| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1519 online users. » 0 Member(s) | 1515 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461
|
|
|
| Në Prishtinë mbahet Firefox 4 Release Party |
|
Posted by: iceboy - 02-06-2021, 12:32 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Sot në Prishtinë është mbajtur një ngjarje intersante për të shënuar daljen e versionit më të ri të shfletuesit Firefox, Firefox 4. Ngjarja është mbajtur në ambientet e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe gjithashtu është organizuar paralel me të gjitha ngjarjet tjera të titulluara "Firefox 4 Release Party" që janë mbajtur anembanë botës.
Në hyrje të sallës ku u mbajt ngjarja, bëhej regjistrimi ndërsa më pas ata që morën pjesë kishin mundësi të merrnin edhe gjëra tjera me logon e shfletuesit Firefox.
Përpos këtyre tavolinave në hyrje, kishte edhe disa tavolina me disa gjëra ushqimore që do të mund të shërbenin për të pranishmit. Kjo ishte një ide mjaft e qëlluar, pasi që njerëzit e pranishëm mbase edhe mund të ishin të uritur, por edhe ata që nuk ishin të uritur do të mund të shërbeheshin. Në një nga muret e sallës ishte paraqitur një projektim i një llaptopi që paraqiste numrin e shkarkimeve që bëheshin vazhdimisht të versionit më të ri të këtij shfletuesi. Ky numër vërtet që rritej vazhdimisht me një ritëm mjaft të madh.
Ishte planifikuar që të fillonte në ora 18:00, por nisi në ora 18:20, dhe përfaqësuesi nga AUK Tech Club dhe njëherit edhe anëtar në FLOSSK, Taulant Ramabaja, hapi ngjarjen dhe filloi me ligjëratën.
Ai filloi t’i paraqiste edhe risitë që kishin ndodhur në versionin më të ri, duke përfshirë këtu HTML5 për video në ueb pa nevojë të Flash-it që ka disa patenta që kufizojnë lirinë e përdorimit, WebGL për grafika 3D etj. Taulanti me kënaqësi e paraqiste këtë shfletues dhe krenohej që edhe tek shqiptarët ky softuer i lirë gëzon një përkrahje të kënaqshme.
Në fund u bë përpjekja për të lëshuar një video inqizim të kryetarit të organizatës Mozilla në Evropë e cila do të ishte si përshëndetje për të pranishmit, por nuk u shfaq interesim edhe aq i madh për ta dëgjuar atë dhe altoparlantat nuk kishin zërim të mjaftueshëm. Videon mund ta shihni edhe online.
Gjatë ligjërimit Taulanti pati paksa vështirësi me audiencën, e cila shfaqi një interesim të dobët por mesa duket interesimi i tyre nuk mungoi kur ata patën rastin të shijonin një torte me logo të Firefox. Duhet të theksohet se numri i të pranishmëve ishte mbi 60, por jo të gjithë qëndruan deri në fund./pcworldalbanian
|
|
|
| ass1stx Channel |
|
Posted by: Fatbardh M. - 02-05-2021, 09:59 PM - Forum: Zbavitje
- Replies (9)
|
 |
PonteX.X cs movie trailer 2010
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=PGleO9P0_4Q[/youtube]
sMart - de_nuke [dgl] HD
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=kKcL_P5CaaU[/youtube]
rltzz de_dust2 -4 by VLNpro
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=WyA3zTFIi1U[/youtube]
|
|
|
| ** GunGame [VIP] ** |
|
Posted by: ScrappeR - 02-05-2021, 09:23 PM - Forum: AMX - Addon's
- Replies (11)
|
 |
Përshëndetje, ESK!
Ky PLUGINS ësht për lojen GunGame
***********************************
Por ju mund të bëheni edhe VIP
** VIP përmban kto.. **
Gjakun: 130
HP Për vrasje: 10
Pancir: 100
Gravitet: 700
_________________________
** GRANADAT **
Hegranad
Flashbang
Flashbang
Smokegranad
_________________________
Vetëm për ESK! 8-)
|
|
|
| Samsung Galaxy 2 tre herë më i shpejtë se origjinali GalaxyS |
|
Posted by: iceboy - 02-05-2021, 05:06 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Samsung Galaxy 2 është një prej produkteve më të jashtëzakonshme të prodhuara deri më sot në tregun e celularëve të mençur, për shkak se është i pari që u fut në treg me një procesor dy bërthamësh dhe si i tillë duket se do të jetë sërish i pari në krahasim me konkurrencën për sa i përket shpejtësisë së procesorit.
Pasardhësi i shumë pritur i Galaxy S që arriti të shes 10 milion njësi, është bërë pjesë e një testimi përmes një aplikacioni të quajtur Quandrant, dhe pas kësaj ai doli në majë të renditjes me një rezultat prej 3053 pikësh, duke shkatërruar konkurrencën, dhe atë gati dyfish më shpejtë sesa konkurrenti i tij më i afërt, Google Nexus S që gjithashtu është produkt i zhvilluar nga Samsung.
Edhe pse nuk është ende e qartë sesa i lartë ka qenë roli i Android mund të thuhet pa asnjë pikë dyshimi se performanca e lartë e këtij produkti të fuqishëm është arritur falë procesorit 1.2Ghz Exynos ARM Cortex A9 me dy bërthama.
Natyrisht nuk është mirë të krahasohet me konkurrencën që kanë nga një bërthamë në procesorët e tyre, por së paku kështu mund të kemi një pasqyrë të qartë rreth asaj se çka do të mund të presim nga celularët e mençur në të ardhmen.
![[Image: GalaxyS2Quadrant.jpg]](http://pocketnow.com/html/portal/news/0000016025//GalaxyS2Quadrant.jpg)
Në të ardhmen pritet të ketë edhe testime tjera në nivel të barabartë me dy bërthama nga celularët e konkurrencës, si LG Optimus 2X, HTC Sensation dhe Motorola Atrix. Por derisa kjo do të ndodhë qëndroni me ne dhe prisni momentin e debutimit të Galaxy S 2.
Me që ra fjala Galaxy S II ka gjithashtu edhe një ekran 4.3 inç Super AMOLED PLUS që është i shkëlqyer në pamjet që sjellë, dhe në aspektin softuerik fuqizohet nga 2.3 Gingerbread. Prapa ka një kamerë 8 megapikselëshe, mundëson lexim të HD videove në kualitet 1080p dhe duket se do të jetë mbresëlënës edhe në argëtim, përkatësisht muzikë dhe lojëra.
Roaming Kosova është partner zyrtar i Samsung për Kosovë, dhe ka gjasa që të jetë një ndër të parë që do të sjellë këtë celularë tek konsumatorët entuziastë. E për sa i përket debutimit në tregjet botërore, Samsung Galaxy II pritet të jetë në duart e konsumatorëve gjatë këtij muaji. /pcworldalbanian
|
|
|
|