eSportsKosova - Gaming Community
iGamerz shtojnë huggan - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: iGamerz shtojnë huggan (/thread-3412.html)



iGamerz shtojnë huggan - Jo :) - 02-02-2021

iGamerz kanë informuar HLTV.org që ata kanë shtuar në ekip Hugo "huggan" Cortes Lopez, si lojtarin e katërt në skuadrën e tyre të re.

Organizata dje njoftoi se kishin nisur një aventurë të re Counter-Strike, duke e sjell një ekip të ri të përbërë nga Manne "manne" Nordqvist, André "keiz" Carlsson dhe Jon "hyvlarn" Edelsvärd.

Ndërsa spekulimet për dy lojtarët e mbetur kanë qenë në ajër deri kur zyrtarët e iGamerz sot konfirmuan për HLTV.org se Hugo "huggan" Cortes Lopez është lojtari i tyre i katërt në ekipin e sapo formuar.

[Image: 1277054735.16.jpeg]

Kjo shënon kthimin e Lopez, i cili ka qenë jashtë aksionit që nga fundviti i kaluar kur u nda nga ish-skuadra e tij, Playzone për shkak të problemeve në motivim për lojë.

Unë jam shumë i kënaqur për shtimin e huggan në ekipin tonë të ri të mrekullueshëm. Ne kemi bashkëpunim të mirë kur ishim në ekipet e kaluara së bashku dhe unë e di se [huggan] mund të na ndihmojë shumë me aftësitë e tij të mahnitshme në lojë. Unë do të doja të falenderoj Infernal Gamerz dhe Thermaltake për të bërë gjithë këtë të jetë e mundur ", tha Jon "hyvlarn" Edelsvärd për HLTV.org.

iGamerz tani përbëhet nga këta lojtarë:

[Image: se.gif] Manne "manne" Nordqvist
[Image: se.gif] André "keiz" Carlsson
[Image: se.gif] Jon "hyvlarn" Edelsvärd
[Image: cl.gif] Hugo "huggan" Cortes Lopez

Lojtari i pestë dhe i fundit i ekipit do të zbulohet gjatë ditës së nesërme.


Re: iGamerz shtojnë huggan - Mister-X - 02-03-2021

Mesa di une pervec stafit ktu nuk lejohet me hap tema te reja luk