| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1510 online users. » 0 Member(s) | 1506 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461
|
|
|
| Robotët futen brenda ndërtesës së reaktorit në Fukushima |
|
Posted by: iceboy - 02-08-2021, 09:48 PM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
Për herë të parë gjatë ditës së djelë, mjë palë robotë të kontrolluar prej së largu janë futur në ndërtesën e centralit bërthamor në Fukushima, që ka shkaktuar një katastrofë të madhe pas tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë kohë më parë.
Tokyo Electric Power që është operator e fabrikës po shpreson se iRobot Packbots do të jenë në gjendje të ofrojnë të dhëna mbi gjendjen e tanishme në ndërtesa, mbi pjesët që përmbajnë nivele të larta të radioaktivitetit dhe mbi atë sesa rrezik është për punëtorët që të futen brenda.
Robotët që janë futur në reaktorin numër 3 të fabrikës, kanë pasur për detyrë të bëjnë matje të radioaktivitetit dhe temperaturës. Ata kanë qenë të pajisur me kamera që kanë ofruar pamje të drejtpërdrejta tek operatorët.
Fotografitë e shpalosur nga TEPCO tregojnë robotët sesi manipulojnë me një derë për tu futur në fabrikë.
Të hënën TEPCO tha se nivelet e matura të radioaktivitetit janë mes 28 dhe 57 miliSieverts për orë në ndërtesën e reaktorit. Një udhëtim tjetër në ndërtesën e reaktorit 1 ka bërë një matje të nivelit të rrezatimit prej 10 dhe 49 miliSieverts për orë. Në këtë ku është vëzhguar rrezatimi maksimal, punëtorët do të ishin në gjendje të qëndrojnë vetëm për pesë orë para se të arrijnë dozën e lejuar maksimale vjetore të ekspozimit ndaj rrezatimit prej 250 miliSieverts për vit. Në zonën e radioaktivitetit minimal, puna do të limohet në 25 orë para se të arrihet limiti vjetor.
Pronarët janë munduar të rikthejnë nën kontroll fabrikën që u godit një muaj më parë nga një cunami i lartë 14 metra, dhe i cili dëmtoi sistemin e ftohjes. Shpërthimet pasuese kanë dëmtuar tre prej ndërtesave të reaktorëve dhe kanë shpërndarë kontaminim radioaktiv në ambientin rrethues.
Punëtorët më pas kanë rrëzuar nivelet e radioaktivitetit për të parandaluar kështu një katastrofë të mundshme edhe më të madhe, por koha e tyre ishte shumë e limituar për shkak të radioaktivitetit. TEPCO ka filluar të përdorë edhe robotët e kontrolluar prej së largu të cilët nuk kanë probleme me ekspozim ndaj rrezatimit. Këta robot të quajtur iRobot Packbots janë dizajnuar për ambiente të kontaminuara. /pcworldalbanian
|
|
|
| Internet Explorer 10 vetëm për Windows 7 dhe Windows 8 |
|
Posted by: iceboy - 02-08-2021, 09:46 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Një nga “veçoritë” e vogla të cilat janë përfshirë në vëzhgimin që i është bërë shfletuesit Internet Explorer 10 tregon që mbështetja për sisteme operative është zvogëluar: ky version i këtij shfletuesi do të mund të instalohet vetëm në Windows 7, duke mos ua mundësuar përdoruesve në Windows XP dhe Windows Vista mundësinë e shijimit të këtij verisoni.
Microsoft pranoi për Computerworld që nuk ishte një akisdent, “Përdoruesit e Windows Vista kanë një përvojë të mahnitshme me IE9, por në ndërtimin e IE10 ne jemi të përqendruar në vazhdimin e drejtimit të këtij lloji të nismës që ndodh vetëm nëse keni mundësinë e kalimit në përmirësime të bëra në sistemet moderne operative dhe harduerë modernë.”
Çfarëdo qoftë arsyeja e vërtetë e kësaj mosmbështetjeje, ky është një gjest jombështetës për përdoruesit e Windows Vista dhe XP. Duhet cekur që Internet Explorer 10 nuk do të jetë vetëm për Windows 7, por edhe për Windows 8 sepse ky version i shfletuesit do të dalë në fund të vitit 2012. Ndërmarrja tashmë është kritikuar për mosmbështetjen e bërë për përdoruesit e Windows XP për të mos pasur mundësi që të përdorin Internet Explorer 9./pcworldalbanian
|
|
|
| 5 ueb-aplikacione të thjeshta që do të ju kursenin kohë |
|
Posted by: iceboy - 02-07-2021, 06:03 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (1)
|
 |
[legend=]Është bërë shumë për ndërtimin e aplikacioneve të shkëlqyeshme për celularë dhe tableta që ua mundësojnë përdoruesve rritjen e prodhimtarisë. Le të shohim disa aplikacione që do të mund të ju ndihmonin gjatë punës tuaj në tavolinë, mbase edhe në një uebshfletues.
Në mesin e shumë gjërave, aplikacioneve dhe sofuterëve, ka ende ndonjë aplikacion që duhet të paguhet dhe t’i përkushtohet një kohë. Këto gjëra nuk mund të quhen si çështje të rëndësishme, por të rëndësishme mund të quhen aplikacionet që punojnë shpejt dhe lehtë.
Në këtë artikull do të mund të shihni pesë vegla online që janë falas dhe janë të thjeshta, pa pasur nevojë që të bëhen shkarkime.[/legend]
1.ZAMZAR
![[Image: zamzar_813616892.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/zamzar_813616892.jpg)
Janë disa gjëra më shqetësuse se sa pranimi i një skedari (ang. file) të rëndësishëm që nuk mund ta hapni. Zamzar është një vegël online që mund të shndërrojë një radhë të gjerë të llojeve të skedarëve. Thjesht ngarkojeni skedarin, zgjedhni formatin në të cilin dëshironi që ky skedar të shndërrohet, shkruajeni adresën tuaj elektronike (ang. email) dhe ju do ta merrni një version të ri të këtij skedari në inbox.
Shndërrimi i dokumenteve me tekste mund të quhet si një gjë lehtësisht e arritshme, por Zamzar mund të shndërrojë madje edhe formate të audiove dhe videove.
2. Ge.tt
![[Image: ge_640559746.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/ge_640559746.jpg)
Ngarkimi i gjërave në email (attachment) mund të jetë i pavolitshëm, veçanërisht i skedarëve të madhësive të mëdha. Nëse jeni duke kërkuar një rrugë të lehtë për të shpërndarë skedarët në cloud, provoni Ge.tt.
Me dy klikime ju do të mund të ngarkoni fotografitë, dokumentet, skedarët zip etj. dhe t’i përfshini të gjitha këto me një lidhje (ang. link) që do të mund ta dërgoni tek të tjerët. Ata mund të shohin skedarë të caktuar në shfletues dhe të zgjedhin se çka të shkarkojnë nga pakoja ku është bërë ngarkimi.
Ngarkimi Ge.tt është i përkohshëm (derisa të mos regjistroheni), kështu që përdoreni atë për bartje të shpejtë të skedarëve, por jo për arkivim në cloud.
3. NINITE
![[Image: ninite_335958017.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/ninite_335958017.jpg)
Rregullimi i një kompjuteri të ri mund të ju marrë mjaft kohë. Lidhja e kabllove dhe bartja e të dhënave është vetëm gjysma e betejës. Pastaj ju duhet të gjurmoni për aplikacionet që ju nevojiten.
Ninite e drejton këtë proces. Përzgjedhni aplikacionet që dëshironi t’i instaloni në makinën tuaj të re ose të sapoformatizuar dhe shkarkoni të gjitha aplikacionet vetëm me një gjuajtje përgjatë një instaluesi automatik. Më e mira nga të gjitha, Ninite eleminon shiritët apo shtojcat e veçanta që nganjëherë vijnë së bashku me aplikacionet e zakonshme.
4. CopyPasteCharacter
![[Image: karaktere_807919962.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/karaktere_807919962.jpg)
Nëse punoni në ndonjë dokument të rëndësishëm shkencor ose shumëgjuhësor përgjatë tërëditës, ju mund të keni nevojë që të shtoni simbole të caktuara që nuk janë të gatshme në tastierën tuaj.
Ju do të mund të shkoni në characters map në përpunuesin tuaj të tekstit, ose do të mund t’i mbani në mend urdhërat që ju nevojiten, në formë Alt+ diçka tjetër.
Por edhe më mirë, pse të mos e hapni faqen CopyPasteCharacter.com dhe të merrni simbolet tuaja vetëm me një klikim? Ju madje mund të kopjoi vlerat HTML, nëse jeni duke punuar me kode.
5. Lucidchart
![[Image: lucid_chart_603670229.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/lucid_chart_603670229.jpg)
A keni nevojë për të bërë paraqitje të animuara? PowerPoint ka dobësitë e veta, ndërsa programi Photoshop kërkon disa shakthtësi të nevojshme madje edhe për ndonjë veprim të thjeshtë.
LucidChart është një rrugë për të krijuar tabela rrjedhëse dhe diagrame drejt në shfletuesin tuaj. Vendosni format në grafikun tuaj, vendosni disa shigjeta, shtoni përshkrimin, ngjyrat dhe titujt dhe ju do të merrni një diagram profesional me të cilin do të mund të krenoheni para klientëve tuaj.
Një llogari falas në LucidChart ua mundëson dy njerëzve që të bashkëpunojnë në një dokument, të ngarkesës online prej 25 MB dhe një maksimum prej 60 objekteve për dokument. Llogaria e paguar ofron më shumë veçori për bashkëpunim dhe ngarkim./pcworldalbanian
|
|
|
|