Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1516 online users.
» 0 Member(s) | 1512 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Robotët sërish do të luajnë futboll në Prishtinë
Posted by: iceboy - 02-03-2021, 09:59 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: UBT_Robot_954163231.jpg&size=article_medium]

Universiteti për Biznes dhe Teknologji apo ndryshe i njohur edhe si UBT, është duke organizuar sërish një aktivitet shumë unik dhe ndërkombëtar.


Federata Evropiane e Futbollit me Robotë, pas organizimit me sukses vitin e kaluar, ia ka besuar UBT-së organizimin për herë të dytë me radhë Garës Evropian të Robotëve që luajnë futboll, dhe kjo garë pritet të mbahet prej nga 3 deri më 6 maj 2011, në lokalet e UBT-së në Prishtinë.

Organizimi i këtij aktiviteti shënon edhe një sukses të UBT-së, por njëkohësisht edhe të Republikës së Kosovës, që është shteti i vetëm në Evropën Juglindore ku organizohet, madje për të dytën herë, një aktivitet i karakterit shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Deri tash pjesëmarrjen në Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll e kanë konfirmuar disa ekipe nga shtetet evropiane, të njohura për aktivitete në këtë fushë sportive të robotikës.

Sikur edhe në kampionatin e kaluar, vendin tonë në këtë garë do ta përfaqësojë ekipi “UBT-Kosova”, i cili e ka përfaqësuar Kosovën edhe në kampionate të mëhershme evropiane, përfshirë të në Zvicër e Austri, ku ka shënuar suksese të dalluara. Me këtë rast, organizatori ka paraparë të mbahet edhe një koherencë shkencore për robotikë, ku pritet një numër i madh studiues ndërkombëtar dhe vendorë ti paraqesin punimet e tyre nga fusha në fjalë.

Në ceremoninë e hapjes dhe gjatë zhvillimeve janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, profesorë e ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të kompanive të ndryshme, përfaqësues të biznesit, studentë e mysafirë të tjerë. Garat Evropiane të Robotëve që luajnë futboll zhvillohen në objektin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë dhe mund të përcillen nga të gjithë të interesuarit./pcworld.al

Print this item

  Apple leshon Final Cut Pro X
Posted by: Besfortt. - 02-03-2021, 05:17 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=final_cut_pro_x_14299...cle_medium]

Apple ka lëshuar Final Cut Pro X, versionin më të ri të softuerit të njohur për video editime.

Final Cut Pro X është një rindërtim i një softueri 12 vjeçar, sipas Peter Steinauer dhe Randy Ubillos nga Apple. Është versionin i parë 64 bit për softuer, i aftë që të përdorë tetë bërthama dhe më shumë se 4GB RAM për një video editim profesional në Mac. Apple lëshoi versionin e ri të Final Cut Pro në një ngjarje në Las Vegas, në shfaqjen tregtare të Shoqatës Kombëtare të Transmetuesve.

Final Cut Pro X vjen me disa veçori të reja, duke përfshirë kapjen më të përparuar të njerëzve, kristalizim automatik i zërit dhe “range-based keywording”, që u ofron video editorëve mundësinë që të japin urdhëra tek pjesë të posaçme të një videoje. Final Cut Pro i ri ka një veçori që ndalon shtyerjet e shkaktuara nga sinkronizimi i gabuar i shiritëve ku vendosen videot dhe audiot. Photography Bay raporton që Final Cut Pro X do të vijë me veçorinë që automatikisht e lidh ngjyrën në mes dy klipeve.

Final Cut Pro X do të jetë i gatshëm për shkarkim në Mac App Store, në qershor me çmim 299 dollarë, shumë më pak se çmimi i Final Cut Studio, i cili ishte 999 dollarë. / pcworld.al

Print this item

  Javier Hernandez|Vector sign
Posted by: gaz3r - 02-03-2021, 12:21 PM - Forum: Punimet - Replies (8)

komentoni
[Image: javier_hernandez_vector_sign_by_gaz3r-d3dw05d.jpg]

Print this item

  VOTONI qe ISLAMI - TE JETE FE ZYRTARE NE GJERMANI
Posted by: liley - 02-03-2021, 10:28 AM - Forum: Feja Islame - Replies (4)

VOTONI qe ISLAMI - TE JETE FE ZYRTARE NE GJERMANI

Në
fjalimin e tij Presidenti gjerman Wulff theksoi se krishterizmi dhe
judaizmi ishin pjesë e Gjermanisë. Kjo është historia jonë e
krishterë-hebre. Dhe ai e bëri të qartë: "Por Islami është tani edhe në
Gjermani." A jeni dakord qe te jete ?...

Votoni sa me shumë në ketë link :
KLIKO
Edhe ne fund klikoni
Ja dhe Stimme Abgeben

Print this item

  GoFlex Slim, disku më i hollë deri tani
Posted by: iceboy - 02-02-2021, 10:29 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 12-disk4.jpg]

[legend=]Edhe pse me 320 GB nuk është disku me kapacitetin më të madh ne treg, Seagate pohon që GoFlex Slim është definitivisht disku ekstern më i hollë në treg i krijuar ndonjëherë. Me trashësi prej vetëm nëntë milimetrash, me diskun 2,5” me kapacitet 320 GB, është menduar si shtesë për pronarët e tabletave, të cilët këtë disk do të duhej ta përdorin si mënyrë e lehtë për të sinkronizuar të dhënat mes desktop kompjuterit apo laptopit dhe tabletit.
Se nuk bëhet fjalë për një kërmill të zakonshëm ekstern flet edhe fakti që ka 7.200 rrotullime në minutë dhe interfejs 3.0, ndërsa softueri për backup të të dhënave që vjen me të mundëson edhe kriptimin e tyre fluturimthi.[/legend]

Print this item

  Konektori i ri i Apple
Posted by: iceboy - 02-02-2021, 10:28 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 11-konek4.jpg]

[legend=]Sipas faqes Patently Apple, ekipi nga Cupertino më në fund ka marrë patentën për konektorin e ri, të shpejtë, 30-pinësh, i cili në vete do të përfshijë USB 2.0 dhe 3.0, si dhe DualLane Display Port, i cili deri më tani njihet me emrin Thunderbolt.
Është interesant që Thunderbolt është projekt i përbashkët i Apple dhe Intel, ndërsa USB 3.0 konsiderohet si teknologji konkurrente. Edhe pse Apple serinë e vet të re të laptopëve e ka pajisur me Thunderbolt, mbetet fakti që për dallim prej pajisjeve USB 3.0 që ka mjaft tashmë në treg, akoma nuk ka pajisje të cilat shfrytëzojnë Thunderboltin, dhe ka pak gjasa madje që do të ketë të tilla para fundit të vitit, ose fillimit të vitit të ardhshëm. Prandaj edhe vendimi i Apple që të integrojë t’i gjitha këto porte të shpejta në një konektor të vetëm ka kuptim, dhe do të kishte kuptim edhe po të bëhej edhe më herët.[/legend]

Print this item

  Galaxy S II në 1.2 GHz
Posted by: iceboy - 02-02-2021, 10:27 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 11-Galaxy4.jpg]

[legend=]Samsung pak para fillimit të shitjes së aparatit të vet smartphone Galaxy S II ka vendosur për disa ndryshime të vogla hardverike. Edhe pse akoma jozyrtarisht, disa burime pohojnë që ky aparat do të liferohet me procesor dybërthamësh me takt 1,2 GHz.
Samsung në paralajmërimet e para ka përmendur taktin prej 1 GHz të Exynos 4210 dybërthamësh (Cortex-A9), ndërsa sipas informatave të reja ky aparat do të duhej të jetë më i shpejtë edhe se zgjidhjet e bazuara në Tegra 2. Përveç procesorit më të shpejtë, blerësit e Galaxy S II mund të kënaqen edhe me Super AMOLED ekran 4,3” me rezolucion 800 x 480 pikë, një gigabajtë memorie, hapësirë të integruar prej 16 ose 32 GB për ruajtje të të dhënave dhe kamerën 8 megapixelëshe me blic LED dhe mundësi të incizimit edhe të videos 1080p.
Me gjithë ndryshimet në specifikime, prezantimi akoma pritet të bëhet gjatë këtij muaji, ndërsa disa tregje të caktuara megjithatë do ta shohin Galaxy S II në fillim të majit dhe qershorit.[/legend]

Print this item

  Intel paraqet procesorët Oak Trail për tablet kompjuterët
Posted by: iceboy - 02-02-2021, 09:52 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: oak-trail-intel.jpg]

Mikroprocesorët e reja janë më të vogla dhe përmisojnë dukshëm jetëgjatësin e baterive, thotë Intel duke prezentuar kështu edhe zyrtarisht procesorët Oak trail Atom të projektuara për kompjuterët tablet.

Linja e re duhet të fut prodhuesin më të madh botëror për procesorë në tregun e kompjuterëve tablet, ku procesorët më të përdorur në këtë treg ishin ato të kompanis Arm Holdings. Intel njoftoi se ka rënë dakord me prodhues të ndryshëm për kompjuterë tablet, dhe pritet që 35 dizajne të reja për tablet kompjuterë të përdorin Oak procesorin, duke përfshi Lenovo, Fujitsu, Razer…

Procesori ka grafikë të integruar dhe kontrollues memorik direkt në procesor, e cila është 60% më e vogël se gjenerata e kaluar që përdorte energji elektrike më pak, sepse është e dizajnuar pa ftohës. Procesori i ri Intel Atom z670, nga Oak Trail platforma, ka të përmisuar video mbështetjen për 1080p të HDMI. Platforma ka mbështetje edhe për Adobe Flash dhe është shum e nevojshmë për kompjuterët tabletë, sidomos atyre që dëshirojnë të bëhen konkurencë direkte e iPad./itshqip

Print this item

  El Classico 162 \\ WPP
Posted by: acerDSG - 02-02-2021, 09:44 PM - Forum: Punimet - Replies (14)

Ni wallpaper el Classico 162 RMA VS FCB

[Image: 2agjddw.png]
<!-- m --><a class="postlink" href="http://i51.tinypic.com/2agjddw.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://i51.tinypic.com/2agjddw.png</a><!-- m -->

Komente , Sygjerimet , Kritikat .. Mir se ardhura Big Grin

Print this item

  iGamerz shtojnë huggan
Posted by: Jo :) - 02-02-2021, 05:15 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

iGamerz kanë informuar HLTV.org që ata kanë shtuar në ekip Hugo "huggan" Cortes Lopez, si lojtarin e katërt në skuadrën e tyre të re.

Organizata dje njoftoi se kishin nisur një aventurë të re Counter-Strike, duke e sjell një ekip të ri të përbërë nga Manne "manne" Nordqvist, André "keiz" Carlsson dhe Jon "hyvlarn" Edelsvärd.

Ndërsa spekulimet për dy lojtarët e mbetur kanë qenë në ajër deri kur zyrtarët e iGamerz sot konfirmuan për HLTV.org se Hugo "huggan" Cortes Lopez është lojtari i tyre i katërt në ekipin e sapo formuar.

[Image: 1277054735.16.jpeg]

Kjo shënon kthimin e Lopez, i cili ka qenë jashtë aksionit që nga fundviti i kaluar kur u nda nga ish-skuadra e tij, Playzone për shkak të problemeve në motivim për lojë.

Unë jam shumë i kënaqur për shtimin e huggan në ekipin tonë të ri të mrekullueshëm. Ne kemi bashkëpunim të mirë kur ishim në ekipet e kaluara së bashku dhe unë e di se [huggan] mund të na ndihmojë shumë me aftësitë e tij të mahnitshme në lojë. Unë do të doja të falenderoj Infernal Gamerz dhe Thermaltake për të bërë gjithë këtë të jetë e mundur ", tha Jon "hyvlarn" Edelsvärd për HLTV.org.

iGamerz tani përbëhet nga këta lojtarë:

[Image: se.gif] Manne "manne" Nordqvist
[Image: se.gif] André "keiz" Carlsson
[Image: se.gif] Jon "hyvlarn" Edelsvärd
[Image: cl.gif] Hugo "huggan" Cortes Lopez

Lojtari i pestë dhe i fundit i ekipit do të zbulohet gjatë ditës së nesërme.

Print this item