eSportsKosova - Gaming Community
Procesi i startimit te kompjuterit (boot hapat) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Procesi i startimit te kompjuterit (boot hapat) (/thread-3272.html)



Procesi i startimit te kompjuterit (boot hapat) - fl0r - 01-29-2021

Nëse ju intereson se cilat procese zhvillohen gjate startimit te kompjuterit atëherë lexoni me poshtë:

1. Ndezja e ‘Power Supply-it’
2. Çipi i mikroprocesorit te kohës(timer) e merr sinjalin për ‘Power Good’.
3. CPU-ja fillon ekzekutimin e kodit te BIOS-it.
4. BIOS-i e kontrollon harduerin central (pa video kartë) se a është funksional.
5. BIOS-i kërkon për adapteret qe kane nevojë te ngarkojnë BIOS-in e tyre (si p.sh. video adapteri)
6. BIOS-i kontrollon nëse ky është 'cold-start' ose 'warm-start'
7. Nëse është ‘cold-start’ atëherë BIOS-i ekzekuton komplet POST-in (Power On Self Test). Nëse është ‘warm-start’ POST-i qe ka te beje me memorien nuk ekzekutohet.
8. BIOS-i lokalizon dhe lexon konfigurimin qe është i ruajtur ne CMOS. Ne ketë hap shikohet se nga cili vend (hard disk, CD, USB etj) duhet te startohet SO (sistemi operativ).
9. BIOS-i kërkon dhe ekzaminon Master Boot Record (MBR).
10. Nëse MBR-i është valid, ngarkohet ne memorie dhe kontrolli nga BIOS kalon ne sistemin operativ.
11. Pastaj nga këtu varet se për cilin SO behet fjale prandaj edhe hapat ndryshojnë.