Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1097 online users.
» 0 Member(s) | 1093 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467

 
  Përdorni emailin për t’i mësuar të tjerët se si të punojnë m
Posted by: iceboy - 04-03-2021, 08:28 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Përdorni emailin për t’i mësuar të tjerët se si të punojnë me ju

[Image: email_inbox_715142371.jpg&size=article_medium]

Një kuti elektronike postare e stërngarkuar mund të pengojë prodhimtarinë tuaj. Një rrugë për ta përdorur këtë kuti postare për të pasur dobi nga ajo është që t’u tregoni njerëzve se si t’ju dërgojnë letra, edhe nëse kjo mënjanon disa pika.

Mitch Joel, i cili është kryetar i Twist Images, këshillon që një rrugë për ta mbajtur të rregulluar kutinë tuaj postare do të ishte që ju të mos lejoni aq shumë letra të ju vijnë për disa arsye të kota. Për shembull, ai tregon për ata njerëz që e përdorin opsionin reply-all duke u dërguar shumë njerëzve këtë letër duke shkruar “OK”, vetëm për të treguar që secili e ka marrë letrën.

Ai thotë që kjo porosi nuk ka vlerë dhe mund të mënjanohet, nëse dërguesi i pyet të gjithë pranuesit për t’u përgjigjur drejtpërdrejt me ndonjë porosi si “nuk ka nevojë për përgjigjie, unë vetëm desha të ju tregoj” dhe mund të mënjanohen të gjitha letrat e panevojshme. Po ju, si e shihni këtë rrugë?

Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per PcWorldAlbanian 2011

Print this item

  Gradient Color Pack
Posted by: fl0r - 04-03-2021, 06:23 PM - Forum: Resurse për dizajn - Replies (4)

Demo :

[Image: gardients.png]

Download :

Code:
http://www.sendspace.com/file/vha537

Print this item

  RONALDO \\ BRAZIL \\ Firme Sporti
Posted by: Radeci - 04-03-2021, 04:56 PM - Forum: Punimet - No Replies

Qe qitu ni sig nashta skom harru u munova pak me ndryshu sitilin nashta sja di doren fort mire veq ju jet juveSmile
[Image: ronaldoc.png]

qa po menoni

Print this item

  20 kurjozitete mbi seksin...
Posted by: PRedaTor - 04-03-2021, 04:42 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (25)

- Sipas Institutit Kinsey, penisi më i madh i matur deri më sot ka qenë 33 cm.

- Më i vogli ka qenë 4, 4 cm.

- Fantazia më e shpeshtë seksuale është ajo e të bërit seks oral.

- 8% e çifteve kryejnë rregullisht marrëdhënie anale.

- 60% e burrave dhe 54% e grave kanë pasur aventura seksuale që kanë zgjatur vetëm një natë.

- Gratë blejnë 40% të të gjithë prezervativëve të shitur.

- Në vitin 1609 një doktor me emrin Wecker ka gjetur në Bolonjë një kufomë me 2 penisë. - Nga atëherë janë identifikuar dhe 7 raste të njëjta, të dokumentuara.

- Burrat mendojnë se gjatësia mesatare e penisit është 20 cm, ndërsa gratë mendojnë 10 cm.

- Orgazma e femrave është një qetësues dhimbjesh shumë i fuqishëm, për vetë faktin se prodhon endrofinë.

- 56% e burrave pranojnë që kanë kryer marrëdhënie seksuale në ambientin e punës.

- Në disa ishuj të Polinezisë çiftet e reja bëjnë seks mesatarisht 3 herë në natë, deri në moshën 30 vjeçare. Pas kësaj, mesatarja ulet në 14 herë në javë.

- Shpejtësia maksimale me të cilën ndijimet shkojnë nga lëkura në tru në një raport seksual është matur dhe është 251 km në orë.

- Në Amerikë vdesin çdo vit deri në 500 njerëz të asfiksuar, duke tentuar të mbajnë sa më shumë frymëmarrjen për të pasur një orgazëm më të fuqishme.

- Mbreti anglez Edward Settimo, i cili ishte shumë i shëndoshë, urdhëroi të ndërtonin një tavolinë speciale për të kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sa më komode.

- Vetëm 29% e njerëzve arrijnë të jenë të virgjër deri ditën e martesës.

- Zgjatja mesatare e një raporti seksual, duke llogaritur të gjithë: pushimet, penetrimet dhe çlodhjen është 39 minuta.

- 58% e njerëzve ju pëlqen të flasin me fjalë “të pista” gjatë raportit seksual.

- 22% e njerëzve kanë marrë me qira një film porno, të paktën një herë.

- Jo të gjithëve u pëlqen të bëjnë seks.
Big Grin Sipas një studimi 18 përqind e adoleshentëve kanë qënë të dehur në momentin që kanë kryer interkursën e parë seksuale.

Eshtë një fakt i trishtuar që të rinjtë fillojnë të provojnë seksin në të njëjtën moshë kur ata fillojnë edhe alkoolin dhe drogat.

Bëjuni fëmijve tuaj një favor: flitni hapur dhe ndershmërisht me ta për pasojat negative që ka seksi kur shoqërohet me alkool dhe droga.

Gazeta Shekulli

Print this item

  Spanja “kap” hakerët që sulmuan rrjetin e kompanisë Sony
Posted by: fl0r - 04-03-2021, 01:02 PM - Forum: IT Zone - Replies (8)

Bohet fjal per postin e ma hershem qe e ka bo bloodsekeri :

<!-- l --><a class="postlink-local" href="http://esportskosova.com/forum/viewtopic.php?f=28&t=7983" onclick="window.open(this.href);return false;">viewtopic.php?f=28&t=7983</a><!-- l -->

[Image: thumbnail.php?file=IT_foto_829899245.jpg...cle_medium]

Hakerët prapa sulmit të rrjetit të Playstation mund të jenë më pak anonim sesa që kanë menduar. New York Times ka raportuar se policia në Spanjë kanë arritur të arrestoj tre individë për të cilët thuhet se janë të përfshirë në sulmet e fundit dhe të vazhdueshme kundër PSN.

Sipas Policisë Kombëtare të Spanjës, tre të dyshuarit janë liderë brenda versionit lokal Spanjoll të Anonymous. SNP pretendon se një kompjuter i zbuluar tek shtëpitë e njërit prej të dyshuarve ishte direkt i përfshirë me lansimin e sulmeve kundër ueb faqeve që përfshinin Playstation Store, dy banka në Spanjë, në kompani energjetike italiane dhe ueb faqe të qeverive në Egjipt, Iran, Libi, Zeland të re dhe vende tjera. Dhe Wall Street Journal raporton se SNP kanë gjetur dëshmi të teknikave enkriptuese të nivelit të lartë që janë përdorur për të maskuar identitetin online.

Policia e Spanjës e përshkruan Anonymous si një grup të organizuar në celula dhe të shpërndara në shumë vende, që punojnë në tandem për të arritur caqe të ngjashme. BBC në anën tjetër raporton se hetimet kanë filluar në tetor të vitit 2010 dhe në to janë përfshirë edhe “Cyber Policia e Spanjës” që ka hetuar me “miliona reshta të bisedave në chat” për të identifikuar keqbërësit

Print this item

  Intel Extreme Masters 5 Global Finals
Posted by: XLN7 - 04-03-2021, 12:47 PM - Forum: Zbavitje - Replies (7)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=RVtrUUyy4tQ[/youtube]

Music:
X-Ray Dog - Shredded Ice
Zeromancer - Need You Like A Drug
Disturbed - Sons Of Plunder
Theory Of A Deadman - Got It Made
Audiomachine - Ruff Cut

Print this item

  11 vegla në Google Docs që do të rrisin prodhimtarinë tuaj
Posted by: iceboy - 04-03-2021, 11:46 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=Googledocs_155529600....cle_medium]

Google Docs është një vegël e fuqishme që ju ofron mundësinë për të bërë gjëra nga tavolina juaj në zyrë, madje edhe nëse jeni offline. Kjo paketë që është falas ka ndihmuar shumë ndërmarrje të mesme që të jenë të suksesshme, pasi që nuk kishin shpenzime. Nëse ndonjë platformë mund të sjellë kompjuterikën në dokumente të mbështetura në ueb me bashkëpunim gjatë kohës reale, kjo platformë mund të jetë Google Docs.

Në këtë artikull do të mund të shihni 10 vegla falas në Google Docs që mund të përmirësojnë përvojën tuaj me këtë platformë të mahnitshme.

1. GDocBackup

GDocBackup është një vegël e zakonshme për të ruajtur të gjithë dokumentet tuaj nga Google Docs në një disk.

[Image: GDocBackup_130721895.jpg]

[Image: GDocBackup_interface_505229231.jpg]

2. GDocsUploader

GDocsUploader është një vegël e vogël që ndihmon në ngarkimin e dokumenteve në Google Docs. Sapo të jeni kyçur, ngarkimi është mjaft i thjesht: vetëm duhet të bëhet zhvendosja e skedarëve në ikonën GDocsUploader.

[Image: GDocsUploader1_184641893.jpg]

3. OpenOffice.org2GoogleDocs

OpenOffice.org2GoogleDocs (OOo2GD) është një vegël që ju mundëson ruajtjen dhe futjen e dokumenteve tuaj, paraqitjeve dhe fletave për shpërndarje nga Google Docs dhe për në Google Docs.

[Image: OOo2GD_893298834.jpg]

[Image: OOo2GD_2_399919360.jpg]

4. gDocsBar

gDocsBar është një shtojcë anësore për Firefox, që është një shoqërues mjaft i mirë për Google Docs. Me gDocsBar, ju mund të vendosni shumë skedarë në shiritin anësor për të ngarkuar dokumente.

[Image: gDocsbar_357735217.jpg]

5 Open IT Online

Open IT Online (Shtojcë për Firefox) ju mundëson hapjen e dokumenteve dhe fotografive online pa pasur nevojë që të instaloni ndonjë softuer të veçantë. Kjo shtojcë mbështet Google Docs, Zoho, View Docs Online, Vuzit për të ndryshuar/parë dokumentet dhe Snipshot, Pixlr, Sumo Paint, ejt për të ndryshuar/parë fotografitë.

[Image: open_it_online_113005420.jpg]

6 Send to Google Docs

Send to Google Docs (Shtojcë për Firefox) ju mundëson shikimin e dokumenteve në Google Docs, pa pasur nevojë për një softuer për desktop. Kjo shtojcë mbështet formatet PDF, Microsoft Office dhe Open Office.

[Image: send_to_google_docs_533574993.jpg]

7. Gladinet Cloud Desktop (GCD)

Gladinet Cloud Desktop (GCD) mund t’i bëjë follderët lokalë si depo të uebit, duke përfshirë Google Docs. Përdoruesit mund të qasen në skedarët e tyre në Windows Explorer. Kjo vegël i shton aplikacionet për ueb në desktop.

[Image: gladinet_cloud_desktop_813422422.jpg]

8. Google Cloud Connect for Microsoft Office

Google Cloud Connect for Microsoft Office ofron mundësi për ndryshime bashkëpunuese në përvojën me Microsoft Office. Ju mund të shkëmbeni, ruani dhe njëkohësisht të ndryshoni dokumentet e Microsoft Word, PowerPoint dhe Excel me të tjerët.

[Image: google_cloud_connect_270114026.jpg]

9 Google Docs Gadget

Google Docs Gadget për Google Desktop mundëson kërkimin dhe hapjen e dokumenteve tuaj të Google Docs drejt nga desktopi juaj, duke përfshirë ngarkimin për duke bërë zhvendosje të dokumenteve.

[Image: google_docs_gadget_986025688.jpg]

10 iGo Sync Docs

iGoSyncDocs është një desktop për aplikacion (i mbështetur në Swing) që oforn një rrugë të shpejtë për qasje dhe sinkronizim të skedarëve në Google docs përgjatë shumë kompjuterëve.

[Image: files.php?file=igosyncdocs_854914405.jpg]

11 gPDF

gPDF është një vegël mjaft e dobishme për të shikuar online formatet PDF, DOC, DOCX, XLS, XLSX, PPT, PPTX, RTF, formatet e hapur të dokumenteve (ODT, ODS, ODP) dhe skedarët CSV, SXW, SXC and SXI. Kjo vegël mundëson nga një lidhje (ang. link) në këto formate të skedarëve për t’i hapur me Google Docs Viewer dhe Zoho Viewer.

[Image: gpdf_920517542.jpg]

Duken si vegla si të thjeshta por me të vërtetë që kryejnë punë të mahnitshme dhe kursejnë mjaft kohë.

Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per PcWorldAlbanian 2011

Print this item

  Mbeturinat duhet hedhur ne shport
Posted by: DocumenT=) - 04-03-2021, 09:18 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (12)

hidhja e mbeturinave eshte ma e pranuar ne kosova duhet te kejt regull ne kosova

Print this item

  Si të fshini një llogari prej çfarëdo ueb faqeje
Posted by: iceboy - 04-03-2021, 08:52 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: online_business_901853189.jpg&size=article_medium]

Fshirja e llogarive që keni krijuar në Facebook, Google apo kudo tjetër në ueb nuk është gjithnjë diçka e lehtë. PCMag ka përgatitur disa këshilla që do t’ju lehtësojnë punën me mbi 30 prej shërbimeve më të njohura online.
Fjalët “Do të doja të heq qafesh” kanë një kuptim tërësisht më ndryshe kur dëshironi të largoni prej vetes një shërbim online. Sigurisht, dikur keni menduar se do të qëndroni me të për tërë jetën, por më pas ndryshojnë termet e përdorimit, licenca dhe ju më nuk jeni aq të kënaqur si më parë.

Për fat të keq, jo të gjitha ueb faqet dhe rrjetet sociale kanë krijuar gjëra të barabarta kur bëhet fjalë për ndarjen. Me disa, duhen vetëm disa klikime për tu përshëndetur, dhe për disa të tjera, nëse stoponi së paguari një shërbim, faqja i qëron hesapet me ju menjëherë. Të tjerët ju nxjerrin yndyrën duke ju munduar prej një vendi në një vend tjetër. Edhe pasi ju të keni ndjekur të gjithë hapat e kërkuar, disa prej këtyre faqeve kurrë nuk ndahen prej jush, por mbajnë lidhje për tërë jetën.

Pa marrë parasysh se kur dëshironi të largoheni prej një llogarie online, kjo gjë nuk do të jetë aq e lehtë, por ka të tillë që kujdesen që të lehtësojnë çdo ndarje dhe ajo quhet Accountkiller. Atë vetëm duhet ta vizitoni dhe do të kuptoni shumëçka. E nëse dëshironi t’i mësoni këshillat e PCMag atëherë vizitoni këtë link.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/ja-se-si/4889-fshini-llogari-prej-fardo-ueb-faqeje.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/ja-se-si/4889-fsh ... aqeje.html</a><!-- m -->

Print this item

  OPEN JAIL AUTOMATICALLY - SURF by K4sp3r5kY.
Posted by: Kaspersky. - 04-03-2021, 06:59 AM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (2)

OPEN JAIL AUTOMATICALLY - SURF

Djem ktu publikova si mund ta hapni JAIL ne Surf automatikisht pra jo vetem Manual nga Admini por automatikisht nga serveri.Kjo funksionon per disa mapa si : surf_ski_2 , surf_sand , surf_4-ever , surf_strange2 , surf_iceday_final . Ketu perjashtohet surf_ski_5 per arsye se nuk i perputhet pluginsit pra nuk e hap JAIL ne surf_ski_5.

Qka duhet te veproni ?

Ne fillim duhet ti merrni kto plugins :
TASK SCHEDULER - SHKARKO KËTU
OPEN JAIL - MANUAL - SHKARKO KËTU

HAPI I DYTË

Në fillim duhet te instalohen 2 pluginsat e cekur me lart.
Instalimi behet kshtu (task_shcheduler.amxx dhe openjail.amxx i boni COPY dhe i dergoni ne folderin plugins ku ndodhen pluginsat e tjere dhe bonjani PASTE.Pastaj shkoni ne folderin configs dhe shkoni ne plugins.ini dhe regjistroni ky 2 TXT ne fund task_shcheduler.amxx dhe openjail.amxx.)

Pastaj duhet te shkarkoni nje TXT - SHKARKO KËTU

HAPI I FUNDIT

Pastaj TXT qe shkarkuam me lart duhet ta boni COPY brenda FILE (pra TXT Brenda) dhe pastaj shkoni ne amxmodx/configs dhe hapni FILE amxx.ini.Pastaj kaloni ne fund te TXT dhe beni PASTE TXT e kopjuar.


[info]Nese keni ndonje veshtiresi ne aplikimin e instalimit mund te pyesni me posht nderkohe ju tregoj.[/info]

Regards
K4sp3r5kY.

Print this item