Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1519 online users.
» 0 Member(s) | 1515 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Printer për aparatin tuaj “iPhone” (video)
Posted by: iceboy - 02-05-2021, 11:08 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 9c9ee7.jpg]

Për të printuar një foto nga “iPhone” tashmë nuk është më e vështirë.

Kompania “Bolle” ka nxjerrë në treg “BP-10 iPhone Photo Printer” e cila, krahas rolit të karikuesit, shërben edhe për të printuar në kohë reale cdo foto që ndodhet në arkivën e memories së “iPhone”.

Aparatura është mjaft praktike dhe printimi është një veprim shumë i lehtë. Mjafton ta cosh te fotoja që kërkon të printosh, ta vendosësh aparatin në vendin e shënjuar dhe të klikosh mbi butonin “print”.

Brenda pak minutash fotoja juaj printohet me një rezolucion 300dpi, me një cilësi mjaft të lartë dhe e rezistueshme ndaj ujit. Ky lloj aparati, i quajtur “BP-10 iPhone Photo Printer” është aktualisht në treg dhe kushton 167 $.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=JEuEUhIHIaY[/youtube]

Print this item

  Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC
Posted by: iceboy - 02-04-2021, 09:56 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=ipad2_vs_xoom__1__963...cle_medium]

Gartner, njëra nga kompanitë kryesuese në botë për hulumtumime teknologjike, ka sjellur një hulumtim rreth kërkesave për kompjuerë personal (ang. personal computers) në çerekun e parë të vitit 2011. Raporti tregon një rënie prej 1.1% të njësive të shitura, duke rënë kështu në 84.3 milionë njësi.


Është interesante të thuhet që kompania kërkuese e arsyeton këtë rënie për shkak të rritjes së kompjuterëve tableta, e veçanërisht të prodhimit iPad 2.

“Me lëshimin e iPad 2 në shkurt, më shumë shfrytëzues u shpërngulën në blerjen e një pajisje tjetër si alternativë, ose thjesht për të mos blerë PC” tregoi një ekspert nga Gartner.

Në mesin e top humbësve ndodhet Acer, ndërtuesi i kompjuterëve që pësoi një rënie prej 12.2 për qind. Hewlett-Packward pësoi rënie nga 18 në 17.6%.

“Acer vazhdoi për t’u ballafaquar me ndryshimet, pasi që tregu i mini-notebookëve ishte ndikuar nga mediat për tableta, derisa HP ishte ndikuar nga kërkesa e vogël për PC dhe çështje të ngjashme në regjionin e Azisë/Pacifikut,” pohon nalist Mikako Kitagawa.

Derisa të tjerët janë duke shënuar rënie nga vendet e tyre, Apple është duke pësuar ngritje, me një rritje në treg prej 2 për qind. Shitjet e kompjuterëve personalë në Shtetet e Bashkuara ranë për 6.1 për qind./pcworldalbanian

Print this item

  Apple mund të prodhojë një HDTV?
Posted by: iceboy - 02-04-2021, 09:55 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: appletv_219338845.jpg&size=article_medium]

Në bazë të disa thashethemeve të reja që janë duke qarkulluar në internet Apple është duke u bërë gati për tu futur në tregun HDTV-ve dhe padyshim nëse ka diçka të vërtetë këtu atëherë deri në fund të vitit 2011 mund të presim ndonjë risi.


Apple Insider ka raportuar se analisti Brian White nga Ticonderoga Securities ka arritur të ketë në posedim një letër drejtuar investitorëve të një panairi elektronik në Kinë që sugjeron se prefikset “i” mund të jenë së shpejti pjesë e një produkti të ri, përkatësisht një TV-je të mençur. Ai thekson për Apple Insider se “Në hulumtimin tonë ne sugjerojmë se ky TV i mençur do të jetë shumë më i madh sesa gjenerata e dytë miniaturale Apple TV që kompania paraqiti në treg gjatë vjeshtës së kaluar, dhe në fakt do të jetë një produkt i plotë televiziv për konsumatorë”.

Në raport ai më tej shton se analistët kanë parashikuar futjen e Apple në tregun e HDTV-ve, por megjithatë kjo nuk mund të konsiderohet informatë shumë e besueshme, sepse në fund të fundit ky është mendimi i autorit të raportit. Jared Newman nga TechLand sugjeron se Apple mund të mos futet në tregun e HDT-ve edhe për një kohë të caktuar për shkak se “Apple shikon harduerin televiziv si investim të rrezikshëm. Margjinat e profitit janë të vogla dhe çmimet vazhdimisht pësojnë rënie. Për kontrast, produktet e Apple gjenerojnë profit të lartë dhe çmimet e tyre bien rrallë”.

Pavarësisht kësaj, të dhënat e fundit sugjerojnë se konsumatorët me të hyra të larta që përdorin produktet e Apple, janë duke u larguar prej televizorit tradicional, dhe kjo tregon që nëse Apple paraqet një TV në fund të vitit 2011 ka gjasa që të integrojë në të produkte transmetuese si iTunes/AirPlay që janë bërë një prej elementeve kyçe të këtij produkti të Apple.

Momentalisht ekrani më i madh i Apple është 27 inçëshi iMac (që duket vërtetë i jashtëzakonshëm) dhe padyshim që një TV i madh i ngjashëm me të që qëndron në dhomën tuaj të ndejës do të duket gjithashtu mahnitshëm. Por për momentin e përfunduam punën me spekulime. Ndërsa pyetja e vërtetë është “kur”? /pcwordlalbanian

Print this item

  Over | Logo
Posted by: rronis - 02-04-2021, 09:39 PM - Forum: Punimet - No Replies

Over Logo
[Image: overmedia.png]

Print this item

  VEKTOR | Ronis Mustafa
Posted by: rronis - 02-04-2021, 09:37 PM - Forum: Punimet - Replies (2)

VEKTOR

[Image: 5478944110d79ed0747cbco.jpg]

Print this item

  Regjistrimi i Popullsise - KOSOVE !
Posted by: suppo ^^666 - 02-04-2021, 07:25 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (21)

Regjistrimi Popullsise / 2011 - Kosove

[Image: regjistrimi-i-popullsise-kosove.jpg]

Rezultatet preliminare tregojne numërimin e thjeshtë të njësive të regjistruara në regjistrim dhe sigurojnë, për komunat dhe për tërë Kosovën numrin e banuar dhe të zbrazët të banesave, dhe numrin e shtëpive dhe qytetarëve, sipas gjinisë, që gjenden në banesat e banuara.
Publikimi i rezultateve preliminare të regjistrimit bëhet me 30 qershor 2011


Pyetsoret

[Image: Formularet-e-regjistrimit-te-shtypur-nga-greket.jpg]


Ae dini se :

[Image: dx20ic.png]

Përmbledhje e Regjistrimit në Kosovë

[spoiler]http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Permbledhje%20e%20regjistrimit%20te%20popullsise.pdf[/spoiler]

Time to Finish
[Image: 257oiz7.png]

]
Kenga - Une jam Ketu !


Code:
http://www.supload.com/listen?s=Hyx7RH#

Print this item

  Mes que un club \\ FCB \\ Wallpaper
Posted by: acerDSG - 02-04-2021, 06:53 PM - Forum: Punimet - Replies (7)

Ni Wallpaper per ekipen që t'knaq , mat fortën n'botën e RREME .Smile

[Image: 5pkhoo.png]
<!-- m --><a class="postlink" href="http://i52.tinypic.com/5pkhoo.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://i52.tinypic.com/5pkhoo.png</a><!-- m -->

Hope you like this..

Koments , Kritiks are WELLCOMEEN .Big Grin

Print this item

  movie by me
Posted by: smart - 02-04-2021, 06:50 PM - Forum: Zbavitje - Replies (2)

binnd balidemaj ose almighty BENDI dmth une
e kom ba 1 video [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=eYJ9YsMdCG4[/youtube]

Print this item

  iGamerz kompletojnë ekipin e ri
Posted by: Jo :) - 02-04-2021, 04:28 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (2)

HLTV.org ka mësuar që iGamerz kanë shtuar me sukses në ekip Finn "qp" Sjöström për tëkompletuar ekipin e tyre të ri.

iGamerz kishte njoftuar vetëm lojtarin e tyre të katërt dje, por tani ekipi është i plotë me Sjöström me lojtarin e tyre tv fundit në listë. Sjöström herën e kaluar u pa duke luajtur në një ekip miks i cili arriti të marr një vend të dytë në HadeLAN ​​duke përfunduar pas alchemists. Kur u pyt në lidhje me vendimin e tyre për të marrë në ekip qp, Jon "Hyvlarn" Edelsvärd dha këtë deklaratë:

"Unë jam i kënaqur për të prezuantuar QP si lojtarin tonë të fundit. Unë e kam ndërtuar këtë ekip në bashkëpunime personale me përvojë nga e kaluara në klane të ndryshme. Finn është me të vërtetë një lojtar i zgjuar i cili nuk duhet nënvlerësuar në çdo situatë. unë do të doja të falenderoj Infernal Gamerz dhe Thermaltake edhe një herë që bëri gjithë këtë të jetë e mundur!"

Përbërja e re e iGamerz tani lexon:

[Image: se.gif] Manne "manne" Nordqvist
[Image: se.gif] André "keiz" Carlsson
[Image: se.gif] Jon "hyvlarn" Edelsvärd
[Image: cl.gif] Hugo "huggan" Cortes Lopez
[Image: se.gif] Finn "qp" Sjöström

iGamerz do të shihen me këtë përbërje të re në eventin IOL më 7-8 maj, dhe janë pamjet e tyre të vendosura për të qenë edhe pjesë e DreamHack Summer e në ngjarje të tjera që paraqesin ekipin e tyre.

Print this item

  HP lanson dy modele të reja të serisë së fuqishme EliteBook
Posted by: iceboy - 02-03-2021, 10:55 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: hp_workstation_828947489.png&size=article_medium]

Gjatë ditës së sotme HP ka prezantuar lansimin e dy modeleve të reja 15.6 inç dhe 17.3 inç HP EliteBook Mobile Workstations të cilat janë të dedikuar për tregjet në zhvillim e sipër ku përfshihen Kosova, Shqipëria, Bosnja, etj.

Me një kombinim të inxhinierisë precize, dizajn të qëndrueshëm dhe besueshmëri maksimale, këto njësi punuese jo vetëm që janë mahnitëse, por janë të paketuara me fuqi dhe performancë të jashtëzakonshme.

Dizajni i jashtëzakonshëm i HP EliteBook w-series është i përpunuar nga shtresa metalike e lustruar, që vë theksim të veçantë tek logo e HP në pjesën e prapme si dhe në një shirit tjetër metalik prapa është një lloj testameni i kapacitetit dhe fuqisë së këtyre stacioneve të reja punuese mobile të HP. Këto njësi sjellin performancë të lartë nga kartelat grafike të AMD-së apo Nvidia-së me certifikime të shutma ISB, që mund të ofrojnë përkrahje të plotë për aplikacionet më profesionale. Profesionistët kreativ që punojnë me tregje kritike me shumë ngjyra siç është fotografia dhe video editimi, do të përfitojnë edhe më shumë nga opsioni HP Dream Color Display. Këto ekrane janë në gjendje të sjellin me miliarda ngjyra gjersa mirëmbajnë një koncept të saktë dhe konsistent prej konceptit deri tek prodhimi përfundimtar.

Aplikacionet vazhdojnë të punojnë në mënyrë efektive edhe përmes HP Performance Advisor – një softuer i thjeshtë dhe efektiv që shfrytëzon konfigurimin e sistemit tuaj dhe bënë optimizmi të duhura për secilin aplikacion të ri.

Kur përzgjidhet konfigurimi me një procesor quad-core, HP EliteBook 8506w dhe 8760w mund të gjejë përkrahje të deri në 32GB RAM, që iu mundëson përdoruesve të jenë më produktiv për më shumë detyra, procese dhe aplikacione në të njëjtën kohë.

HP EliteBook Mobile Workstations me madhësi 15.6 inç dhe 17.3 inç janë kombinimi më i mirë i mundshëm i performancës së larët përpunuese dhe zgjidhjeve grafike profesionale të certifikuara në një sferë të rëndësishme të biznesit. Me një fjalë këto produkte të HP-së që do të shiten edhe zyrtarisht në Kosovë e Shqipëri janë ideale për inxhinierët, arkitektët, kreatorët e dizajneve të ndryshme, animuesit, etj që kanë nevojë për performancë në njësitë e tyre mobile.

Me këtë lajm të HP-së duket se linja e produkteve të sektorit të biznesit në tregjet në zhvillim e sipër po shtohet, dhe po tregohet se interesimi i kësaj kompanie për të sjellë zgjidhje të reja për konsumatorët në këto rajone po rritet. Data e paraqitjes zyrtare në treg dhe çmimi nuk është bërë i ditur por kjo pritet të konfirmohet shumë shpejt në të ardhmen e afërt./pcworld.al

Print this item