eSportsKosova - Gaming Community
Problemi me mikser (mixer) të kartelës së zërit! - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Problemi me mikser (mixer) të kartelës së zërit! (/thread-3273.html)



Problemi me mikser (mixer) të kartelës së zërit! - fl0r - 01-29-2021

Ekziston mundësi që gjatë punës me kompjuter t'ju lajmërohet një mesazh i cili thotë se nuk keni të instaluar mikserin ne kompjuterin tuaj, prandaj edhe nuk mund të dëgjoni muzikë. Mesazhi i itllë do të dukej kështu:

[Image: foto1.jpg]

Nëse kontrolloni në pajisjen e zërit dhe të audios në Control Panel, atëherë do ta shihni një foto të ngjashme me këtë:

[Image: foto2.jpg]

Që ju thotë se nuk keni pajisje audio të instaluar.
Kurse kur te kontrolloni pajisjen (driver-in) thotë se e keni të instaluar dhe se funksionon në rregull si në figurën vijuese:

[Image: foto3.jpg]

ZGJIDHJA E PROBLEMIT:

Proceduar është me sa vijon:
Klikoni në Start dhe pastaj Run, pastaj shkruani këtë komandë services.msc dhe shtypeni tastin Enter.

Në kornizën e djathtë kaloni tek rreshti ku shkruan Windows Audio si në fig:

[Image: foto4.jpg]

dhe klikoni dy herë mbi të me tastin e majtë të miut, do të paraqitet dritarja vijuese:


[Image: foto5.jpg]


Tek opsioni Startup Type sigurohuni që të jetë Automatic.
Dhe së fundi, tek opsioni Service Status klikoni Start dhe OK.