eSportsKosova - Gaming Community
Si ta ndalojmë "Reboot now" pas përditësimeve në XP! - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Si ta ndalojmë "Reboot now" pas përditësimeve në XP! (/thread-3280.html)



Si ta ndalojmë "Reboot now" pas përditësimeve në XP! - fl0r - 01-29-2021

Nëse ju bezdisë ristartimi i shpeshtë pas përditësimeve (ang. Updates) të Windows-it dhe doni disi ti ndaloni ato ristartime atëherë veproni kështu:
Shkoni tek Start pastaj Run shkruani regedit dhe shtypeni tastin Enter, tani duhet ta gjeni këtë çelësin në kornizën e majtë:
HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Policies\Microsoft\Windows.
Pastaj mbi Windows klikoni me të djathtë dhe nga menyja e kontekstit zgjidhni New --> Key shkruani kështu ngjitur pa i ndarë fjalët WindowsUpdate dhe shtypeni tastin Enter, tani do te krijohet një folder i ri.
Pastaj mbi atë folder të ri klikoni prap me tastin e djathtë të miut dhe krijojeni një çelës të ri tani me emrin AU (shkurtesa për Automatic Updates), tani shikoni në kornizën e djathtë dhe e gjeni tekstin (Default), klikoni nën të në hapësirën e zbraztë dhe zgjidheni New DWORD Value, shkruajeni këtë tekst NoAutoRebootWithLoggedOnUsers, dhe shtypeni Enter, tani klikoni dy herë mbi të dhe ndryshoni vlerën tek value data në 1 dhe vërjani tikun tek Hexadecimal, pastaj nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ti mbyllni të gjitha dritaret. Se si duket kjo shikoni foton vijuese:

[Image: 64275557fd8.jpg]