![]() |
|
Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC (/thread-3467.html) |
Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC - iceboy - 02-04-2021 Gartner, njëra nga kompanitë kryesuese në botë për hulumtumime teknologjike, ka sjellur një hulumtim rreth kërkesave për kompjuerë personal (ang. personal computers) në çerekun e parë të vitit 2011. Raporti tregon një rënie prej 1.1% të njësive të shitura, duke rënë kështu në 84.3 milionë njësi. Është interesante të thuhet që kompania kërkuese e arsyeton këtë rënie për shkak të rritjes së kompjuterëve tableta, e veçanërisht të prodhimit iPad 2. “Me lëshimin e iPad 2 në shkurt, më shumë shfrytëzues u shpërngulën në blerjen e një pajisje tjetër si alternativë, ose thjesht për të mos blerë PC” tregoi një ekspert nga Gartner. Në mesin e top humbësve ndodhet Acer, ndërtuesi i kompjuterëve që pësoi një rënie prej 12.2 për qind. Hewlett-Packward pësoi rënie nga 18 në 17.6%. “Acer vazhdoi për t’u ballafaquar me ndryshimet, pasi që tregu i mini-notebookëve ishte ndikuar nga mediat për tableta, derisa HP ishte ndikuar nga kërkesa e vogël për PC dhe çështje të ngjashme në regjionin e Azisë/Pacifikut,” pohon nalist Mikako Kitagawa. Derisa të tjerët janë duke shënuar rënie nga vendet e tyre, Apple është duke pësuar ngritje, me një rritje në treg prej 2 për qind. Shitjet e kompjuterëve personalë në Shtetet e Bashkuara ranë për 6.1 për qind./pcworldalbanian |