![]() |
|
Nëse doni të dini llojin e Pllakës Amë! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Nëse doni të dini llojin e Pllakës Amë! (/thread-3304.html) |
Nëse doni të dini llojin e Pllakës Amë! - fl0r - 01-30-2021 Zakonisht nëse doni të përmirësoni diç në karakteristikat e kompjuterit tuaj, duhet që të dini llojin e pllakës amë (ang. Motherboard) të kompjuterit tuaj. Gjithsesi duhet që të hapni shtëpizën e kompjuterit tuaj dhe pastaj ta gjeni atë. Ekziston një mundësi e gjetjes së llojit të pllakës amë me një softuer i cili ka një kapacitet prej 2.20MB dhe i cili quhet Fresh Diagnose dhe pasi ta instaloni atë, d.m.th. pas hapjes së programit tek ikona HARDWARE e keni edhe një ikonë tjetër e cila shkruan MOTHERBOARD ku pasi të klikoni në të do t'ju paraqiten shënimet me karakteristika të pllakës amë. [spoiler]http://www.freshdevices.com/[/spoiler] Përpos tjerash mund të gjeni edhe shënime të procesorit, softuerit etj. Pra shikoni se si do të mund të paraqiteshin të dhënat: ![]() Pas klikimit do të duken shënimet si në vijim: ![]() SUGJERIM. Softuerin në fjalë mund ta regjistroni pa pagesë, mirëpo keni kujdes dhe shfrytëzoni e-mail llogari nga gmail sepse nga yahoo dhe hotmail do tju paraqiten probleme. Me e-mailin e parë do tju dërgohet lidhja për shkarkim, kurse me e-mailin e dytë do t'ju dërgohet edhe numri serik për regjistrim të softuerit, që pas regjistrimit do të duket si në vijim:
|