![]() |
|
Apple leshon Final Cut Pro X - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Apple leshon Final Cut Pro X (/thread-3438.html) |
Apple leshon Final Cut Pro X - Besfortt. - 02-03-2021 Apple ka lëshuar Final Cut Pro X, versionin më të ri të softuerit të njohur për video editime. Final Cut Pro X është një rindërtim i një softueri 12 vjeçar, sipas Peter Steinauer dhe Randy Ubillos nga Apple. Është versionin i parë 64 bit për softuer, i aftë që të përdorë tetë bërthama dhe më shumë se 4GB RAM për një video editim profesional në Mac. Apple lëshoi versionin e ri të Final Cut Pro në një ngjarje në Las Vegas, në shfaqjen tregtare të Shoqatës Kombëtare të Transmetuesve. Final Cut Pro X vjen me disa veçori të reja, duke përfshirë kapjen më të përparuar të njerëzve, kristalizim automatik i zërit dhe “range-based keywording”, që u ofron video editorëve mundësinë që të japin urdhëra tek pjesë të posaçme të një videoje. Final Cut Pro i ri ka një veçori që ndalon shtyerjet e shkaktuara nga sinkronizimi i gabuar i shiritëve ku vendosen videot dhe audiot. Photography Bay raporton që Final Cut Pro X do të vijë me veçorinë që automatikisht e lidh ngjyrën në mes dy klipeve. Final Cut Pro X do të jetë i gatshëm për shkarkim në Mac App Store, në qershor me çmim 299 dollarë, shumë më pak se çmimi i Final Cut Studio, i cili ishte 999 dollarë. / pcworld.al |