eSportsKosova - Gaming Community
Paaftësimi i pamundur i LAN Connection! - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Paaftësimi i pamundur i LAN Connection! (/thread-3282.html)



Paaftësimi i pamundur i LAN Connection! - fl0r - 01-29-2021

Pasi që posedoj lidhjen e dy rrjeteve të internetit, ku njëri është përmes LAN Connection kurse tjetri Wireless Network Connection, papritmas mu paraqit një problem të cilin e zgjidha si në vijim:

Nëse nuk keni mundësi që të paaftësoni (Ang.Disabling) lidhjen e rrjetit LAN dhe nëse ju paraqitet mesazhi si në figurën vijuese:

[Image: diablingconnection.jpg]

Zgjidhja e problemit është kjo:

Shkoni në menynë Start pastaj Run dhe shkruani komandën cmd, pastaj shtypeni tastin Enter.
Në dritaren e re Command Prompt duhet të shkruani koamndat vijuese:

net stop cryptsvc dhe shtypeni tastin Enter
Pastaj në rreshtin e ri shkruani prapë:
ren %systemroot%\System32\Catroot2 oldcatroot2 pastaj shtypeni tastin Enter.

Tani vetëm ristartoni kompjuterin tuaj dhe shikoni se do të funksionoj.