![]() |
|
Transferimet e muajit maj - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Transferimet e muajit maj (/thread-5219.html) Pages:
1
2
|
Transferimet e muajit maj - Jo :) - 04-03-2021 Ju munguan disa nga ndryshimet në ekipe që u bënë në muajin e kaluar? Ne ju sjellim tani të gjitha transferimet në muajin maj. Në ditën e parë të muajit maj, ekipi francez eXtensive lëshoi ekipin e tyre të Counter-Strike, ku kishe lojtarë si Rémi "instanz" Poilblanc e Philippe "faculty" Rodier. Në ditën e ardhshme DPS përkrahën ekipin e tyre duke shtuar tre lojtarë të ri, ndërsa munkka zëvëndësoi Luukas "lukee" Paananen me Miikka "dRiim" Toroi. Dhe një ditë më vonë, iGamerz e Deathwish humbën ekipet e tyre. [legend=1-2 maj] eXtensive humb ekipin e CS - Raporti DPS shtojnë tre lojtarë - Raporti munkka zëvëndëson lukee - Raporti Deathwish humb ekipin e CS - Raporti iGamerz humb ekipin e CS - Raporti[/legend]Më 3 maj, një tjetër organizatë suedeze humbi ekipin e CS, bëhet fjalë për Gamerzone. Ndërkohë, MaxFloPlay bënë të ditur se kanë siguruar shërbimet e Łukasz "titan" Nojman. Në ditën tjetër, eu4ia largoi dy lojtarë për të futur në ekip Jordan "Jordan" Tašković dhe Nikola "nIKOLINHo" Kovač. Më 5 maj, The Elder Gods shtuan në ekip Cristian "cicic" Sandulescu. Ndërkohë, Defining Stars shtuan në ekip Tiago "LOBO" Fontes. Në Suedi, Addicted 2 Games bënë të ditur se kanë siguruar shërbimet e duttdutt. [legend=3-5 maj] Gamerzone humb ekipin e CS - Raporti MaxFloPlay shtojnë titan - Raporti eu4ia shtojnë dy - Raporti TeG shtojnë cicic - Raporti defs shtojnë LOBO - Raporti a2g marrin duttdutt - Raporti[/legend]![]() Më 8 maj, Miikka "dRiim" Toroi vendosi të largohet nga munkka, vetëm tre ditë pasi u bashkua me ta. Në ditën e ardhshme, Universal Soldiers shtuan Matuesz "KING" Przedpełski, ndërkohë, Online Kingdom humbi Hannu "H^N" Pohjalainen që do të kryente detyrat ushtarake, dhe GamerHouse nënshkruan me Lincoln "fnx" Lau. [legend=8-9 maj] munkka humb dRiim - Raporti Universal Soldiers shtojnë KING - Raporti Online Kingdom humb H^N - Raporti GamerHouse shtojnë fnx - Raporti[/legend]Më 10 maj, empty shtuan Kristoffer "DYNAMIC" Johannesson nga 3DMAX. Më vonë atë ditë, BGDoNLINE bënë të ditur shtimin e Vladimir "3EBC" Radosavljević. Ditën tjetër, paiN siguroi përbërjen e lojtarëve të CNB. 2 transferet tjera atë ditë u bënë në Rumuni, me The Elder Gods që shtuan Cosmin "WHitE" Cetanas nga ekipi i neXtplease! të cilët si zëvëndësim shtuan në ekip Dorian "Dory" Pall dhe Ionita. [legend=10-11 maj] empty shtojnë DYNAMIC - Raporti BGDoNLINE shtojnë 3EBC - Raporti paiN marrin ish-lojtarët e CNB - Raporti TeG shtojnë WHitE - Raporti neXtplease! shtojnë dy - Raporti[/legend]![]() Më 12 maj, FireGamers bënë të ditur shtimin në ekip të Bruno "bruno" Ono. Në të njëjtën ditë, Paranoids humbën Nuno "BUX" Simões. Ndërkohë, DELTA zbuluan se kishin shtuar në ekip Sebastian "BS7" Furman, Filip "jOOlz" Ruszała dhe Adam "avril" Zagajewski. Më 13 maj, Paranoids shtuan në ekip një talent të ri portugez, Ricardo "rmn" Oliveira, nga Defining Stars. Ndërkohë, Lions bënë të ditur se Björn "threat" Pers se ishte kthyer në një lojtarë inaktiv, duke u zënëdësuar nga André "keiz" Carlsson. Ndërsa në përfundim të asaj dite u bë e ditur se Defining Stars kanë humbur ekipin e tyre të CS. [legend=12-13 maj] FireGamers shtojnë bruno - Raporti Paranoids humbin BUX - Raporti DELTA shtojnë tre lojtarë - Raporti Paranoids shtojnë rmn - Raporti Lions shtojnë keiz - Raporti defs humb ekipin e CS - Raporti[/legend]Më 14 maj, FireGamers njoftuan se kanë shtuar në ekip Renato "nak" Nakano, Gabriel "FalleN" Toledo dhe Matheus "urb" Oliveira. Në ditën e ardhshme, FireGamers u plotësuan me shtimin në ekip të Eduardo "shemp" Ferreira. Në fund të ditës Addicted 2 Games nënshkruan me John "wenton" Eriksson. [legend=14-15 maj] FireGamers shtojnë tre lojtarë - Raporti FireGamers shtojnë shemp - Raporti a2g shtojnë wenton - Raporti[/legend]Më 16 maj, eSrael zëvëndësuan Dor "badE" Geuli, me Sagi "sen" Saada nga ELEmentals. Më vonë atë ditë, dateam bënë të ditur se kanë ndarë rrugët me Christian "floreNz" Shahan. Ditën e ardhshme, Kaos shtuan në ekip Jody "Skire" van 't Hul nga LowLandLions. Ndërsa me 17 maj, Moscow Five konfirmoi rikthimin e Alexandr "xek" Zobkov, duke lënë jashtë Alexandr "Twist" Sharipov. Ndërkohë, LowLandLions shtuan Ivan "Apollo" Wuddhisukhum dhe Decio "DeKMaTcHeR" Pinto, nga Antwerp Aces. [legend=16-17 maj] eSrael shtojnë sen - Raporti dateam largojnë floreNz - Raporti Kaos shtojnë Skire - Raporti Moscow Five shtojnë xek - Raporti LowLandLions shtojnë dy - Raporti[/legend]![]() Më 18 maj, Nazar "steno" Vynnytsky bëri të njohur se Damage Inc kanë humbur ekipin e CS. Dy ditë më vonë, u bë e njohur se ish-kapiteni i TyLoo Zhengwei "alex" Bian mund të krijonte një ekip kinez për organizatën BenQ. Dy ditë më vonë, tao shtoi në ekip tre ish-lojtarë të USSR. [legend=18-22 maj] DINC humb ekipin e CS - Raporti BenQ ekip të ri me alex - Raporti tao shtojnë ish-treshen e USSR - Raporti[/legend]Më 24 maj, Ricardo "AIm" Almeida u kthye te GTZ-Gaming pasi u largua nga Defining Stars. Ndërsa, Exotic Island humbën ekipin e tyre të CS. Po në atë ditë, GamerHouse shtuan në ekipin e femrave Juliana "juliana" Maransaldi. Më 25 maj, Excello bënë të njohur se kishin marrë nën pronësi ekipin e munkka. Në të njëjtën kohë, Exotic Island nënshkruan me Chicken Project. Ndërkohë, Adeks njoftuan se kanë shtuar në ekip Sami "z1" Tolga nga Hardwarearena. [legend=24-26 maj] GTZ shtojnë AIm - Raporti exotic humb ekipin e CS - Raporti GamerHouse shtojnë juliana - Raporti Excello nënshkruajnë me munkka - Raporti exotic nënshkruajnë me Chicken Project - Raporti Adeks shtojnë z1 - Raporti[/legend]![]() Më 28 maj, DarkPassage njoftoi shtimin në ekip të Timuçin "xylm" Argıllı, ku u rikthye nga qëndrimi gjashtë mujor në ushtri. Në ditën e ardhshme, SK Gaming nënshkroi me më të folurin e muajit, Marcus "Delpan" Larsson, edhe pse ende lojtari është nën kontratën e fnatic. [legend=28-29] DarkPassage shtojnë xylm - Raporti SK Gaming shtojnë Delpan - Raporti[/legend]
Re: Transferimet e muajit maj - klay - 04-03-2021 ARE U MAAAAAAAAAAAAAAD BRO ? haha good job. Re: Transferimet e muajit maj - gambler - 04-03-2021 gj luk
Re: Transferimet e muajit maj - kn1ght.x - 04-03-2021 hallall te koft per punen qe e ke bo .edit : hej tregom qysh e ka emrin qajo femra te fotoja e funit Re: Transferimet e muajit maj - Fatbardh M. - 04-03-2021 YOU ARE THE BEST ! Re: Transferimet e muajit maj - Jo :) - 04-03-2021 kn1ght.x© Wrote:hallall te koft per punen qe e ke boJuliana "juliana" Maransaldi. ~Flm krejtve! Re: Transferimet e muajit maj - spadzxf - 04-03-2021 -Brawo luk Gj. Re: Transferimet e muajit maj - blendd. - 04-03-2021 Bravoo Tlumtt Re: Transferimet e muajit maj - kocKa - 04-03-2021 kn1ght.x© Wrote:hallall te koft per punen qe e ke bo nese tu ka bo marak qe ku e ki facebook: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.facebook.com/profile.php?id=100001402554643" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.facebook.com/profile.php?id=100001402554643</a><!-- m --> Good Job Lua |