Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1510 online users.
» 0 Member(s) | 1506 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Break Dance | Wallpaper
Posted by: acerDSG - 02-07-2021, 03:25 PM - Forum: Punimet - Replies (8)

Qe edhe ni Creative break dance ..

[Image: jqgvg1.png]
<!-- m --><a class="postlink" href="http://i52.tinypic.com/jqgvg1.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://i52.tinypic.com/jqgvg1.png</a><!-- m -->

Komente , kritika , sygjerime t`mirseardhura ..Big Grin

Print this item

  Catch Silver Edition 3.0.3 - MapPack
Posted by: Kaspersky. - 02-07-2021, 03:02 PM - Forum: AMX - Addon's - Replies (8)

CATCH MOD SILVER EDITION 3.0.3 - MAP PACK

PERMBAJTJA

*Protocol FIX
*Steam FIX
*Ping FIX

*Resetscore
*Semiclip
*Admin's Command

*70% English - 30% Albanian


Link Download

Code:
http://www.mediafire.com/?ohbhjhggxmbaacc

Print this item

  ESK ARMY \\ WPP
Posted by: acerDSG - 02-07-2021, 01:08 PM - Forum: Punimet - Replies (3)

Esk Army Big Grin
Qaty per qef e bona ..


[Image: xoe0yr.png]
<!-- m --><a class="postlink" href="http://i56.tinypic.com/xoe0yr.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://i56.tinypic.com/xoe0yr.png</a><!-- m -->

Print this item

  Makinat më të mira të vitit 2011
Posted by: iceboy - 02-07-2021, 10:23 AM - Forum: IT Zone - Replies (9)

[Image: 16makina4.jpg]

Viti 2011 do të jetë një vit me një konkurrencë tejet të fortë për të gjithë industrinë automobilistike.
Disa kompani kanë prezantuar apo pritet të prezantojnë së shpejti modelet e tyre të reja, duke bërë që vëmendja e të apasionuarve pas makinave të jetë e përqendruar për të parë në rrugë fjalët e fundit të industrisë automobilistike.
Revista gjermane “AD AC” publikoi sot listën e dhjetë makinave më të mira që kanë dalë apo do të dalin në shitje gjatë vitit aktual.
Dhjetë makinat më të mira të 2011-s
1. Mercedes SLK
2. Ford Focus
3. Peugeot 508
4. Audi Q3
5. Audi RS3
6. Porsche Cayman R
7. Aston Martin V8 Vintage S
8. Ferrari FF
9. Lamborghini Aventador
10. Alfa Romeo 4C

Print this item

  Autobusi më i shpejtë në botë
Posted by: iceboy - 02-07-2021, 10:22 AM - Forum: IT Zone - Replies (6)

[Image: 15auto4.jpg]

Me rastin e Kongresit Botëror të Transporteve Publike në Dubai, është shfaqur zyrtarisht një autobus i veçantë.
Ky mjet ka gjatësinë e një autobusi normal dhe lartësinë e një makine. Portat janë 16 dhe shumë sportive.
Ky autobus ka gjithsej 23 vende dhe mund të arrijë shpejtësinë 250 km/h.
Përsa i përket komoditetit të pasagjerëve, autobusi përmban ekrane plazma, MP3 dhe lidhje wireless.
Nuk dihet ende çmimi i biletës për një udhëtim me këtë auto.

Print this item

  silicer | Logo
Posted by: Blade - 02-07-2021, 09:28 AM - Forum: Punimet - Replies (2)

Silicer LogoType 1 By me Big Grin
[Image: silicerteam.png]
[Image: silicerteam.png]
Silicer LogoType 2 By me Big Grin

[Image: silicerteam3.png]
[Image: silicerteam3.png]

Acer: ti drejtowa me pak se llug i kishe pas!
Blade: Sorry :S

Print this item

  Guida : Qysh me bo cs movie
Posted by: Lizardi - 02-06-2021, 07:05 PM - Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks - Replies (73)

Djem per me bo 1 cs movie te thjesht jo bash kshtu profesionale spari duheni me donllodu fraps

qe linki : DOWNLOAD FRAPS

Tani kur hin ne loj veq e lqon demon ( viewdemo asd.dem ) edhe e hec aty te del shiriti per me hec demon ma para ma mbrapa , amo truse " ESC " ne tastier edhe del shiriti me hec ma anej demon , tani kur mrrin ne momentin e vrasjev tua veq e trus " F9 " edhe deri ne fund te vrasjeve nuk prek mo sen , ku te kreyhet vrasje e trus prap " F9 " , tani veq Videon e ki regjistru !

Masi ta regjistrosh , kqyr posht te " Task Bar " ku jon starti , ora qe tregon ktu posht te monitori pe din ti ku , qaty shkrun fraps edh ehin qaty tani dalin do ikona qishtu si ne foto :

[Image: Fraps3.0_1.jpg]

edhe ti shkon e trus te qajo qe po shkrun " Movies " edhe kur hin qaty ti qet do sene , si ne foto :
[Image: Fraps_3.0.0_download_03.png]

edhe truse ti te View edhe te qet me 1 folderr , qaty i ki kejt te rijtme videot qe i ke regjistru !

Masanej e kap at video qite ne " Desktop " , tani hyn ne [ Start -> AllPrograms -> kqyr qaty dikun e ki programin Windows Movie Maker edhe qaty hin edhe e kap videon qe ke regjistru prej demos edhe e gjun qaty , tani munesh mi bo Edits p.sh. me shkru , si qitu ne foto [Image: moviemaker4oh.jpg] tani shko qitu , edhe i sheh ka ana e majt do sene qka shkrujn hin Make Titles or Credits ( per me shkru tekst p.sh. Blade ace Movie ) edhe tani veq e shkrun tekstin edhe e qet te ky shiriti ktu posht , pe sheh si me te kaltert ktu ne foto , ktu posht bash kejt kalter qe osht qaty ose e qet ose del vet teksti tani , e kap videon edhe niher edhe e qet mas tekstit edhe je gati me EDITIME , veq shkon tani ktu nalt nashta e sheh File -> Save Movie File -> nuk prek kurgjo aty , veq shkon Next -> next -> Next tani e kryn kejt procesin edhe ta qet Finishin e trus , edhe video tu ka rujt ose ne My Videos "hyn ne my documents " ose tu ka rujt ne DESKTOP


Regars Lizard

Print this item

  EL CLASSICO | Wallpaper
Posted by: rronis - 02-06-2021, 05:37 PM - Forum: Punimet - Replies (10)

[Image: dfdsfj.jpg]

Print this item

  “Toshiba” hedh në treg laptopin më të hollë (video)
Posted by: iceboy - 02-06-2021, 03:49 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 79e7c7.jpg]

Hedhja në treg e iPad i’a ka vështirësuar shumë jetën laptopëve, për shkak të përmasave të tyre.

Por kompania prestigjoze “Toshiba” ka menduar edhe për këtë. Kjo firmë ka hedhur në treg laptopin më të hollë të shpikur ndodnjëherë (2.54 cm trashësia kur është i mbyllur) i quajtur “Toshiba Tecra R840”.

Ky kompiuter portativë ka një ekran 14 inch dhe peshon 1.9 kg. Një ndër problemet me të cilën janë përballur Inxhinjerët e “Toshiba” ka qënë struktura e laptopit, e cila është ndërtur në mënyrë të tillë që të durojë edhe goditjet.

Sa i përket parametrave, ky prototip i përket të ashtëquajturës “Gjenerata e Dytë” Intel Core i3, i5 dhe i7 processors. “Toshiba Tecra R840” ka grafikë AMD me një memorje 1GB. Ky model laptoi i “Toshiba” është aktualisht në treg dhe kushton 899 $.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=CEuP0sG9idE[/youtube]

Print this item

  Mbroni të dhënat në laptopin tuaj
Posted by: fl0r - 02-06-2021, 01:11 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Laptopët janë praktik, mirëpo të dhënat brenda tyre janë të ekspozuara ndaj disa rreziqeve shtesë, që është veçanërisht shqetësim nëse jeni shfrytëzues afarist i cili merret me të dhëna të ndjeshme. Disa nga këshillat e mëposhtme do të duhej të zvogëlonin dëmin në rast se ndodhë më e keqja.

Të dhënat në laptopë, shumë shpesh, vlejnë më shumë se vet ai kompjuter, e edhe nëse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe materiale, në rast të vjedhjes, shumica e të dhënave personale të cilat gjenden në kompjuter - po ra në duar të personave të gabuar, mund t’i shkaktojë kokëçarje të mëdha pronarit - andaj situatat e tilla më mirë është të parandalohen.

1. Asnjëherë, ama bash asnjëherë mos i leni fjalëkalimet (passwordat) në shtëpizë të laptopit apo në çantën e kompjuterit. Provoni t’i mbani mend, por nëse mbajtja në mend nuk u shkon për dore, atëherë ruani ato në ndonjë pajisje tjetër që e keni gjithmonë afër vetes – si p.sh. celular. Gjithashtu do të ishte e mençur të shkruhet fjalëkalimi në atë mënyrë që të mos jetë e qartë se për çfarë bëhet fjalë.

2. Vjedhja e laptopëve në rastet më të shpeshta ndodhë kur dikujt i jepet rasti ta bëj atë. Po e latë laptopin pa mbikëqyrje në një vend ku ka shumë njerëz, sigurisht që dikush do ta vjedhë vetëm për faktin pse mundet. Kur ta leni laptopin në automjet, gjithmonë vendosni në bagazh ku nuk shihet nga kalimtarët, në dhomë të hotelit asnjëherë mos e lini në tavolinë, por vendoseni në çantën e vet dhe largojeni nga vendi ku bie në sy. Më së miri do të ishte ta vendosni në ndonjë sef, andaj para se ta rezervoni dhomën pyetni nëse ajo ka në dispozicion një sef. Shumica e hoteleve kanë, nëse asgjë tjetër, një përqindje të dhomave me sef.

Një metodë e shkëlqyer kundër vjedhjes së laptopëve është brava (bllokuesi) Kensington. Laptopët modern kanë një vrimë në shtëpizë ku mund të fusni bravën me tel apo me zinxhir i cili më pas ngjitet për diçka të fortë dhe që është fikse (radiator, tavolinë e rëndë, krevat). Bravat Kensington posedojnë shifrën apo drynin me çelës, e emrin e kanë marrë sipas kompanisë e cila fillimisht ka filluar t’i shfrytëzojë ato. Me kohë sistemi i tyre është bërë standard i miratuar nga pothuajse të gjithë prodhuesit e laptopëve.

3. Të dhënat posaçërisht të ndjeshme në laptopë gjithsesi mbroni me enkriptim shtesë. Sistemi Windows përmbajnë në vete EFS (Encrypted File System), e mund të përdoren edhe zgjidhje nga prodhuesit tjerë, siç është Drivecrypt i kompanisë me renome botërore Securstar. Të dhënat e mbrojtur në këtë mënyrë pothuajse është e pamundur të lexohen, e shanset që këtë të arrijë ndonjë hajn i rëndomtë janë barazi me zero.

4. Mbroni sistemin tuaj me fjalëkalime. Çdo laptop mund të sigurohet me fjalëkalimin në BIOS qysh në nisjen e kompjuterit, fjalëkalimi shtesë mund të kyçet para fillimit të punës së Windows. Keni kujdes që fjalëkalimi të mos jetë i thjeshtë dhe shfrytëzoni shkronja të mëdha e të vogla si dhe numra në një fjalë. E në rast që laptopi ka transmetues identifikimi nëpërmes gishtit, gjithsesi përdoreni.

5. Nëse ndodhë me e keqja dhe ua vjedhin laptopin, do të kishte shumë vlerë po ta gjenit prapë. Ekzistojnë kompani të cilat mundësojnë përcjelljen e laptopëve në bazë të softuerit të instaluar. Fatkeqësisht, ai softuer mund të bëj punë vetëm kur laptopi juaj i vjedhur të kyçet në internet, por edhe kjo është më mirë se hiç./mesime24

Print this item