eSportsKosova - Gaming Community
Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic (/thread-5151.html)

Pages: 1 2 3


Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - Jo :) - 04-02-2021

fnatic kanë njoftuar se kanë nënshkruar kontratë me Rasmus "Gux" Ståhl dhe Manne "manne" Nordqvist, dhe se ekipi ka ndarë rrugët me Faruk "pita" Pita.

Pas raportit tonë të mërkurën rreth lajmit se fnatic është në kërkim të nënshkrimit me Rasmus "Gux" Ståhl nga Lions dhe Manne "manne" Nordqvist nga a2g, tani është konfirmuar se kjo dyshe ka hyrë në rradhët e fnatic.

Është hera e tretë që Ståhl kthehet tek ky ekip ku në 2009 ai ndihmoi të fitojë shumicën e eventeve dhe të thyejë rekordin e parave të fituara nga një ekip deri në atë vit. Ståhl kalon tek fnatic si një lojtar i lirë nga Lions por në të njëjtën kohë fnatic kanë siguruar Lions se një lojtar i tyre mund të kalojë i lirë në të ardhmen.

"Është vërtetë kënaqësi e madhe për mua që më është dhënë mundësia për t'u bashkuar me fnatic përsëri pas së gjithash, ky është vendi ku unë i përkas dhe unë nuk mund të jam i lumtur po mos të isha këtu ku unë jam sot. Eventi tjetër që vjen është DreamHack dhe unë shpresoj që të gjithë ju fansët e fnatic do të brohorisni për ne dhe së fundi sigurisht që unë do të doja të falënderoja të gjithë miqtë e mi në Lions për një kohë vërtetë të bukur që kaluam bashkë." - tha Ståhl në faqen e fnatic.

[Image: 1288795347.09.jpeg]

Nordqvist ka lënë a2g dhe asgjë nuk është përmendur në lidhje me një tarifë, që do të thotë se edhe ai bashkohet në fnatic për një transferim të lirë.

"Jam shumë i lumtur që do të më jepet mundësia për të luajtur për një nga ekipet më të respektuara në botë. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën time për të ndihmuar ekipin që të qëndrojë në krye absolutisht, dhe unë jam duke kërkuar kryesimin në eventin tim të parë me ekipin e fnatic. Unë do të doja të uroj shokët e mi të vjetër në A2G, fat më të mirë dhe i falenderoj ata për kohën tonë së bashku." - tha Nordqvist në faqen e fnatic.

[Image: 1287580026.77.jpeg]

Me ardhjen e dyshes së re në ekip, fnatic kanë bërë shkëputjen e lidhjeve me Faruk "pita" Pita. Pita u bashkua me ekipin në janar, dhe dha kontribut të madh për të fituar IEM5 European Championship Finals në Kiev. Në raportin që është dhënë, fnatic falënderon atë për qëndrimin e tij profesional dhe të pjekur.

Me këto ndryshime, tani fnatic shohim me këtë përbërje:

[Image: se.png] Patrik "cArn" Sättermon
[Image: se.png] Harley "dsn" Örwall
[Image: se.png] Richard "Xizt" Landström
[Image: se.png] Rasmus "Gux" Ståhl
[Image: se.png] Manne "manne" Nordqvist

Në lajmin e dhënë të fnatic për këto ndryshime, në fund është shënuar që Marcus "Delpan" Larsson është ende në përbërjen e ekipit dhe i kontraktuar ende. Saga për snajperistin e talentuar duke largë mbylljes së kësaj teme, por ne do të presim deri sa ekipet të gjejnë gjuhën e përbashkët, gjë që do të lejonte Larsson të largohej nga kufitë e fnatic, drejt SK Gaming përfundimisht.

fnatic është e parë që të bëjnë debutimin e tyre me këtë përbërje të re javën e ardhshme, ku do të filloj faza e dytë e grupeve në ICSC 8. Ekipi poashtu do të mund të shihet edhe në DreamHack Summer, ku në të do të marrin pjesë edhe në MSI championship, IOL FINAL4 dhe finalen e kualifikimeve të WCG, ku do të kenë përballë SK Gaming. Pas disa ditësh ekipi do të udhëtojë për në Sarajevë, ku do të jenë pjesë e Adepto BH Open.


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - swed - 04-02-2021

tash jon bo liuneup * Smile


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - Lizardi - 04-02-2021

hot line up


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - uranglobal - 04-02-2021

Qitash koken kompletu :Q


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - gambler - 04-02-2021

qitash jan dhi pa delpanin hahaha


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - iznogud - 04-02-2021

manne amazing! <3


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - spiral - 04-06-2021

good playersssssssssss


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - liley - 04-06-2021

nice line-up !!!


Re: Zyrtare: Gux & manne lojtar të fnatic - Sick Sad-Bombsight - 04-17-2021

i foort o ky manne