| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 435 online users. » 0 Member(s) | 433 Guest(s) Applebot, Google
|
| Latest Threads |
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 129
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 324
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 287
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 254
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,599
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,198
|
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 678
|
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645
|
|
|
| Delpan ende nën kontratën e fnatic |
|
Posted by: Jo :) - 04-01-2021, 08:23 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (15)
|
 |
Duket sikur Marcus "Delpan" Larsson është larg nga të qenit i liruar nga kontrata e tij me organizatën e fnatic.
Spekulimet për një ndryshim të ekipit të lojtarit për në SK Gaming erdhën në të njëjtën ditë kur organizata me bazë në Gjermani lëshoi Dennis "dennis" Edman, i cili ishte i thirrur si një zëvendësues të përkohshëm.
Më 28 maj, Marcus "Delpan" Larsson hyri në qendër të vëmendjes, me një raport ku u zbuluja se ai kishte qenë i mbyllur në bisedimet me SK Gaming për një lëvizje të mundshme nga fnatic.
Alexander "TheSlaSH" Müller, drejtori menaxhues i SK Gaming, konfirmoi përmes akountit të tij në twitter se ata kishin diskutuar detajet e mundshme për një kontratë me Larsson.
"Vetëm kohët e fundit kemi diskutuar detajet e mundshme për një kontratë me Delpan dhe është gjetur një zgjidhje, por në qoftë se arrihet dhe kur mbetet për t'u parë!"
Kur kjo pjesë erdhi shumë më shpejtë se sa pritej, pasi ata njoftouan se kishin nënshkruar me lojtarin ditën e ardhshme, që do të thoshte se Larsson edhe një herë do ta vishte fanellën e SK Gaming.
Megjithatë, fnatic shpejt kundër-sulmuan njoftimin, duke marrë të shtëna në Müller dhe SK Gaming, si dhe duke shpallur se ata kurrë nuk kishin qenë afruar rreth një marrëveshje.
Siç rezulton, Larsson nuk është shkëputur ende nga kontrata e tij me fnatic, dhe Müller tha për HLTV.org se ata ishin të gatshëm për ta blerë atë edhe pse është në kontratë me fnatic.
Në kontratat në mes të lojtarëve dhe organizatave, zakonisht ka një klauzolë që merret se çfarë do të ndodhë në rast të shkëputjes së kontratës duke u shkelur nga secila palë.
Duhet, për shembull, një lojtar kur shkel një kontratë, do të paguajë si dënim një gjobë që duhet ti paguhet organizatës. Kjo zakonisht është ajo që organizatat përdorin si një bazë kur është fjala për të negociuar.
Kontaktuar nga HLTV.org, Müller konfirmoi se SK Gaming kanë bërë ofertë për të blerë nga fnatic Larsson jashtë kontratës së tij, por oferta e tyre nuk është askund afër për të përmbushur kërkesat e fnatic.
"Ne kemi kërkuar për ta blerë Delpan në kontratë, por duket se oferta jonë nuk i përmbush kërkesat e fnatic. Marcus luajti për ne në ndeshjet e fundit, por ne dëshirojmë një zgjidhje të përkryer për të gjitha palët e përfshira në këtë marrëveshje. Edhe pse duhet të them se pozicionet janë shumë larg njëra tjetrës. Kjo duhet të mbarojë dhe fnatic ta lejojë që Delpan të bëhet pjesë e SK Gaming përfundimisht, dhe fnatic ta marrë si një dënim kur ata bënë të njejtën gjë me Gux në 2010 kur ai u largua nga ekipi jonë. Ky nuk është një skenar perfekt, por mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjithë."
Si deklaroi Müller, duket sikur SK Gaming dhe fnatic kanë dallime të mëdha mes tyre - e cila nuk është hera e parë - në lidhje me transferimin e një lojtari nga njëra anë në tjetrën.
Ndërkohë, fnatic bëri një deklaratë se si ata janë "përpjekur për të negociuar për një tarifë të përshtatshme dhe për të arritur një pozicion reciprokisht të pranueshëm".
Përveç kësaj, ata kanë nxjerrë në pah kërkesën e fnatic që kanë kërkuar për një transferim të Larsson, pa zbuluar figura aktuale, por të justifikuar atë me pikat e mëposhtme:
- 8 muaj të mbetur në kontratën ekzistuese
- Investimet e bëra tashmë në ekip dhe lojtar i shqetësuar nga FnaticMSI
- Vlera e lojtarit për ekipin tonë si një nga AWP-erët më të mirë në CS aktualisht
- Humbja e mundshme e fitimeve
- Përçarje e skuadrës ekzistuese
- Vlera të tjera të ekipit (SK-Gaming)
Interesante, deklarata e vazhdoi duke thënë se komunikimi dhe negociatat në mes dy palëve janë kthyer teposhtë, dhe është e mundshme se ata do të lënë fare këtë gjë.
Për më tepër, fnatic kanë i kërkuar organizatës suedeze të WCG dhe DreamHack për të ndaluar SK Gaming nga përdorimi i çdo lojtari të kontraktuar me fnatic gjatë dy eventeve e ardhshme.
"Ne do të rekomandojmë që organizata suedeze e World Cyber Games' dhe DreamHack të na ndihmojnë për të na siguruar që asnjë lojtar i kontraktuar nga FnaticMSI të mos jetë pjesë e SK Gaming gjatë DreamHack Summer."
Se si SK Gaming do të përgjigjet për qëndrimin fnatic mbetet për t'u parë, por një gjë është e sigurt: fnatic nuk kanë liruar kthetrat e tyre për Larsson tani për tani.
|
|
|
| Microsoft prezantoi tastierën antispiunuese |
|
Posted by: iceboy - 03-31-2021, 08:49 PM - Forum: IT Zone
- Replies (3)
|
 |
Edhe pse akoma nuk mbron nga softueri për keylogging të cilin hackerët e shfrytëzojnë për nxjerrjen e të dhënave të ndjeshme derisa ato futen në online formularë të ndryshëm, Microsofti ka mbrojtur të paktën një pjesë të fushës së pambrojtur deri tani të njësive periferike.
Wireless Desktop 2000 – miu dhe tastiera pa tela nga Microsofti shfrytëzon enkriptimin AES 128-bitësh të sinjalit pa tela përmes të cilit këto dy pajisje komunikojnë me transmetuesin e lidhur në kompjuter. Krejt komplet kushtojnë 40 dollarë dhe do të gëzojnë ata që akoma nuk kanë profil në Facebook, dhe as emër të vërtetë të futur nëpër shërbimewebmail.
|
|
|
| Microsofti mund ta blejë nVidian – kur të dojë?! |
|
Posted by: iceboy - 03-31-2021, 08:48 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Në raportet financiare për rregullatorët amerikanë është zbuluar që nVidia ka marrëveshje speciale me Microsoftin për bllokimin e përpjekjeve për ta blerë, si dhe mundësinë që Microsofti të ketë përparësi në rast të çfarëdo blerjeje. Në rast se ndonjë kompani tenton të blejë 30 për qind të hises në nVidia për të marrë shumicën drejtuese, kjo kompani mund të refuzojë këtë, ndërsa ekziston edhe e ashtuquajtura mundësia “poison pill” e emetimit të një sasie të re të aksioneve pa pasur nevojë që t’i aprovojnë aksionarët ekzistues për të penguar këtë.
Kjo marrëveshje thuhet se ekziston 10 vitet e fundit dhe me siguri është krijuar që nVidia të mbetet e pavarur, ndërsa është e favorshme edhe për Microsoftin sepse pengon kompanitë si Apple apo Intel për ta blerë nVidian dhe të heqin përkrahjen e procesorëve të saj grafikë për Windows./koha.net
|
|
|
| Gux e manne të bashkohen me fnatic - Raporti |
|
Posted by: Jo :) - 03-31-2021, 07:02 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (19)
|
 |
Transferimet e mëdhaja në Suedi mund të vijnë shumë shpejtë pasi do të vijnë përmes fnatic që së fundi janë parë duke bërë ushtrime ekipre së bashku me Rasmus "Gux" Ståhl e Manne "manne" Nordqvist në ekip.
Titujt e javës së kaluar në lidhje me nënshkrimin e Marcus "Delpan" Larsson me SK Gaming, ndërsa është i kontraktuar ende me fnatic, është ende një kapitull i hapur passi dy organizatat duket shumë larg për të rënë dakord në lidhje me super yllin suedez.
Me Larsson të larguar nga foto në fnatic, pavarësisht ende në kontratë me ekipin, thashethemet e para për lidhje me një lojtar të ri të ishte Rasmus "Gux" Ståhl ishin kthyer.
Ky mund të jetë bashkimi i tretë i Ståhl me fnatic pasi javën e kaluar u largua nga ekipi i Lions, duke thënë poashtu se fnatic janë vërtetë të interesuar në lojtarin në fjalë, ku nënkupton se fnatic përsëri ka mundësi ta ketë së shpejti në ekip talentin fantastik suedez.
Kur ekipi i ri filloj të duket i plotë dhe i besueshëm, thashethemet e reja dolën menjëherë duke parë fnatic duke lënë syrin në talentin 20 vjeçar suedez Manne "manne" Nordqvist, i cili akutalisht është i lidhur me ekipin a2g.
Nordqvist tani po mban statusin e një ylli të vërtetë, dhe që pritet të shkëlqejë shumë shpejtë, edhe pse ai nuk ka pasur shanse që më herët të jetë pjesë e ekipeve më të mëdha. Një kalim tek fnatic jo vetëm që do të lutej lojtari, por edhe fansët e shumtë që e dëshirojnë këtë gjë.
Me Ståhl e Nordqvist në ekip, kjo do të shihte ekipin me gjashtë lojtarë, por sipas disa fjalëve tjera thuhet se Faruk "pita" Pita do të ishte lojtari që do të largohej nga ekipi. Pita është transferuar së fundi tek fnatic nga RG-Esports në dhjetor të vitit të kaluar, por ishte vetëm si një opsion i dytë për fnatic, pasi ata së pari tentuan të kishin në ekip Niklas "niko" Johansson, por Johansson refuzoi ofertën nga fnatic, dhe këta të fundit vendosën për Pita.
Të martën mbrëma raportet dolën që të jenë shumë afër të realizueshme, pasi ekipi i fnatic u pa duke bërë ushtrime me Ståhl e Nordqvist në ekip kundër DTS e Na`Vi.
Nëse këto raporte realizohen, shumë shpejtë top ekipin suedez fnatic mund ta shohim me këtë përbërje:
Patrik "cArn" Sättermon
Harley "dsn" Örwall
Richard "Xizt" Landström
Rasmus "Gux" Ståhl
Manne "manne" Nordqvist
HLTV.org kontaktoj fnatic për ndonjë koment lidhje me këtë, por ata u përgjigjën se asgjë nuk është vendosur dhe se shumë shpejtë do të publikohen lajmet për ndryshime.
Të gjithë sytë janë vendosur në këtë ndryshim që mund të ndodhë në ekip dhe se a do të konfirmohet, por ende çështja "Delpan" nuk është bërë e ditur. Ekipi suedez tani do të ketë një plan të nxënë pasi kanë në rradhë fazën e dytë të grupeve në ICSC 8 që do të fillojë javën e ardhshme dhe tre evente në DreamHack Summer: DreamHack Summer: MSI championship, IOL FINAL4, WCG qualifier final, dhe disa ditë më pas në Adepto BH Open në Sarajevë.
|
|
|
|