![]() |
|
Si ti ruajm lidhjet e parapëlqyera në Internet Explorer! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Si ti ruajm lidhjet e parapëlqyera në Internet Explorer! (/thread-3305.html) |
Si ti ruajm lidhjet e parapëlqyera në Internet Explorer! - fl0r - 01-30-2021 Nëse paraqitet nevoja e formatimit të kompjuterit tonë dhe nëse kemi dëshirë që para formatimit ti ruajmë lidhjet e parapëlqyera (ang. Bookmarks) në një skedarë të vetëm atëherë duhet të veprojmë si në vijim: 1. Së pari duhet që të hapim shfletuesin Internet Explorer, pastaj duhet që të klikojmë në menynë File dhe ta zgjedhim opsionin Import and Exort si në figurën vijuese: ![]() Pas kësaj paraqitet pamja vijuese: ![]() 2. Pra nga figura e mësipërme vërehet se duhet të zgjidhet opsioni Export to a file dhe klikojmë Next. Në hapin vijues duhet të zgjidhet Favorites dhe të klikojmë në Next. 3. Prap duhet të zgjedhim Favorites dhe Next si në figurën vijuese: ![]() 4. Në hapin vijues duhet të zgjidhet lokacioni se ku dëshirojmë ta ruajmë skedarin permes butonit Browse dhe pastaj duke klikuar në Export dhe së fundmi Finish: ![]() 5. Pasi ta formatojmë kompjuterin, vendosjen e faqeve të parapëlqyera në Internet Explorer e bëjmë duke përsëritur hapin e parë dhe tek hapi i dytë duhet të zgjidhet opsioni Import from a File. |