Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 928 online users.
» 0 Member(s) | 925 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,434
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Ndalni ose lëshoni funksionet lehtësisht në Windows me Manag
Posted by: iceboy - 04-04-2021, 09:52 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)

Ndalni ose lëshoni funksionet lehtësisht në Windows me Manage it

[Image: Manage_it_353689655.jpg&size=article_medium]

Manage it është një aplikacion i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, i zhvilluar për të punuar për sistemet operativë Windows. Ju mund të kontrolloni pothuajse të gjithë funksionet në Windows me këtë aplikacion.

Ju lehtësisth mund të ndalni/lëshoni task manager, command prompt, registry editor dhe veçori të tjera në Windows duke përzgjedhur, apo duke larguar përzgjedhjen nga opsioni përkatës. Përveç kësaj, ju mund të caktoni edhe kohën për të cilën do të ndalet ose të rifillojë (ang. restart) kompjuteri juaj.

Manage it është një aplikacion me burim të hapur (ang. open-soruce) dhe është i dizajnuar për përdoruesit e Windows 7. Ju nuk keni nevojë që ta instaloni këtë softuer. Ju mjafton që vetëm ta shkarkoni skedarin exe duke shtypur këtë dhe duke shtypur dy herë mbi skedarin e shkarkuar, për ta lëshuar aplikacionin.

Shkarko programin ketu

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/softuer/4896-Ndalni-ose-lshoni-funksionet-lehtsisht-Windows-Manage.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/softuer/4896-Ndal ... anage.html</a><!-- m -->

Print this item

  Ta kuptojmë Google Chrome OS
Posted by: iceboy - 04-03-2021, 09:49 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: Chrome_OS_406575124.jpg&size=article_medium]

Google do të paraqes sistemin e vet operativ Chrome në dy kompjuterë të ri. Njëri sistem është duke u ndërtuar nga Samsung, ndërsa tjetëri nga Acer. Tiparet do të ndryshojnë në mes të këtyre pajisjve në bazë të çmimit. Sidoqoftë, një gjë me rëndësi për këtë është se çfarë është Google duke provuar që të kryeojë nuk është që të dallojë Chromebook-ët, por sistemin e ri të vet të paprovuar, Chrome OS.

Arsyeja më e rëndësishme se pse Google Chrome OS është ndryshe nga Windows ose OS X është që nuk ka disk në një Chromebook. Skedarët që tradicionalisht vendosen në kompjuterët tanë, tani janë të vendosur në cloud. Ndryshimi tjetër dallues është që Google Chrome OS është një shfletues dhe varet nga aplikacionet në ndërmarrjen e veprimeve.

Cilat gjëra e stolisin Google Chrome OS-in?

Ndizet për 10 sekonda ose më pak;

Nuk ka sistem operativ Windows, OS X ose Linux;

Të gjitha gjërat tuaja janë të vendosura online. Nëse ndodh që ta marrin notebook-un tuaj, ju ende mund të keni qasje në dokumentet online nëpërmjet ndonjë kompjuteri tjetër.

Nëse tashmë e keni një llogari në Gmail, kjo do të jetë ID-ja për Chrome OS.

Notebook-ët Chrome janë më vegjël dhe më lehtë se llaptopët e zakonshëm.

Cilat janë mangësitë e Google Chrome OS?

Ju mund të mos keni dëshirë që gjërat tuaja të ruhen në një server në Google.

Ju duhet të keni lidhjen Wi-Fi ose 3G që të keni një funksionim të sistemit. Google lajmëron që është duke bërë përpjekje për të bërë të mundshme që Google Dokumentet dhe veçori të tjera offline.

Çmimi i një notebook-u Chrome – në mes 350$ deri 500$ - mund të duket shumë për dikë, pasi që netbook-ët me Windows janë më të lirë.

Pyetja më e rëndësishme që mbase do ta bëjnë përdoruesit do të jetë se nëse një notebook që ka sistemin operativ Chrome OS do të mund të plotësojë nevojat tuaja? Të mos kesh internet gjatë tërë kohës mund të jetë një sfidë për dikë.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/softuer/4895-kuptojm-Google-Chrome.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/softuer/4895-kupt ... hrome.html</a><!-- m -->

Print this item

  Wallpaper | HITMAN
Posted by: Florenntt. - 04-03-2021, 09:41 PM - Forum: Punimet - Replies (18)

Hope you like it

[Image: dgm1cw.png]

Komentet, Kritikat & Sygjerimet jane te mirseardhura!

Print this item

  Transferimet e muajit maj
Posted by: Jo :) - 04-03-2021, 08:40 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (9)

Ju munguan disa nga ndryshimet në ekipe që u bënë në muajin e kaluar? Ne ju sjellim tani të gjitha transferimet në muajin maj.

Në ditën e parë të muajit maj, ekipi francez eXtensive lëshoi ekipin e tyre të Counter-Strike, ku kishe lojtarë si Rémi "instanz" Poilblanc e Philippe "faculty" Rodier. Në ditën e ardhshme DPS përkrahën ekipin e tyre duke shtuar tre lojtarë të ri, ndërsa munkka zëvëndësoi Luukas "lukee" Paananen me Miikka "dRiim" Toroi. Dhe një ditë më vonë, iGamerz e Deathwish humbën ekipet e tyre.


[legend=1-2 maj][Image: fr.gif] eXtensive humb ekipin e CS - Raporti
[Image: rs.gif] DPS shtojnë tre lojtarë - Raporti
[Image: fi.gif] munkka zëvëndëson lukee - Raporti
[Image: no.gif] Deathwish humb ekipin e CS - Raporti
[Image: se.gif] iGamerz humb ekipin e CS - Raporti[/legend]

Më 3 maj, një tjetër organizatë suedeze humbi ekipin e CS, bëhet fjalë për Gamerzone. Ndërkohë, MaxFloPlay bënë të ditur se kanë siguruar shërbimet e Łukasz "titan" Nojman. Në ditën tjetër, eu4ia largoi dy lojtarë për të futur në ekip Jordan "Jordan" Tašković dhe Nikola "nIKOLINHo" Kovač.

Më 5 maj, The Elder Gods shtuan në ekip Cristian "cicic" Sandulescu. Ndërkohë, Defining Stars shtuan në ekip Tiago "LOBO" Fontes. Në Suedi, Addicted 2 Games bënë të ditur se kanë siguruar shërbimet e duttdutt.


[legend=3-5 maj][Image: se.gif] Gamerzone humb ekipin e CS - Raporti
[Image: pl.gif] MaxFloPlay shtojnë titan - Raporti
[Image: ba.gif] eu4ia shtojnë dy - Raporti
[Image: ro.gif] TeG shtojnë cicic - Raporti
[Image: pt.gif] defs shtojnë LOBO - Raporti
[Image: se.gif] a2g marrin duttdutt - Raporti[/legend]

[Image: 1277054761.81.jpeg]

Më 8 maj, Miikka "dRiim" Toroi vendosi të largohet nga munkka, vetëm tre ditë pasi u bashkua me ta. Në ditën e ardhshme, Universal Soldiers shtuan Matuesz "KING" Przedpełski, ndërkohë, Online Kingdom humbi Hannu "H^N" Pohjalainen që do të kryente detyrat ushtarake, dhe GamerHouse nënshkruan me Lincoln "fnx" Lau.

[legend=8-9 maj][Image: fi.gif] munkka humb dRiim - Raporti
[Image: pl.gif] Universal Soldiers shtojnë KING - Raporti
[Image: fi.gif] Online Kingdom humb H^N - Raporti
[Image: br.gif] GamerHouse shtojnë fnx - Raporti[/legend]

Më 10 maj, empty shtuan Kristoffer "DYNAMIC" Johannesson nga 3DMAX. Më vonë atë ditë, BGDoNLINE bënë të ditur shtimin e Vladimir "3EBC" Radosavljević. Ditën tjetër, paiN siguroi përbërjen e lojtarëve të CNB.

2 transferet tjera atë ditë u bënë në Rumuni, me The Elder Gods që shtuan Cosmin "WHitE" Cetanas nga ekipi i neXtplease! të cilët si zëvëndësim shtuan në ekip Dorian "Dory" Pall dhe Ionita.


[legend=10-11 maj][Image: se.gif] empty shtojnë DYNAMIC - Raporti
[Image: rs.gif] BGDoNLINE shtojnë 3EBC - Raporti
[Image: br.gif] paiN marrin ish-lojtarët e CNB - Raporti
[Image: ro.gif] TeG shtojnë WHitE - Raporti
[Image: ro.gif] neXtplease! shtojnë dy - Raporti[/legend]

[Image: 1236336169.92.jpeg]

Më 12 maj, FireGamers bënë të ditur shtimin në ekip të Bruno "bruno" Ono. Në të njëjtën ditë, Paranoids humbën Nuno "BUX" Simões. Ndërkohë, DELTA zbuluan se kishin shtuar në ekip Sebastian "BS7" Furman, Filip "jOOlz" Ruszała dhe Adam "avril" Zagajewski.

Më 13 maj, Paranoids shtuan në ekip një talent të ri portugez, Ricardo "rmn" Oliveira, nga Defining Stars. Ndërkohë, Lions bënë të ditur se Björn "threat" Pers se ishte kthyer në një lojtarë inaktiv, duke u zënëdësuar nga André "keiz" Carlsson. Ndërsa në përfundim të asaj dite u bë e ditur se Defining Stars kanë humbur ekipin e tyre të CS.


[legend=12-13 maj][Image: br.gif] FireGamers shtojnë bruno - Raporti
[Image: pt.gif] Paranoids humbin BUX - Raporti
[Image: pl.gif] DELTA shtojnë tre lojtarë - Raporti
[Image: pt.gif] Paranoids shtojnë rmn - Raporti
[Image: se.gif] Lions shtojnë keiz - Raporti
[Image: pt.gif] defs humb ekipin e CS - Raporti[/legend]

Më 14 maj, FireGamers njoftuan se kanë shtuar në ekip Renato "nak" Nakano, Gabriel "FalleN" Toledo dhe Matheus "urb" Oliveira. Në ditën e ardhshme, FireGamers u plotësuan me shtimin në ekip të Eduardo "shemp" Ferreira. Në fund të ditës Addicted 2 Games nënshkruan me John "wenton" Eriksson.

[legend=14-15 maj][Image: br.gif] FireGamers shtojnë tre lojtarë - Raporti
[Image: br.gif] FireGamers shtojnë shemp - Raporti
[Image: se.gif] a2g shtojnë wenton - Raporti[/legend]

Më 16 maj, eSrael zëvëndësuan Dor "badE" Geuli, me Sagi "sen" Saada nga ELEmentals. Më vonë atë ditë, dateam bënë të ditur se kanë ndarë rrugët me Christian "floreNz" Shahan. Ditën e ardhshme, Kaos shtuan në ekip Jody "Skire" van 't Hul nga LowLandLions.

Ndërsa me 17 maj, Moscow Five konfirmoi rikthimin e Alexandr "xek" Zobkov, duke lënë jashtë Alexandr "Twist" Sharipov. Ndërkohë, LowLandLions shtuan Ivan "Apollo" Wuddhisukhum dhe Decio "DeKMaTcHeR" Pinto, nga Antwerp Aces.


[legend=16-17 maj][Image: il.gif] eSrael shtojnë sen - Raporti
[Image: se.gif] dateam largojnë floreNz - Raporti
[Image: nl.gif] Kaos shtojnë Skire - Raporti
[Image: ru.gif] Moscow Five shtojnë xek - Raporti
[Image: nl.gif] LowLandLions shtojnë dy - Raporti[/legend]

[Image: 1277132038.11.jpeg]

Më 18 maj, Nazar "steno" Vynnytsky bëri të njohur se Damage Inc kanë humbur ekipin e CS. Dy ditë më vonë, u bë e njohur se ish-kapiteni i TyLoo Zhengwei "alex" Bian mund të krijonte një ekip kinez për organizatën BenQ. Dy ditë më vonë, tao shtoi në ekip tre ish-lojtarë të USSR.

[legend=18-22 maj][Image: us.gif] DINC humb ekipin e CS - Raporti
[Image: cn.gif] BenQ ekip të ri me alex - Raporti
[Image: ru.gif] tao shtojnë ish-treshen e USSR - Raporti[/legend]

Më 24 maj, Ricardo "AIm" Almeida u kthye te GTZ-Gaming pasi u largua nga Defining Stars. Ndërsa, Exotic Island humbën ekipin e tyre të CS. Po në atë ditë, GamerHouse shtuan në ekipin e femrave Juliana "juliana" Maransaldi.

Më 25 maj, Excello bënë të njohur se kishin marrë nën pronësi ekipin e munkka. Në të njëjtën kohë, Exotic Island nënshkruan me Chicken Project. Ndërkohë, Adeks njoftuan se kanë shtuar në ekip Sami "z1" Tolga nga Hardwarearena.


[legend=24-26 maj][Image: pt.gif] GTZ shtojnë AIm - Raporti
[Image: pt.gif] exotic humb ekipin e CS - Raporti
[Image: br.gif] GamerHouse shtojnë juliana - Raporti
[Image: fi.gif] Excello nënshkruajnë me munkka - Raporti
[Image: pt.gif] exotic nënshkruajnë me Chicken Project - Raporti
[Image: tr.gif] Adeks shtojnë z1 - Raporti[/legend]

[Image: 1278149117.23.jpeg]

Më 28 maj, DarkPassage njoftoi shtimin në ekip të Timuçin "xylm" Argıllı, ku u rikthye nga qëndrimi gjashtë mujor në ushtri. Në ditën e ardhshme, SK Gaming nënshkroi me më të folurin e muajit, Marcus "Delpan" Larsson, edhe pse ende lojtari është nën kontratën e fnatic.

[legend=28-29][Image: tr.gif] DarkPassage shtojnë xylm - Raporti
[Image: se.gif] SK Gaming shtojnë Delpan - Raporti[/legend]

Print this item

  Përdorni emailin për t’i mësuar të tjerët se si të punojnë m
Posted by: iceboy - 04-03-2021, 08:28 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Përdorni emailin për t’i mësuar të tjerët se si të punojnë me ju

[Image: email_inbox_715142371.jpg&size=article_medium]

Një kuti elektronike postare e stërngarkuar mund të pengojë prodhimtarinë tuaj. Një rrugë për ta përdorur këtë kuti postare për të pasur dobi nga ajo është që t’u tregoni njerëzve se si t’ju dërgojnë letra, edhe nëse kjo mënjanon disa pika.

Mitch Joel, i cili është kryetar i Twist Images, këshillon që një rrugë për ta mbajtur të rregulluar kutinë tuaj postare do të ishte që ju të mos lejoni aq shumë letra të ju vijnë për disa arsye të kota. Për shembull, ai tregon për ata njerëz që e përdorin opsionin reply-all duke u dërguar shumë njerëzve këtë letër duke shkruar “OK”, vetëm për të treguar që secili e ka marrë letrën.

Ai thotë që kjo porosi nuk ka vlerë dhe mund të mënjanohet, nëse dërguesi i pyet të gjithë pranuesit për t’u përgjigjur drejtpërdrejt me ndonjë porosi si “nuk ka nevojë për përgjigjie, unë vetëm desha të ju tregoj” dhe mund të mënjanohen të gjitha letrat e panevojshme. Po ju, si e shihni këtë rrugë?

Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per PcWorldAlbanian 2011

Print this item

  Gradient Color Pack
Posted by: fl0r - 04-03-2021, 06:23 PM - Forum: Resurse për dizajn - Replies (4)

Demo :

[Image: gardients.png]

Download :

Code:
http://www.sendspace.com/file/vha537

Print this item

  RONALDO \\ BRAZIL \\ Firme Sporti
Posted by: Radeci - 04-03-2021, 04:56 PM - Forum: Punimet - No Replies

Qe qitu ni sig nashta skom harru u munova pak me ndryshu sitilin nashta sja di doren fort mire veq ju jet juveSmile
[Image: ronaldoc.png]

qa po menoni

Print this item

  20 kurjozitete mbi seksin...
Posted by: PRedaTor - 04-03-2021, 04:42 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (25)

- Sipas Institutit Kinsey, penisi më i madh i matur deri më sot ka qenë 33 cm.

- Më i vogli ka qenë 4, 4 cm.

- Fantazia më e shpeshtë seksuale është ajo e të bërit seks oral.

- 8% e çifteve kryejnë rregullisht marrëdhënie anale.

- 60% e burrave dhe 54% e grave kanë pasur aventura seksuale që kanë zgjatur vetëm një natë.

- Gratë blejnë 40% të të gjithë prezervativëve të shitur.

- Në vitin 1609 një doktor me emrin Wecker ka gjetur në Bolonjë një kufomë me 2 penisë. - Nga atëherë janë identifikuar dhe 7 raste të njëjta, të dokumentuara.

- Burrat mendojnë se gjatësia mesatare e penisit është 20 cm, ndërsa gratë mendojnë 10 cm.

- Orgazma e femrave është një qetësues dhimbjesh shumë i fuqishëm, për vetë faktin se prodhon endrofinë.

- 56% e burrave pranojnë që kanë kryer marrëdhënie seksuale në ambientin e punës.

- Në disa ishuj të Polinezisë çiftet e reja bëjnë seks mesatarisht 3 herë në natë, deri në moshën 30 vjeçare. Pas kësaj, mesatarja ulet në 14 herë në javë.

- Shpejtësia maksimale me të cilën ndijimet shkojnë nga lëkura në tru në një raport seksual është matur dhe është 251 km në orë.

- Në Amerikë vdesin çdo vit deri në 500 njerëz të asfiksuar, duke tentuar të mbajnë sa më shumë frymëmarrjen për të pasur një orgazëm më të fuqishme.

- Mbreti anglez Edward Settimo, i cili ishte shumë i shëndoshë, urdhëroi të ndërtonin një tavolinë speciale për të kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sa më komode.

- Vetëm 29% e njerëzve arrijnë të jenë të virgjër deri ditën e martesës.

- Zgjatja mesatare e një raporti seksual, duke llogaritur të gjithë: pushimet, penetrimet dhe çlodhjen është 39 minuta.

- 58% e njerëzve ju pëlqen të flasin me fjalë “të pista” gjatë raportit seksual.

- 22% e njerëzve kanë marrë me qira një film porno, të paktën një herë.

- Jo të gjithëve u pëlqen të bëjnë seks.
Big Grin Sipas një studimi 18 përqind e adoleshentëve kanë qënë të dehur në momentin që kanë kryer interkursën e parë seksuale.

Eshtë një fakt i trishtuar që të rinjtë fillojnë të provojnë seksin në të njëjtën moshë kur ata fillojnë edhe alkoolin dhe drogat.

Bëjuni fëmijve tuaj një favor: flitni hapur dhe ndershmërisht me ta për pasojat negative që ka seksi kur shoqërohet me alkool dhe droga.

Gazeta Shekulli

Print this item

  Spanja “kap” hakerët që sulmuan rrjetin e kompanisë Sony
Posted by: fl0r - 04-03-2021, 01:02 PM - Forum: IT Zone - Replies (8)

Bohet fjal per postin e ma hershem qe e ka bo bloodsekeri :

<!-- l --><a class="postlink-local" href="http://esportskosova.com/forum/viewtopic.php?f=28&t=7983" onclick="window.open(this.href);return false;">viewtopic.php?f=28&t=7983</a><!-- l -->

[Image: thumbnail.php?file=IT_foto_829899245.jpg...cle_medium]

Hakerët prapa sulmit të rrjetit të Playstation mund të jenë më pak anonim sesa që kanë menduar. New York Times ka raportuar se policia në Spanjë kanë arritur të arrestoj tre individë për të cilët thuhet se janë të përfshirë në sulmet e fundit dhe të vazhdueshme kundër PSN.

Sipas Policisë Kombëtare të Spanjës, tre të dyshuarit janë liderë brenda versionit lokal Spanjoll të Anonymous. SNP pretendon se një kompjuter i zbuluar tek shtëpitë e njërit prej të dyshuarve ishte direkt i përfshirë me lansimin e sulmeve kundër ueb faqeve që përfshinin Playstation Store, dy banka në Spanjë, në kompani energjetike italiane dhe ueb faqe të qeverive në Egjipt, Iran, Libi, Zeland të re dhe vende tjera. Dhe Wall Street Journal raporton se SNP kanë gjetur dëshmi të teknikave enkriptuese të nivelit të lartë që janë përdorur për të maskuar identitetin online.

Policia e Spanjës e përshkruan Anonymous si një grup të organizuar në celula dhe të shpërndara në shumë vende, që punojnë në tandem për të arritur caqe të ngjashme. BBC në anën tjetër raporton se hetimet kanë filluar në tetor të vitit 2010 dhe në to janë përfshirë edhe “Cyber Policia e Spanjës” që ka hetuar me “miliona reshta të bisedave në chat” për të identifikuar keqbërësit

Print this item

  Intel Extreme Masters 5 Global Finals
Posted by: XLN7 - 04-03-2021, 12:47 PM - Forum: Zbavitje - Replies (7)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=RVtrUUyy4tQ[/youtube]

Music:
X-Ray Dog - Shredded Ice
Zeromancer - Need You Like A Drug
Disturbed - Sons Of Plunder
Theory Of A Deadman - Got It Made
Audiomachine - Ruff Cut

Print this item