![]() |
|
Çka është BIOS-i dhe si funksionon - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Çka është BIOS-i dhe si funksionon (/thread-3493.html) |
Çka është BIOS-i dhe si funksionon - fl0r - 02-06-2021 BIOS (Basic Input Output System), është softueri i parë qe starton ne kompjuter, i cili i ka te gjitha softuerët e nevojshëm qe kontrollojnë monitorin, diskun, tastierën etj... Kodi i BIOS-it ruhet ne çipin e CMOS-it (complementary metal oxide semiconductor) qe ndodhet ne pllakën amë dhe për arsye qe RAM-i është me i shpejt se ROM-i, BIOS-i kopjohet prej CMOS ne RAM kur kompjuteri starton. Ky veprim njihet edhe si BIOS shadowing. Ka disa lloje te BIOS-ve nga kompani te ndryshme por me te përhapurat janë BIOS-et e Phoenix dhe Amibios. Resetimi i BIOS-it (kthimi ne gjendjen default) Nëse për çfarëdo arsyeje keni nevojë te ktheni BIOS-in ne gjendjen default atëherë veproni kështu. Startoni kompjuterin dhe posa te dëgjoni ndonjë bip ose e shini mesazhin "Press DEL to enter setup" shtypni "DEL" ne tastierë deri sa t’ju shfaqet ekrani i ngjashëm me fig më poshtë. ![]() Kjo fig është nga BIOS i Phoenix dhe po e vëreni qe ne anën e djathte te saj janë disa opsione për resetimin e BIOS-it. Ne raste te zakonshme ju duhet te shkoni me opsionin e dyte (Load Optimized Defaults) dhe nëse kjo nuk kryen pune atëherë duhet te shkoni me opsionin e pare (Load Fail-Safe Defaults) Nëse BIOS-i është shume i dëmtuar dhe nuk mund ti qaseni ne mënyrën e shpjeguar me lart, atëherë mundeni ketë te bëni ne mënyrë manuale përmes harduerit./pcworld |