Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1506 online users.
» 0 Member(s) | 1502 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Ndryshimi nga FAT32 në NTFS i USB-ës
Posted by: fl0r - 01-30-2021, 10:26 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

FAT32

Është një Verzion që shtrihet në Fat Sistem dhe është standart në të gjitha sistemet e Windows XP,
Fat Starton me 32-bit Për sistem-in operativ Windows 95,Fat32 sistemi Mund që të Përdoret Oër hardiqe të mëdhej nga 512MB deri 32GB


NTFS:

NTFS sistemi i skedarëve "NTFS" perdoret me Windows NT, Windows 2000 dhe me Windows Xp Sisteme Operative.
NTFS(NT) eshte shume i sigurte, i forte stabil dhe Supporton deri ne 2 Tb (terabajt).thjeshte Por shum më i shpejt se FAt




Ndryshimi nga FAT32 në NTFS i USB-ës dhe Përshpejtimi i Tij

Përshkrimi:

Nëse Deshirojm që ta Përshpejtojm USB Programet,Muzikat,lojrat,tekstet,filmat apo videot të tjera ti futni në USB-ën tuaj
Shum me shpejt ,se sa më Parë atëher ju duhet qe vetem keto hapat e me poshtëme qe janë cekur Për ndryshim te Skedarit(fajllit) dhe Përshpejtimin e tij.Besoj që do te Ju pëlqej dhe do te ju nevoitet kjo menyrë me e shpejt poashtu ështe edhe një mundesi e mirë për te cilet nuk e kanë të ditur Këte Menyrë

1. Kliko me tast djatht My Computer zgjidhë manage.

[Image: 1lanizd7.jpg]

2. Hapë Device Manager dhe Gjej USB drive Nën Disk Drives

3. Kliko me tast djatht dhe zgjedhe Properties .

4. Zgjedhe Policies dhe vendosja piken "Optimize for performance".

[Image: 2lanipb3.jpg]

5. Kliko OK.

6. Hape My Computer.

7. Zgjedhe Format Mbi flash drive.
Imazh

8.Mandej përseri shkoni mbi Flash Properties Dhe si Perfundimisht mund ta shiheni efektin NTFs

[Image: 79012740yz9.jpg]

Print this item

  Nëse keni probleme më rrjetë dhe me Windows Firewall!
Posted by: fl0r - 01-30-2021, 10:24 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pa disa ditësh kisha një problem në kompjuterin tim të cilin problem e zgjidha dhe mendova se do të ishte në interesë të anëtarëve të forumit PCWA që nëse ndokush nga ta do ta ketë të njëjtin problem atëherë zgjidhjen e kanë këtu.

Ekziston mundësia që kompjuterit tuaj ti bëhet joaktiv Windows Firewall dhe nëse doni ta aktivizoni atë do t'ju paraqitet mesazhi vijues:

Quote:
Windows Firewall settings cannot be displayed because the associated service is not running. Do you want to start the Windows Firewall/Internet Connection Sharing (ICS) service?

Nëse provoni ta aktivizoni apo nisni shërbimin, nuk ju funksionon.
Kam provuar që ta bëjë një System Restore, por prap se prap nuk funksionon as kjo procedurë sepse nuk mund ta bëni System Restore, sepse pasi të riniset kompjuteri do ta merrni porosinë nga kompjuteri që nuk ka mund të bëhet ajo.

Gjithashtu kompjuterin tim e kam të lidhur me dy rrjete ku njëri është Wireless dhe tjetri PTK ADSL. Me cilindo rrjetë që provoja të lidhesha në internet nuk funksiononte.

Pra nuk kisha mundësi as të kyçesha në internet.

Problemin e zgjidha kështu:

Shkova në Start, pastaj Run dhe shtypa komandën cmd, pastaj Enter.
Pasi u hap dritarja Command Prompt e shkrueva komandën vijuese:

netsh Winsock reset

Pasi shtypa tastin Enter
Mora konfirmimin:
Successfully reset the Winsock Catalog. You must restart the machine in order to complete the reset.
Pastaj rinisa kompjuterin dhe çdo gjë tani funksiononte në rregull.

Print this item

  Si ti ruajm lidhjet e parapëlqyera në Internet Explorer!
Posted by: fl0r - 01-30-2021, 10:24 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Nëse paraqitet nevoja e formatimit të kompjuterit tonë dhe nëse kemi dëshirë që para formatimit ti ruajmë lidhjet e parapëlqyera (ang. Bookmarks) në një skedarë të vetëm atëherë duhet të veprojmë si në vijim:

1. Së pari duhet që të hapim shfletuesin Internet Explorer, pastaj duhet që të klikojmë në menynë File dhe ta zgjedhim opsionin Import and Exort si në figurën vijuese:

[Image: bookmark1.jpg]

Pas kësaj paraqitet pamja vijuese:

[Image: bookmark2.jpg]

2. Pra nga figura e mësipërme vërehet se duhet të zgjidhet opsioni Export to a file dhe klikojmë Next.
Në hapin vijues duhet të zgjidhet Favorites dhe të klikojmë në Next.

3. Prap duhet të zgjedhim Favorites dhe Next si në figurën vijuese:

[Image: bookmark4.jpg]


4. Në hapin vijues duhet të zgjidhet lokacioni se ku dëshirojmë ta ruajmë skedarin permes butonit Browse dhe pastaj duke klikuar në Export dhe së fundmi Finish:

[Image: bookmark5.jpg]

5. Pasi ta formatojmë kompjuterin, vendosjen e faqeve të parapëlqyera në Internet Explorer e bëjmë duke përsëritur hapin e parë dhe tek hapi i dytë duhet të zgjidhet opsioni Import from a File.

Print this item

  Nëse doni të dini llojin e Pllakës Amë!
Posted by: fl0r - 01-30-2021, 10:22 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Zakonisht nëse doni të përmirësoni diç në karakteristikat e kompjuterit tuaj, duhet që të dini llojin e pllakës amë (ang. Motherboard) të kompjuterit tuaj.
Gjithsesi duhet që të hapni shtëpizën e kompjuterit tuaj dhe pastaj ta gjeni atë.
Ekziston një mundësi e gjetjes së llojit të pllakës amë me një softuer i cili ka një kapacitet prej 2.20MB dhe i cili quhet Fresh Diagnose dhe pasi ta instaloni atë, d.m.th. pas hapjes së programit tek ikona HARDWARE e keni edhe një ikonë tjetër e cila shkruan MOTHERBOARD ku pasi të klikoni në të do t'ju paraqiten shënimet me karakteristika të pllakës amë.

[spoiler]http://www.freshdevices.com/[/spoiler]

Përpos tjerash mund të gjeni edhe shënime të procesorit, softuerit etj.
Pra shikoni se si do të mund të paraqiteshin të dhënat:


[Image: motherboard1.jpg]


Pas klikimit do të duken shënimet si në vijim:

[Image: motherboard2-1.jpg]

SUGJERIM.
Softuerin në fjalë mund ta regjistroni pa pagesë, mirëpo keni kujdes dhe shfrytëzoni e-mail llogari nga gmail sepse nga yahoo dhe hotmail do tju paraqiten probleme.
Me e-mailin e parë do tju dërgohet lidhja për shkarkim, kurse me e-mailin e dytë do t'ju dërgohet edhe numri serik për regjistrim të softuerit, që pas regjistrimit do të duket si në vijim:

[Image: motherboard3.jpg]

Print this item

  Nëse Keni probleme me BSoD dhe nuk dini si të veproni!
Posted by: fl0r - 01-30-2021, 10:20 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Zakonisht kur kemi të bëjmë me korruptime të skedarëve të sistemit operativ lajmërohet një i ashtuquajtur BSoD (ang. Blue Screen of Death), ndodhë që edhe nuk mund ti mbajmë në mend të gjitha shënimet dhe kodet që paraqiten aty dhe postojm diç të gabuar.

Nëse paraqitet një rast i ngjashëm me figurën vijuese:

[Image: bsod1.jpg]

duhet të veprojmë si në vijim:

E shkarkojmë programin Blue Screen View i cili ka një kapacitet prej 123KB <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.nirsoft.net/utils/bluescreenview_setup.exe" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.nirsoft.net/utils/bluescreenview_setup.exe</a><!-- m -->

Nuk kërkohet instalim.
Klikoni dy herë në skedarin BlueScreenView.exe në mënyrë që të nist programi.
Kur të përfundoi skanimi, shko tek Edit>Select All.
Pastaj File>Save Selected Items, dhe ruaje raportin si BSOD.txt.
Hapeni BSOD.txt me Notepad, kopjo të gjithë përmbajtjen, dhe rivendoseni në postimin tuaj të ardhëm.

Pamja e një skanimi do të dukej si në vijim:

[Image: bluescreenview2.gif]

Print this item

  Nëse mungon lista e programeve tek "Add or Remove Programs"!
Posted by: fl0r - 01-30-2021, 10:17 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Ndodhë që edhe pse keni programe të instaluara ne kompjuterin tuaj, kur shkoni tek opsioni Add / Remove Programs do tju paraqitet nje listë si në figurën vijuese:

[Image: addorremove.jpg]

Pra nunk do të shihni listën e programeve që ju keni instaluar ne kompjuterin tuaj.
Zgjidhjen e këtij problemi mund ta gjeni sispas procedurës vijuese:


1.Klikoni Start, pastaj Run, shkruani CMD dhe shtypeni tastin Enter.

2.Në dritaren Command Prompt, shkruani REGSVR32 APPWIZ.CPL dhe shtypeni tastin Enter.

3.Mbylleni dritaren CMD dhe rinisni kompjuterin tuaj.

Print this item

  Ponnix Logo
Posted by: Ponnix - 01-29-2021, 11:04 PM - Forum: Punimet - No Replies

[Image: 23k3czq.jpg]
je logo e thjesht

Print this item

  Kobe Bryant | USA | Wallpaper
Posted by: Arberhoti - 01-29-2021, 07:28 PM - Forum: Punimet - Replies (1)

Qysh ju kom brothers qe ni wallpaper per kit llegenden Tongue .

[Image: kobebryant.th.png]

Print this item

  ESK Gaming Wallpapers
Posted by: ArdzzDesign - 01-29-2021, 05:03 PM - Forum: Punimet - Replies (1)

[Image: eskgaming.th.png]

Uploaded with ImageShack.us

Print this item

  Paraqiten detajet jozyrtare të HP Elitebook 2760P
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:47 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: HP_2560_940702311.jpg&size=article_medium]

Depërtimi i internetit në çdo cep të botës po shkakton që mbajtja e sekreteve për produkte të ardhshme në treg të jetë një gjë e vështirë, dhe këtë gjë e vërtetoi edhe Hewlett-Packard pasi që nuk arriti do ta mbajë të fshehtë faktin rreth produkteve të ardhshme Elitebook 2560P dhe 2760P.

Që të dy këto modele do të jenë të bazuara në arkitekturën Intel Sandy Brdige dhe do të ofrojnë disa opsione të ndryshme të procesorëve, duke përfshirë një Core i5 me shpejtësi 1.4Ghz dhe Core i7 me 1.6Ghz apo 2.7GHz. Përveç kësaj njësitë në fjalë do të ofrojnë edhe një ekran 12.1 inç me ndriçim LED dhe rezolucion 1366 x 768 (ka mundësi edhe deri në 1440 x 900), me mundësi deri në 16GB RAM, njësi Blu-ray, USB 3.0, DisplayPort, WiFi 801.11 b/g/n, eSATA, Intel GMA 3000 HD dhe sistem operativ Windows 7 në 32 bit apo 64 bit.

Dallimi kryesor në mes të këtyre dy njësive është se 2560 do të vazhdojë të ketë një dizajn tradicional, kurse 2760P që po shihet në fotografi do të jetë një tablet PC i konvertueshëm që do të sjellë përkrahje për multi-touch. Sa i përket çmimit apo datës së paraqitjes në treg ende asgjë nuk është bërë e ditur, por nuk do të shkojë kohë e gjatë dhe HP do të paraqitet edhe me të dhënat zyrtare.

Print this item