![]() |
|
Nëse keni probleme më rrjetë dhe me Windows Firewall! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Nëse keni probleme më rrjetë dhe me Windows Firewall! (/thread-3306.html) |
Nëse keni probleme më rrjetë dhe me Windows Firewall! - fl0r - 01-30-2021 Pa disa ditësh kisha një problem në kompjuterin tim të cilin problem e zgjidha dhe mendova se do të ishte në interesë të anëtarëve të forumit PCWA që nëse ndokush nga ta do ta ketë të njëjtin problem atëherë zgjidhjen e kanë këtu. Ekziston mundësia që kompjuterit tuaj ti bëhet joaktiv Windows Firewall dhe nëse doni ta aktivizoni atë do t'ju paraqitet mesazhi vijues: Quote: Nëse provoni ta aktivizoni apo nisni shërbimin, nuk ju funksionon. Kam provuar që ta bëjë një System Restore, por prap se prap nuk funksionon as kjo procedurë sepse nuk mund ta bëni System Restore, sepse pasi të riniset kompjuteri do ta merrni porosinë nga kompjuteri që nuk ka mund të bëhet ajo. Gjithashtu kompjuterin tim e kam të lidhur me dy rrjete ku njëri është Wireless dhe tjetri PTK ADSL. Me cilindo rrjetë që provoja të lidhesha në internet nuk funksiononte. Pra nuk kisha mundësi as të kyçesha në internet. Problemin e zgjidha kështu: Shkova në Start, pastaj Run dhe shtypa komandën cmd, pastaj Enter. Pasi u hap dritarja Command Prompt e shkrueva komandën vijuese: netsh Winsock reset Pasi shtypa tastin Enter Mora konfirmimin: Successfully reset the Winsock Catalog. You must restart the machine in order to complete the reset. Pastaj rinisa kompjuterin dhe çdo gjë tani funksiononte në rregull. |