| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1515 online users. » 0 Member(s) | 1511 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461
|
|
|
| Procesi i startimit te kompjuterit (boot hapat) |
|
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:17 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Nëse ju intereson se cilat procese zhvillohen gjate startimit te kompjuterit atëherë lexoni me poshtë:
1. Ndezja e ‘Power Supply-it’
2. Çipi i mikroprocesorit te kohës(timer) e merr sinjalin për ‘Power Good’.
3. CPU-ja fillon ekzekutimin e kodit te BIOS-it.
4. BIOS-i e kontrollon harduerin central (pa video kartë) se a është funksional.
5. BIOS-i kërkon për adapteret qe kane nevojë te ngarkojnë BIOS-in e tyre (si p.sh. video adapteri)
6. BIOS-i kontrollon nëse ky është 'cold-start' ose 'warm-start'
7. Nëse është ‘cold-start’ atëherë BIOS-i ekzekuton komplet POST-in (Power On Self Test). Nëse është ‘warm-start’ POST-i qe ka te beje me memorien nuk ekzekutohet.
8. BIOS-i lokalizon dhe lexon konfigurimin qe është i ruajtur ne CMOS. Ne ketë hap shikohet se nga cili vend (hard disk, CD, USB etj) duhet te startohet SO (sistemi operativ).
9. BIOS-i kërkon dhe ekzaminon Master Boot Record (MBR).
10. Nëse MBR-i është valid, ngarkohet ne memorie dhe kontrolli nga BIOS kalon ne sistemin operativ.
11. Pastaj nga këtu varet se për cilin SO behet fjale prandaj edhe hapat ndryshojnë.
|
|
|
| Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube |
|
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:16 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Shkarkimi i video materialeve nga YouTube është një gjë shumë e thjeshtë falë shtojcës së Firefox e cila do t’ua ofrojë të njëjtin material në disa video formate të ndryshme.
Në kohën e sotme kur internetit mund t’i qaseni pothuajse nga secili vend, ideja për shkarkimin e videove nga YouTube mund t’u tingëllojë si një gjë e panevojshme, por ka situata kur ndonjë material i caktuar mund t’u nevojitet edhe kur nuk jeni online.
Kini parasysh faktin se secili përdorues i YouTube mund të fshij materialet e veta e videoja që keni menduar ta ruani në kompjuterin tuaj për të ardhmen nuk do të jetë më aty. Ndoshta dëshironi që videon ta shikoni në ekran të madh të televizorit i cili nuk është i lidhur me internet apo dëshironi ta ruani në celularin apo playerin tuaj multimedial për t’ua treguar tjerëve. Cili do qoftë motivi juaj, ne ua rekomandojmë 1 Click YouTube Video Download, një shtojcë për shfletuesin e internetit Firefox i cili derisa po shkruajmë këtë tekst ka arritur deri tek versioni i tij 1.4.
![[Image: youtubedownload.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/2010/youtubedownload.jpg)
Pas instalimit të kësaj shtojce nën pjesën e djathtë të poshtme të secilit video materiali në YouTube do t’u paraqitet lidhja për shkarkim. Lidhjet do të emërohen sipas formatit të videos. I pari është FLV, bëhet fjalë për formatin Flash video format, i cili do të kërkojë video player përkatës për riprodhim. Videoja në këtë format është e prerë në përmasat 4:3 dhe i koduar para së gjithash për të mos zënë vend shumë. I dyti i ofruari, dhe i rekomanduari prej anës tonë, është formati MP4 i cili do të ofrojë video në rezolucionin 480 x 360 piksela, gjersa i treti është formati 3GP i cili do të njeh shumicën e telefonave celularë dhe është video material i përshtatur për ta me rezolucion 320 x 240 piksela.
![[Image: youtubedownload1.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/2010/youtubedownload1.jpg)
Nëse videoja është publikuar në YouTube me rezolucion tyë lartë pas formatit 3GP, ajo do t’u ofrohet për shkarkim në rezolucionet HD e FullHD. Të dy lidhjet ofrojnë video në formatin MP4 me ç’rast i pari është në rezolucionin 1.280 x 720, gjersa i dyti në atë 1.920 x 1.080 piksela. E theksojmë se lidhjet HD e FullHD për shkarkim nuk do të shfaqen nëse videoja origjinale gjatë ngarkimit në shërbimin YouTube ka pasur rezolucion më të ulët sesa këto që përmendëm më sipër.
Video dosjet në formatin MP4 do t’i riprodhojë pa problem Windows Media Player në versionet e tij më të reja. Përderisa shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows Vista e Windows 7 nuk kanë nevojë të intervenojnë asnjë gjë më tepër për të lëshuar këto video materiale në kompjuterët e tyre. Nëse dëshironi të shikoni video 3GP, do të jetë e domosdoshme të shkarkoni softuerin Quick Time të Apple për të parë atë video.
Për ta shkarkuar shtojcën e shfletuesit Firefox për të cilën folëm deri më tani, vizitoni këtë lidhje të internetit.
Code: https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/1-click-youtube-video-download/
|
|
|
| Çfarë është Open Office? |
|
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:14 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
OpenOffice.org është paketë pa pagesë e programeve të kodit të hapur për punë zyre. Ajo përmban programe për përpunim të tekstit, prezantimeve, vizatimeve vektoriale, programe për krijim dhe qasje në baza të dhënave si dhe program për kalkulime tabelore.
Ekzistojnë disa versione të OpenOffice.org për sisteme të ndryshme operative si: Microsoft Windows, Linux, BSD, Solaris e MAC OS X. Ajo mbështet standardin për shkëmbimin e të dhënave OpenDocument, si dhe formate tjera, në mes tjerash edhe ato nga paketa konkurrente Microsoft Office.
Paketa OpenOffice.org fillimisht ka rrjedhur nga StarOffice, një paketë programesh e zhvilluar nga kompania StarDivision, të cilën në gushtin e vitit 1999 e ka blerë Sun Microsystems. Kodi është paraqitur në dispozicion të publikut në korrik të vitit 2000, me qëllim që të zvogëlohet pjesëmarrja në treg e paketës dominuese Microsoft Office, duke ofruar kështu një alternativë pa pagesë, kualitative dhe të hapur. Versionet e mëvonshme të StarOffice janë të bazuara në paketën OpenOffice.org, me shtojca të pronësisë.
Projekti dhe softueri joformalisht quhet OpenOffice. Pasi që kjo shprehje është shenja regjistruese mbrojtëse në pronësi të huaj, projekti si emrin e vet zyrtar e ka adaptuar emrin OpenOffice.org. Komponentët e kësaj pakete programesh janë:
• Openoffice.org Writer (shkrues) - program për përpunim të tekstit
• Openoffice.org Draw (vizatues) – program për vizatim vektorial
• Openoffice.org Base (baza) - program për bazë të dhënave
• Openoffice.org Calc (llogaritari) - program për llogaritja tabelore
• Openoffice.org Math (matematika) – program për formula matematikore
• Openoffice.org Impress (prezantues) - program për prezantime
OpenOffice.org mban afërsisht 14 për qind të tregut korporativ, derisa faqja zyrtare deri më tani ka shënuar mbi 50 milionë shkarkime.
E bukura e kësaj pakete është se disa djem e vajza të vullnetit të mirë nga kompania Ati-Kos e kanë lokalizuar atë edhe në gjuhën shqipe. Edhe pse versioni i fundit, OpenOffice.org 3.0, nuk është në gjuhën shqipe, ju mund ta shkarkoni versionin OpenOffice.org Shqip Beta2+.
Lidhje interneti që ndërlidhen
• OpenOffice.org
• OpenOffice.org në gjuhën shqipe
• Shkarkoni OpenOffice.org Shqip Beta2+
•http://www.openoffice.org/
•http://sq.openoffice.org/
•http://sourceforge.net/project/showfiles.php?group_id=97121&package_id=152988
|
|
|
| Shkurtesa të dobishme për Windows |
|
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:12 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Shumica prej nesh i di disa shkurtesa në tastierën të cilën e përdorim për punën e përditshme. Mirëpo, nganjëherë është mirë t’i rikujtojmë apo të mësojmë edhe ndonjë shkurtesë të re; disa prej tyre mund tu lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm punën në kompjuter.
Shumica e urdhrave në Windows mund të gjenden edhe në tastierë. Në aspektin kohor është shumë e vlefshme të përdoren disa nga urdhrat më të shpeshta. Nëse kombinohet përdorimi i shpeshtë i këtyre urdhrave me miun, puna kryhet shumë më shpejt. U ofrojmë një listë të shkurtesave të cilat gjithsesi duhet t’i dini.
Tasti Windows + D – Shtypja e këtij kombinimi të tasteve minimizon të gjitha dritaret e hapura dhe shfaq desktopin, edhe një shtypje kthen gjendjen e mëparshme.
Tasti Windows + E – Hap Windows Explorer (jo Internet Explorer) për qasje më të shpejt në dosjet e diskut.
Tasti Windows + F – Nis mekanizmin për kërkim.
Alt + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin.
Tasti Windows + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin në mënyrën flip (funksionon vetëm në Vista).
Alt + F4 – Mbyll dritaren apo programin aktiv i cili është hapur aktualisht.
Ctrl+ESC – hap përzgjedhësin Start
Ctrl + C – Kopjon përmbajtjen e përzgjedhur.
Ctrl + X – Këput përmbajtjen e përzgjedhur.
Ctrl + V – Ngjit (anglisht. paste) përmbajtjen e kopjuar apo të këputur.
Këto në asnjë mënyrë nuk janë të gjitha shkurtesat të cilat mund të përdoren nëpër sistemet operative Windows, por bien në mesin e më të shpeshtave. Lista e plotë e shkurtesave mund të gjendet KËTU.
Code: http://support.microsoft.com/kb/126449
|
|
|
| Ndihmës tek riinstalimi i kompjuterit |
|
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:12 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet, është edhe ajo pjesa e mërzitshme e instalimit të driver-ave. Megjithatë, nëse planifikoni të gjitha mirë, mund të kurseni shumë kohë.
Ky tekst u dedikohet përdoruesve të sistemeve më të vjetra operative (Windows XP e 2000), prandaj njihuni me asistentin tuaj gjatë riinstalimeve, programin DriverGrabber.
Edhe pse DriverGrabber që një kohë të gjatë në versionin eksperimental (e ndoshta edhe kurrë nuk do të dal në versionin e vet përfundimtar), e dallon e dhëna që mund të tërheq driver-at nga pajisjet e instaluara harduerike dhe t’i ruaj ata në direktori (folder) prej ku edhe vetvetiu starton.
Nuk keni nevojë ta instaloni, derisa vet veprimi nuk ofron absolutisht kurrfarë mundësive të konfigurimit.
Më saktësisht, pas nisjes së aplikacionit çdo gjë është e automatizuar, prandaj në fund të punës programi vetvetiu ndalet dhe në hartën në të cilën gjendeni do të ju pret një direktori e re me emrin Drivers, në të cilën gjenden të nxjerrë të gjithë driver-at nga kompjuteri.
![[Image: drivera.jpg]](http://www.telegrafi.com/data~/image/drivera.jpg)
Që të keni së paku ndonjë mbikëqyrje për kompletimin e punës, mund të shikoni në dosjen DriverGrabber.txt ku edhe gjendet raporti për krejt atë çfarë është bërë.
DriverGrabber punon me procesorët x86 i x64, kështu që mund të ruaj driver-at në sistemet operative 32 e 64. Të përsërisim se programi është jashtëzakonisht i thjeshtë për përdorim dhe përveç kërkesës së shtuar në procesor nuk do të hetoni asnjë shenjë tjetër të punës së programit. Si rezultat përfundimtar do të gjeni një grup direktorish për secilin driver, e në to do të gjenden dosje të ndryshme .dll e .sys.
Karakteristikat
Programi: DriverGrabber
Çmimi: Falas
Madhësia: 1 MB
|
|
|
| Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit |
|
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:11 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Çdo ditë pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe të dhëna në kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë në moment paraqitet kaos dhe filloni të harroni ku dhe çka keni ruajtur. Nëse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje për Windows, të cilat do t’ju ndihmojnë më së miri ta organizoni kompjuterin tuaj.
CCleaner
Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.
Revo Uninstaller
Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.
Auslogics Disk Defrag
Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.
Spybot - Search & Destroy
Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj. /Telegrafi
|
|
|
| Bllokoni për siguri |
|
Posted by: fl0r - 01-29-2021, 02:09 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
![[Image: f.0227122756707_m.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/keshillat/f.0227122756707_m.jpg)
[legend=Bllokoni për siguri]Një metodë e efektshme për të luftuar kundër përmbajtjeve të padëshirueshme në internet është bllokimi i qasjes në disa faqe. Kjo metodë e shndërron kompjuterin në një mekanizëm të fuqishëm për mësim dhe, zvogëlon rreziqet nga gjërat e këqija online për fëmijën tuaj.
Janë dy grupime kryesore të “kriminelëve” në internet. Ata të cilët në mënyrë parësore janë të interesuar për fëmijë, si për shfrytëzim të drejtpërdrejt (pedofili, kidnapim…) apo për mbledhje të të dhënave mbi prindërit, dhe ata të cilët e bëjnë atë për të mbledhur të dhëna mbi prindërit, si dhe ata të cilët nuk “diskriminojnë” por i kanë viktima potenciale të gjithë ata të cilët shëtisin nëpër internet.
Metoda dhe mënyra të mbrojtjes nga të gjitha sulmet ka me të vërtetë shumë, mirëpo më e efektshmja është thjesht evitimi i faqeve problematike.
Windows Vista e ka të integruar mundësinë e bllokimit të qasjes në faqe dashakeqe të internetit, si dhe mundësinë e përcaktimit të kohës kur fëmija guxon të shpalos internetin, e kur jo.
Mbrojtja aktivizohet lehtë në kuadër të User Accounts të cilin mund ta gjeni në Control Panel. Zgjidhni "Set up parental Controls" dhe klikoni "On, enforce current settings". Në Web filter gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes në "High" nëse fëmija juaj shkon ende në shkollën fillore.
Nëse dëshironi që të siguroheni se fëmija do të shërbehet me kompjuter vetëm për mësim, atëherë zgjidhni opsionin "Only allow websites which are on the allow list" dhe më pas definoni ueb faqet përkatëse në "Allowed list". Këtu mund të përcaktoni edhe sa orë fëmija juaj guxon të ketë qasje në internet, të kufizoni shkarkimin e dosjeve e madje edhe llojin e lojërave e programeve të cilat fëmija guxon t’i shfrytëzojë.
Me këtë lloj mbrojtjeje do të siguroni që fëmijën mund ta leni pa merak vetëm afër kompjuterit për një periudhë të shkurtër. Mirëpo, keni parasysh: për fëmijët më të vegjël është kyçe që prindërit të shfletojnë internetin bashkë me ta, sikurse është e rëndësishme që kjo të bëhet edhe në të gjitha aktivitetet tjera.[/legend]
|
|
|
|