eSportsKosova - Gaming Community
Nëse keni probleme me hapjen e disqeve lokale? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Nëse keni probleme me hapjen e disqeve lokale? (/thread-3281.html)



Nëse keni probleme me hapjen e disqeve lokale? - fl0r - 01-29-2021

Zakonisht ndodhë që gjatë punës së kompjuterit kemi marrur ndonjë virus dhe me shlyerjen e tij kemi shlyer edhe ndonjë skedar të sistemit operativ, apo ndoshta edhe vendoset ndonjë skedar shtesë ekzekutues në sistemin operativ.
Një problem që mund të shfaqet tek sistemi operativ Windows XP është edhe ky në vijim që po e ilustroj me figura:
Pra pasi kemi klikuar dy herë me tastin e majtë të miut në diskun lokal (qoftë ai disku C, D, E etj.) është paraqitur ky mesazh:


[Image: openingerror.jpg]

Si ta zgjedhim problemin?
Procedura është si në vijim:
Së pari shkojmë tek butoni Start >>> All Programs >>> Accessories >>> Command Prompt
Duhet të hapet dritarja vijuese:


[Image: commandprompt.jpg]

Duhet të shkruhet komanda CD.. pastaj shtypni butonin ENTER
Edhe një herë shkruani komandën CD.. dhe shtypni butonin ENTER
Pasi të keni kaluar në komandën C:\ atëherë filloni punën me komandat vijuese:
Për diskun C vazhdoni të shkruani komandat :
C:\ attrib -r -s -h autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
C:\ del autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
Për diskun D shkruhen këto komanda , mirëpo për të kaluar në diskun D nga disku C duhet ta shkruani këtë komandë D: pastaj ENTER
d:\ attrib -r -s -h autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
d:\ del autorun.inf dhe shtypni tastin ENTER
E njëjta procedurë është edhe për disqet tjera lokale.
Në fund dilni nga nga pamja Command Prompt përmes shkruarjes së komandës EXIT dhe shtype tastin ENTER.
Dhe së fundi ristartoni kompjuterin tuaj.

Shpresoj se sadopak ju kam ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi (vlenë për ata që e kanë këtë problem).