku C është disku ku ju keni instaluar Windows XP dhe Emri i vjetër i përdoruesit është emri i profilit prej të cilit dëshironi të kopjoni të dhënat.
4. Mbajeni të shtypur tastin CTRL përderisa jeni duke klikuar në çdo skedarë dhe nëndosje brenda kësaj dosje, përpos skedarëve vijues: Ntuser.dat, Ntuser.dat.log, Ntuser.ini
5. Në menynë Edit, klikoni Copy.
6. Pozicionohuni tek folderi C:\Documents and Settings\Emri i ri i përdoruesit, ku C është disku ku ju keni instaluar Windows XP dhe Emri i ri i përdoruesit është emri i profilit të përdoruesit që ju keni krijuar tek seksioni "Create a New User Profile".
7. Në menynë Edit, klikoni Paste.
8. Çlajmërohuni nga kompjuteri përmes procedurës Log off dhe pastaj lajmërohuni si përdorues i ri përmes butonit log on.

Print this item

  Paaftësimi i pamundur i LAN Connection!
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:40 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pasi që posedoj lidhjen e dy rrjeteve të internetit, ku njëri është përmes LAN Connection kurse tjetri Wireless Network Connection, papritmas mu paraqit një problem të cilin e zgjidha si në vijim:

Nëse nuk keni mundësi që të paaftësoni (Ang.Disabling) lidhjen e rrjetit LAN dhe nëse ju paraqitet mesazhi si në figurën vijuese:

[Image: diablingconnection.jpg]

Zgjidhja e problemit është kjo:

Shkoni në menynë Start pastaj Run dhe shkruani komandën cmd, pastaj shtypeni tastin Enter.
Në dritaren e re Command Prompt duhet të shkruani koamndat vijuese:

net stop cryptsvc dhe shtypeni tastin Enter
Pastaj në rreshtin e ri shkruani prapë:
ren %systemroot%\System32\Catroot2 oldcatroot2 pastaj shtypeni tastin Enter.

Tani vetëm ristartoni kompjuterin tuaj dhe shikoni se do të funksionoj.

Print this item

  Nëse keni probleme me hapjen e disqeve lokale?
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:40 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Zakonisht ndodhë që gjatë punës së kompjuterit kemi marrur ndonjë virus dhe me shlyerjen e tij kemi shlyer edhe ndonjë skedar të sistemit operativ, apo ndoshta edhe vendoset ndonjë skedar shtesë ekzekutues në sistemin operativ.
Një problem që mund të shfaqet tek sistemi operativ Windows XP është edhe ky në vijim që po e ilustroj me figura:
Pra pasi kemi klikuar dy herë me tastin e majtë të miut në diskun lokal (qoftë ai disku C, D, E etj.) është paraqitur ky mesazh:


[Image: openingerror.jpg]

Si ta zgjedhim problemin?
Procedura është si në vijim:
Së pari shkojmë tek butoni Start >>> All Programs >>> Accessories >>> Command Prompt
Duhet të hapet dritarja vijuese:


[Image: commandprompt.jpg]

Duhet të shkruhet komanda CD.. pastaj shtypni butonin ENTER
Edhe një herë shkruani komandën CD.. dhe shtypni butonin ENTER
Pasi të keni kaluar në komandën C:\ atëherë filloni punën me komandat vijuese:
Për diskun C vazhdoni të shkruani komandat :
C:\ attrib -r -s -h autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
C:\ del autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
Për diskun D shkruhen këto komanda , mirëpo për të kaluar në diskun D nga disku C duhet ta shkruani këtë komandë D: pastaj ENTER
d:\ attrib -r -s -h autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
d:\ del autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
E njëjta procedurë është edhe për disqet tjera lokale.
Në fund dilni nga nga pamja Command Prompt përmes shkruarjes së komandës EXIT dhe shtype tastin ENTER.
Dhe së fundi ristartoni kompjuterin tuaj.

Shpresoj se sadopak ju kam ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi (vlenë për ata që e kanë këtë problem).

Print this item

  Si ta ndalojmë "Reboot now" pas përditësimeve në XP!
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:38 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Nëse ju bezdisë ristartimi i shpeshtë pas përditësimeve (ang. Updates) të Windows-it dhe doni disi ti ndaloni ato ristartime atëherë veproni kështu:
Shkoni tek Start pastaj Run shkruani regedit dhe shtypeni tastin Enter, tani duhet ta gjeni këtë çelësin në kornizën e majtë:
HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Policies\Microsoft\Windows.
Pastaj mbi Windows klikoni me të djathtë dhe nga menyja e kontekstit zgjidhni New --> Key shkruani kështu ngjitur pa i ndarë fjalët WindowsUpdate dhe shtypeni tastin Enter, tani do te krijohet një folder i ri.
Pastaj mbi atë folder të ri klikoni prap me tastin e djathtë të miut dhe krijojeni një çelës të ri tani me emrin AU (shkurtesa për Automatic Updates), tani shikoni në kornizën e djathtë dhe e gjeni tekstin (Default), klikoni nën të në hapësirën e zbraztë dhe zgjidheni New DWORD Value, shkruajeni këtë tekst NoAutoRebootWithLoggedOnUsers, dhe shtypeni Enter, tani klikoni dy herë mbi të dhe ndryshoni vlerën tek value data në 1 dhe vërjani tikun tek Hexadecimal, pastaj nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ti mbyllni të gjitha dritaret. Se si duket kjo shikoni foton vijuese:

[Image: 64275557fd8.jpg]

Print this item

  Si ta parandalojmë CHKDSK kur çdo herë starton kompjuteri!
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:37 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Kur kompjuteri fiket apo duhet të fiket pa paralajmërim për shkak të ndonjë problemi që mund të ketë ose duhet të ristartohet pas ndonjë instalimi ose përditësimi, do të niset aplikacioni AUTOCHK për ta kontrolluar diskun tuaj për ndonjë gabim që mund ta ketë.
Problemi i tillë do të dukej kështu:

[Image: windows-xp-chkdsk.jpg]

Kjo edhe do të jetë e mërzitshme, posaçërisht nëse lajmërohet çdo herë kur ju startoni kompjuterin tuaj. Për ta sanuar këtë problem veproni si në vijim:
1. Klikoni butonin Start
2. Nga menyja Start zgjidhni Run
3. Në kutinë për dialog shkruani: cmd
4. Do të hapet dritarja command prompt
5. Në dritaren command prompt shkruani: fsutil dirty query DISKU: (në vend të DISKU shkruani shkronjën e diskut që ju keni problem me të p.sh. E).
6. Shtypni Enter
7. Përgjigja nga vetë sistemi me siguri se do të jetë që “the disk is dirty”
8. Tani shkruani: CHKNTFS /X DISKU: (në vend të DISKU shkruani shkronjën e diskut që ju keni problem me të p.sh. E) dhe shtypeni tastin Enter.
9. Parametri X, në rastin tonë, i thotë Windows-it që të mos e kontrolloj diskun në fjalë.
10. Tani në mënyrë manuale ristartoni kompjuterin tuaj.
11. Tani do ta vëreni se CHKDSK nuk do të paraqitet gjatë startimit për diskun në fjalë.
12. Pasi ta konfirmoni se CHKDSK nuk është paraqitur prapë dhe pasi të hapet Windows-i tani prapë shkoni në butonin Start, zgjidhni Run, shkruani cmd dhe shtypeni tastin Enter.
13. Në dritaren command prompt tani shkruani: chkdsk /f/r DISKU: (në vend të DISKU shkruani shkronjën e diskut që ju keni problem me të p.sh. E) dhe shtypeni tastin Enter
14. Pasi të skanohet DISKU në pesë hapa së fundmi shkruani komandën: fsutil dirty query DISKU: (në vend të DISKU shkruani shkronjën e diskut që ju keni problem me të p.sh. E) dhe shtypeni tastin Enter
15. Windows-i do t’ju konfirmoj se DISKU juaj tanimë nuk është “dirty”

Print this item

  Rregullimi i prapavisë së ikonave në desktop!
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:33 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Gjatë punës suaj me kompjuter ndodhë që ikonat në desktopin tuaj mund të paraqiten me një prapavij të tekstit si në figurën vijuese:

[Image: ikonabardh.jpg]

Si ta rregullojmi këtë?

Procedura është si vijon:
Së pari shkoni tek ikona My Computer dhe klikoni me tastin e djathtë të miut.
Pasi të hapet menyja e kontekstit zgjidhni opsionin Properties, në faqen Advanced tek pjesa Performance klikoni në Settings. Tani në faqen Visual Effects lëvizni me shiritin rrëshqitës tek opsioni Use drop shadows for icon labels on the desktop, aty duhet të vendoset shenja (të jetë aktive) pastaj zgjidhni Apply.

Pas këtij veprimi ikonat tuaja në desktop do të duken kështu:


[Image: ikonabardh1.jpg]

Print this item

  Si ta riemërojmë tekstin “Welcome!” në “Mirë se vini!”?
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:32 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pra nëse dëshirojmë që në Welcome Screen në vend të tekstit Welcome ta shkruajmë një tekst shqip duhet të veproni kështu:
Për ta rregulluar këtë duhet që ta posedoni programin Resource Hacker i cili ka një kapacitet prej 541kB.

këtë program mund ta shkarkoni në lidhjen Shkarko Resource Hacker <!-- m --><a class="postlink" href="http://delphi.icm.edu.pl/ftp/tools/ResHack.zip" onclick="window.open(this.href);return false;">http://delphi.icm.edu.pl/ftp/tools/ResHack.zip</a><!-- m -->

Pas shkarkimit duhet që ta instaloni programin.

Pastaj kur të hapet Programi Resource Hacker duhet që të kaloni në menynë File --> Open dhe e shfletojmi diskun tek: C:\WINDOWS\system32 deri sa ta gjejmi skedarin logonoui.exe

Pasi të hapet në kornizën e majtë kaloni tek: String Table --> 1 --> 1033

Pastaj në tekstin në anën e djathtë brenda thonjëzave ku shkruan "Welcome" modifikojeni atë tekst (p.sh. Mirë se vini!) dhe pastaj zgjidheni opsionin Compile Script (i cili gjendet në kornizën e djathtë-lartë), hapi tjetër është që ta ruani përmes opsionit File --> Save As... por duhet që të keni kujdes dhe ruajeni brenda direktoriumit C:\WINDOWS\system32 me një emër sipas dëshirës suaj, le të jetë p.sh. hyrja.exe

Hapi tjetër është që të fillojmë me editorin e regjistrit përmes procedurës vijuese: Start --> Run dhe shkruani komandën regedit pastaj shtypeni tastin Enter. Tani duhet të shfletoni në kornizën e majtë tek çelësi HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Microsoft\WindowsNT\Cu rrentVersion\Winlogon, pasi të klikoni në Winlogon në anën e djathtë kah fundi do ta gjeni një skedar me emrin UIHost, duhet që të klikoni dy herë mbi të dhe tek pjesa Value Data duhet që ta vendosni emrin e skedarit që ju e keni emëruar e në rastin tonë ka qenë hyrja.exe, klikoni në OK dhe ristartojeni kompjuterin.
Se si të verponi shikoni edhe figurën vijuese.

[Image: mirsevini.jpg]

Print this item