| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 21518 online users. » 0 Member(s) | 21515 Guest(s) Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 23
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 39
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 221
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 578
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 570
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 392
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,374
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,104
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,057
|
|
|
| Ja sesi vidhet iPhone 4 në Prishtinë |
|
Posted by: iceboy - 02-11-2021, 10:08 PM - Forum: IT Zone
- Replies (15)
|
 |
Një dyqan i telefonave mobil në Prishtinë duket se ka vendosur të hakmirret ndaj hajduteve të cilat u futën në dyqan pa menduar se aty ka kamera të sigurisë dhe të cilat shohin çdo gjë që po ndodh.
Në një video të publikuar në YouTube e titulluar “Vjedhje në Mobi Shop – Sopi Prishtinë” ka nxitur reagime të një audience shqiptare në këtë rrjet për shpërndarje të videove. Në atë video shihen dy vajza duke u futur në një dyqan të telefonave mobil në Prishtinë “Mobi Shop – Sopi”, dhe duke u afruar aty kinse për të shikuar celularët e ekspozuar.
Më pas një prej tyre siç duket tenton të habis shitësin, kurse tjetra në prapaskenë hap raftet e një dollapi që mban të ekspozuar celularë të rinj dhe prej aty shikon një iPhone 4 të cilin pa një pa dy e bënë në pronësi të veten. Më pas ato largohen qetësisht nga dyqani.
Nga videoja që është publikuar siç duket nga pronari i dyqanit, shihen qartë fytyrat e vajzave që kanë kryer vjedhjen, ndërsa disa prej komentuesve në rrjetin YouTube kanë shkruar se njohin njërën prej tyre. Padyshim që policia është duke hetuar rastin dhe do të sjell para organeve kompetente dy vajzat që kryen këtë krim.
Ky nuk është rasti i parë që hajdutët e dyqaneve të Prishtinës prezantohen në YouTube. Kohë më parë një dyqan i rrobave, gjithashtu në Prishtinë ka postuar në YouTube një video ku shihen disa vajza duke vjedhur rroba nga ky dyqan. E më pas edhe një dyqan tjetër në Vushtri pati postuar në YouTube një video tjetër ku shihen dy persona duke vjedhur laptop dhe duke i fshehur në rrobat e tyre.
Mesa duket pronarët e dyqaneve kanë zgjedhur këtë formë për të bërë “për pesë pare” hajdutet dhe për t’iu treguar të gjithëve se nga kush duhet të ruhen. Natyrisht kamerat e sigurisë edhe njëherë dëshmojnë në këtë rast se janë të domosdoshme për secilin biznes kurse në anën tjetër janë edhe ndihmës për autoritetet policore dhe për prokurorinë e shtetit të Kosovës. Videon mund ta shikoni mëposhtë. /pcworldalbanian
|
|
|
| Panasonic Lumix DMC-S3, zgjidhje e mirë dhe e lirë |
|
Posted by: iceboy - 02-11-2021, 10:07 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Neptun është kompani që ka nisur aktivitetin e saj në Shqipëri qysh në vitin 1993 dhe gradualisht kjo kompani u zhvillua në tërë vendin, duke ofruar për konsumatorët shqiptar produkte të ndryshme si TV, celularë, aparat digjital, laptop, pajisje shtëpiake, etj.
Sot kjo kompani ka një numër të madh të partnerëve si Panasonic, Samsung, Sony, Bosch, Beko, Duracell, etj dhe ofron përzgjedhje të produkteve të ndryshme për ata që janë të interesuar të blejnë diçka origjinale dhe me garancion përkatës në tregun shqiptar. Ne së fundi vëzhguam një produkt interesant nga Panasonic të publikuar në web faqen e tyre, përkatësisht aparatin Lumix DMC-S3 i cili thuhet se shitet për 17.900 lekë në dyqanet e Netpun apo përafërsisht për 125 euro.
Kjo ofertë atraktive na shtyu që të bëjmë një analizë të shkurtër të produktit dhe t’ju tregojmë nëse ia vlen apo jo një produkt i këtillë me një çmim të këtillë, dhe para se gjitha ekipi ynë u pajtua se modeli S3 që ka një ekran 2.7 inç LCD dhe dizajn të rrumbullakuar, është një aparat i lehtë për tu mbajtur, në veçanti për fotografët e rinj.
S3 ka një teknologji serioze nën paketimin e tij, dhe pavarësisht se nuk ka thjerrëz Leica të cilën Panasonic e ka rezervuar për modelet më të shtrenjta, thjerrëza e tij Lumix DC Vario kryen punë mjaft të mirë dhe ofron zoom 4x optik duke ofruar një gjatësi fokale ekuivalente prej 35 mm, që shkon prej 28 deri në 112 mm.
Edhe më mbresëlënës është sensori i imazheve, që mund të prodhojë imazhe me deri në 4,320 x 3,240 piksela. Kjo është më shumë sesa disa aparate që kushtojnë dyfish më shtrenjtë, e përveç kësaj sensori mundëson edhe incizim në 720p HD.
Modusi “inteligjent auto” i aparatit kombinon stabilizim optik të imazhit me detektim të fytyrës, kontroll inteligjent të ISO-ve dhe veçori inteligjente të përzgjedhjes së skenave. Nëse kjo nuk është inteligjencë e mjaftueshme për ju, atëherë ekrani prej 2.7 inç përshkruhet nga Panasonic gjithashtu si inteligjent.
Merrni nën kontroll situatën
Në mes tjerash S3 është gjithashtu shumë i thjeshtë për tu përdorur. Një buton ju mundëson të zgjidhni katër tipe të operimit: normal, intelegent auto, scene dhe movie. Butoni menu/select ka një përzgjedhje të zakonshme të opsioneve, kurse navigimi bëhet nga një sistem i njohur drejtues. Fshirja në anën tjetër kryhet përmes butonit “back”. Një mangësi këtu në mesin e butonave është se butoni për zoom është i vendosur në pjesën e prapme të aparatit në vend se të jetë i vendosur mbi të, që është shumë më e përshtatshme.
Në përgjithësi, ne jemi të impresionuar me performancën e S3-it, i cili është gati për të fotografuar vetëm për sekonda. Ambientet e ndriçuara mirë janë pikat e fuqishme të aparatit. Fotografimet në ambiente me shumë drite sjellin rezultate të shkëlqyera për një aparat që kushton rreth 125 euro. Aty mund të shihni mjaft shumë detaje, ngjyra të pasura dhe mbi të gjitha pamje të bukura.
Në fotografime ku nuk ka shumë ndriçim edhe pse ISO është deri në 1,600, ka probleme dhe nuk preferohet fotografimi pa blic. Edhe incizimi në format 720p HD nuk ishte aq i mirë sa pritëm, sepse dridhej shumë nëse nuk keni duar të qeta dhe nuk mund të bëni zoom kur incizoni.
Përfundimi
Panasonic Lumix DMC-S3 është një pajisje e vogël e shkëlqyer. Me një çmim të vogël, peshë të lehtë, përdorim të lehtë dhe fotografime të mira në kushtet e duhura, aparati S3 ofron nivelin më të lartë kualiteti për atë çmim prej 125 euro në dyqanet e Neptun në Shqipëri. Përveç kësaj mos harroni se nëse keni një fëmijë në shtëpinë tuaj që është fotograf fillestar dhe pëlqen fotografinë, kjo zgjidhje e lirë do ta gëzojë atë pa masë. Ndoshta DMC-S3 mund të jetë dhuratë e mirë edhe për një mik tuajin. Sidoqoftë zgjidhja është në duart tuaja./pcworld.al
|
|
|
| Cmimet për Xperia PLAY Dreamteam |
|
Posted by: Mister-X - 02-11-2021, 07:17 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (2)
|
 |
Sponsori jon i paparë Steelseries na ndihmoi edhe një herë ne me dhurata shum shum të mira për sezonin Dreamteam, këtë herë për eventin Xperia PLAY 2011.
Vetem pak kohe me pare ne lajmeruam se do te kete Dreamteam Xperia PLAY 2011 dhe tani jemi te gatshem tju informojme plotesisht.
SteelSeries edhe një herë kanë arritur dhe përgatitur disa dhurata për lojtarët më të mirë të lojës sonë, kështu që nëse ju ende nuk ishin të sigurt a ia vlen të marresh pjesë, tani ju patjetër duhet të krijoni një ekip e të luani.
Top pesë lojtarët më të mirë te lojës në fund do të mund të fitojne këto dhurata të ofruara nga SteelSeries:
![[Image: 1239201189.94.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/1693-medium/1239201189.94.jpeg)
1. SteelSeries 6GV2 + QcK heavy
2. SteelSeries 7H + QcK+ Limited Edition (TyLoo)
3. SteelSeries Xai + 9HD
4. SteelSeries Kinzu + QcK SC2
5. SteelSeries Kinzu + QcK+
Gjithashtu mendohuni mire pasi ata që kanë krijuar accounte disa herë ju për të rritur mundësinë e fitimit nuk do të meren parasysh kështu që nuk do të mund të bëhen "hile" ne këtë lojë dhe mos krijoni më shumë se një ekip.
Copyrights eSportsKosova.
|
|
|
| Kujdes gjatë shkarkimit të softuerëve të lirë |
|
Posted by: iceboy - 02-10-2021, 02:34 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Softueri i lirë dhe i hapur ka filluar të përhapet me të mëdha dhe, si duket, kjo përhapje është duke u përdorur që të bëhen reklama të ndryshme shqetësuese. Reklamat nga Google/Bing/Yahoo paraqiten të parat, gjatë kërkimit të ndonjë sofuteri të lirë dhe të hapur, për të mashtruar njerëzit.
Nëse kërkoni në Google (ose Bing) ndonjë aplilacionet e ndryshme, rezultati i parë do të jetë një reklamë që, nëse e klikoni, do të ju dërgojë diku tjetër, por jo në faqen e vërtetë të aplikacionit. Këtu mund t’i shihni vetëm disa aplikacione që mund të jenë si më të zakonshmet, por ka edhe shumë aplikacione të tjera:
Audacity
VLC
Gimp
MPlayer
7-Zip
CCleaner
…dhe shumë aplikacione të tjera
![[Image: files.php?file=vlc_crap_887040756.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=vlc_crap_887040756.jpg)
Reklamat nuk paraqiten gjithmonë, pasi që me siguri se shënjestrojnë vizitorë nga vendet më të zhvilluara.
Instalimi i një softueri të këtillë
Nëse shkarkoni aplikacionin nga faqja me reklama, ju do të shihni një instalues tjetër, që do të provojë të instalojë një tjetër “Përditësues”...
![[Image: vlc_crap_2_319277616.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/vlc_crap_2_319277616.jpg)
Dhe pastaj do të shihni këtë softuer dhe disa fjalë hamendëse. Ju do të duhej që ta prekni Decline për t’u shmangur nga instalimi, por shumë përdorues mbase edhe do të prekin Accept.
![[Image: vlc_crap_3_715898514.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/vlc_crap_3_715898514.jpg)
Kështu që, sigurohuni që të keni kujdes kur shkarkoni dhe veçanërisht kur u dërgoni të tjerëve që të shkarkojnë sofuterë të lirë dhe të hapur. Ju tashmë nuk duhet vetëm ta kërkoni në Google atë – ju duhet t’ua jepni lidhjen (ang. link) e vërtetë./pcworldalbanian
Sapo të keni kërkuar për ndonjërën nga këto, ju do t’i vëreni këto reklama.
|
|
|
| Ja se si të shndërroni një disk nga FAT32 në NTFS |
|
Posted by: iceboy - 02-10-2021, 05:48 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Nëse e keni një disk të llojit FAT32, ju mund ta keni vërejtur që nuk mund të kopjoni skedarë (ang. files) të madhësive të mëdha. Kështu që, si mund ta përmirësoni këtë? Zgjidhja është që ju duhet ta ndërroni llojin e diskut në NFTS. Ja se si ta bëni këtë.
Ende nuk e keni të qartë? Ja një sqarim: sistemi i skedarëve FAT32, të cilin e përdorin shumica e disqeve, nuk mund të mbajë skedarë më të mëdhenj se rreth 4GB – që përfshin shumicën e filmave të plotë dhe ndonjë gjë tjetër të një me më tepër madhësi se 4GB. Nëse provoni që të kopjoni një skedar, ju do të merrni një lajmërim si ky:
The file “...” is too large for the destination file system.
Për momentin nuk kam një USB më të madhe se 4GB, kështu që unë do të përdori një USB që është me madhësi deri në 4GB, i llojit FAT32 për ta punuar këtë mësim.
Ndryshojeni diskun drejtpërdrejt
Nëse keni shumë skedarë në disk dhe ju nuk keni hapësirë të lirë për t’i lëvizur skedarët, ju mund ta shndërroni drejtpërdrejt diskun nga FAT32 në NTFS. Hapni command prompt dhe klikoni me të djathtën mbi të Run as Administrator dhe pastaj mund të shkruani convert/? për të parë sintaksën për urdhërin për shndërrim.
![[Image: cmd_convert_2_401485981.png]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/cmd_convert_2_401485981.png)
Në shembullin tim kam:
convert F: /FS:NTFS
![[Image: cmd_conversion_290025873.png]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/cmd_conversion_290025873.png)
Është mjaft thjesht, apo jo? Shndërrimi mund të zgjas për disa momente të caktuara, varësisht nga madhësia e diskut dhe hapësira e mbushur në të.
Mënyra e dytë: Riformatizoni diskun
Nëse keni ndonjë të dhënë të rëndësishme, një nga metodat më të mira është kopjimi i atyre të dhënave në ndonjë vend tjetër, ta riformatizoni diskun dhe pastaj t’i vendosni të dhënat sërish në disk. E tëra se çfarë duhet të bëni është që të klikoni me të djathtën në disk, të shtypni Format:
![[Image: USB_formating_666404432.png]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/USB_formating_666404432.png)
dhe pastaj të zgjedhni NTFS:
![[Image: USB_formating_2_754817398.png]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/tjera/USB_formating_2_754817398.png)
Shpresoj që ky mësim sado pak të ju ketë ndihmuar. Nëse keni ndonjë pyetje, shkruani në komente.
Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per pcworld.al
|
|
|
|