![]() |
|
Si ta riemërojmë tekstin “Welcome!” në “Mirë se vini!”? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Si ta riemërojmë tekstin “Welcome!” në “Mirë se vini!”? (/thread-3276.html) |
Si ta riemërojmë tekstin “Welcome!” në “Mirë se vini!”? - fl0r - 01-29-2021 Pra nëse dëshirojmë që në Welcome Screen në vend të tekstit Welcome ta shkruajmë një tekst shqip duhet të veproni kështu: Për ta rregulluar këtë duhet që ta posedoni programin Resource Hacker i cili ka një kapacitet prej 541kB. këtë program mund ta shkarkoni në lidhjen Shkarko Resource Hacker <!-- m --><a class="postlink" href="http://delphi.icm.edu.pl/ftp/tools/ResHack.zip" onclick="window.open(this.href);return false;">http://delphi.icm.edu.pl/ftp/tools/ResHack.zip</a><!-- m --> Pas shkarkimit duhet që ta instaloni programin. Pastaj kur të hapet Programi Resource Hacker duhet që të kaloni në menynë File --> Open dhe e shfletojmi diskun tek: C:\WINDOWS\system32 deri sa ta gjejmi skedarin logonoui.exe Pasi të hapet në kornizën e majtë kaloni tek: String Table --> 1 --> 1033 Pastaj në tekstin në anën e djathtë brenda thonjëzave ku shkruan "Welcome" modifikojeni atë tekst (p.sh. Mirë se vini!) dhe pastaj zgjidheni opsionin Compile Script (i cili gjendet në kornizën e djathtë-lartë), hapi tjetër është që ta ruani përmes opsionit File --> Save As... por duhet që të keni kujdes dhe ruajeni brenda direktoriumit C:\WINDOWS\system32 me një emër sipas dëshirës suaj, le të jetë p.sh. hyrja.exe Hapi tjetër është që të fillojmë me editorin e regjistrit përmes procedurës vijuese: Start --> Run dhe shkruani komandën regedit pastaj shtypeni tastin Enter. Tani duhet të shfletoni në kornizën e majtë tek çelësi HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Microsoft\WindowsNT\Cu rrentVersion\Winlogon, pasi të klikoni në Winlogon në anën e djathtë kah fundi do ta gjeni një skedar me emrin UIHost, duhet që të klikoni dy herë mbi të dhe tek pjesa Value Data duhet që ta vendosni emrin e skedarit që ju e keni emëruar e në rastin tonë ka qenë hyrja.exe, klikoni në OK dhe ristartojeni kompjuterin. Se si të verponi shikoni edhe figurën vijuese.
|