![]() |
|
Ta kuptojmë Google Chrome OS - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Ta kuptojmë Google Chrome OS (/thread-5222.html) |
Ta kuptojmë Google Chrome OS - iceboy - 04-03-2021 Google do të paraqes sistemin e vet operativ Chrome në dy kompjuterë të ri. Njëri sistem është duke u ndërtuar nga Samsung, ndërsa tjetëri nga Acer. Tiparet do të ndryshojnë në mes të këtyre pajisjve në bazë të çmimit. Sidoqoftë, një gjë me rëndësi për këtë është se çfarë është Google duke provuar që të kryeojë nuk është që të dallojë Chromebook-ët, por sistemin e ri të vet të paprovuar, Chrome OS. Arsyeja më e rëndësishme se pse Google Chrome OS është ndryshe nga Windows ose OS X është që nuk ka disk në një Chromebook. Skedarët që tradicionalisht vendosen në kompjuterët tanë, tani janë të vendosur në cloud. Ndryshimi tjetër dallues është që Google Chrome OS është një shfletues dhe varet nga aplikacionet në ndërmarrjen e veprimeve. Cilat gjëra e stolisin Google Chrome OS-in? Ndizet për 10 sekonda ose më pak; Nuk ka sistem operativ Windows, OS X ose Linux; Të gjitha gjërat tuaja janë të vendosura online. Nëse ndodh që ta marrin notebook-un tuaj, ju ende mund të keni qasje në dokumentet online nëpërmjet ndonjë kompjuteri tjetër. Nëse tashmë e keni një llogari në Gmail, kjo do të jetë ID-ja për Chrome OS. Notebook-ët Chrome janë më vegjël dhe më lehtë se llaptopët e zakonshëm. Cilat janë mangësitë e Google Chrome OS? Ju mund të mos keni dëshirë që gjërat tuaja të ruhen në një server në Google. Ju duhet të keni lidhjen Wi-Fi ose 3G që të keni një funksionim të sistemit. Google lajmëron që është duke bërë përpjekje për të bërë të mundshme që Google Dokumentet dhe veçori të tjera offline. Çmimi i një notebook-u Chrome – në mes 350$ deri 500$ - mund të duket shumë për dikë, pasi që netbook-ët me Windows janë më të lirë. Pyetja më e rëndësishme që mbase do ta bëjnë përdoruesit do të jetë se nëse një notebook që ka sistemin operativ Chrome OS do të mund të plotësojë nevojat tuaja? Të mos kesh internet gjatë tërë kohës mund të jetë një sfidë për dikë. Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/softuer/4895-kuptojm-Google-Chrome.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/softuer/4895-kupt ... hrome.html</a><!-- m --> Re: Ta kuptojmë Google Chrome OS - kn1ght.x - 04-03-2021 Chrome os = Web Based Os browser thats what i think |