Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 440 online users.
» 0 Member(s) | 437 Guest(s)
Applebot, Facebook, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 129
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 324
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 287
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 254
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,601
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,198
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 678
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645

 
  Disa punime te mijat
Posted by: ardd3x - 04-04-2021, 07:28 PM - Forum: Punimet - Replies (11)

[Image: 321or.jpg]

[Image: arddi.jpg]

[Image: findm.jpg]

[Image: ardimengjyra.jpg]

[Image: unled3hh.jpg]

[Image: unled2nm.jpg]

[Image: unled3ho.jpg]

Kaq Kisha !! SHpresoj tju pelqejn
edhe pse kjo e fundit prerjen nuk e ka mire se eshte e vjeter

Print this item

  PSYDOX.- | Punimet e mija
Posted by: doxy - 04-04-2021, 05:33 PM - Forum: Punimet - Replies (16)

Ne kete topic do tju tregoj disa prej punimeve te mija


[Image: ?di=C6VS]

[Image: ?di=KVTF]

[Image: ?di=5JT5]

[Image: ?di=T6U9]

Jepni Mendimin ; Kritika ; etj ejt

Print this item

  !!!!
Posted by: PRedaTor - 04-04-2021, 02:01 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (7)

NUK KA GJO SHTU MRENA (nuk di sesi fshihet kjo post)
Nuk kishte opsionin delete Sad

Print this item

  Rishikimi i muajit maj
Posted by: Jo :) - 04-04-2021, 10:57 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (15)

Tani ne do të udhëtojmë përsëri në muajin e kaluar për të parë disa nga ngjarjet më të nxehta që u zhvilluan gjatë ati muaji.

Në Korenë e Jugut këtë vit do të zhvillohet World Cyber Games, ndërsa në World Gaming Festival ekipet do të pësojnë për shkaqe të parave dhe së fundi nënshkrimi i Marcus "Delpan" Larsson me SK Gaming ishin temat më të nxehta të muajit maj.

World Cyber Games kthehen në Korenë e Jugut

Spekulimet rreth vendndodhjes së eventit për këtë vit u ngritën derisa tifozët prisnin një lajm zyrtar se ku do të zhvillohet këtë vit ky event i madh. Në një raport sheh Shangain si një mikëpritës potencial, ndërsa Busan u bë një tjetër favorit pasi qyteti i dytë më i madh në Korenë e Jugut u përmend disa muaj më vonë.

Organizatorët njoftuan se Busan përfundimisht do të jetë si vendi i eventit në 2011, që do të thotë World Cyber Games do të kthehen në atdheun e saj, ku ajo pritur katër ngjarjet e saja të para, nga 2000 deri në 2003. Ngjarja do të zhvillohet në Busan, Exhibition & Convention Center (BEXCO) nga 8-11 dhjetor.

DELTA dhe ham në erë

Edhe pse Mateusz "ham" Rosłon kishte marrë dënimin e tij me ban më 29 prill, pasojat ishin edhe për të edhe për ekipin dhe organizatën e tij. Bani ishte një goditje e fortë për të gjitha palët, veçanërisht ekipit, të cilat e kanë dëmtuar shumë ekipin nga ndryshimet e shumta në ekip.

Ekipi ka qenë i larguar nga ESL Pro Series Poland si pasojë e dënimin dy vjeçar të Rosłon për cheats. Megjithatë, komisioni i ligës i adresuan organizatës së DELTA që atë mund të lejohen të kthehen në ligë përsëri por vetëm me largimin e Rosłon nga ekipi.

[Image: 1244917055.42.jpeg]

Tre ditë më vonë, ekipi u kthye në ligë, madje edhe me Rosłon ende një pjesë e ekipit të tyre. Edhe pse bani është ende aktiv dhe do të zgjasë për kohëzgjatjen e saj të plotë, zyrtarët e ligës ranë në përfundimin se ai nuk përdori cheats në ESL Pro Series, i cili udhëhoqi ata për tu dhënë një tjetër shans ekipit në ligë.

Për ironi, ekipi arriti të mbledhë pikë të mjaftueshme dhe nuk pa veten jo të kualifikuar në ligë, pasi ata ishin më parë këtë muaj. Ndërkohë, ajo që vjen jashtë si edhe më këndshëm, është se Rosłon është ende pjesë e ekipit - ekipi i ri i cili u zbulua pak kohë më parë.

spacca gjen Counter-Strike: Source më lojë taktike

Duke gjykuar nga shumica e komenteve dhe vërejtjeve të bëra në drejtim të Gabriel "FalleN" Toledos në prill, kur ai tha: Counter-Strike: Source është më shumë taktik se sa Counter-Strike 1.6, e lehtë mund të thonë se ai shkoi nga hero në zero në një çështje për disa minuta.

Në maj, Guilherme "spacca" Spacca ndjeki të njëjtën rrugë si Toledo, dhe publikisht pohoi se ai edhe gjen Source të jetë lojë më taktike. Deklaratat e tyre duket të jenë të bazuar pas ndeshjeve të zhvilluara në eventin e Copenhagen Games' Source.

[Image: 1236336169.92.jpeg]

Edhe pse të dy lojtarë së bashku me ekipin e tyre të përbashkët atë event u besuan si një ekip pretendent fitues, Toledo tha se ata nuk ishin të mirë në strategji ku ishte pika kryesore në atë lojë, ku edhe Spacca tha të njëjtat fjalë dhe përkrahi mendimin e Toledos.

threat përkohësisht inakitv

Në gjysmën e parë të muajit maj, Lions njoftotuan se Björn "threat" Pers përkohësisht do të marrë një rol jo akitv në ekip për shkak të obligimeve shkollore që pengon atë të marrë pjesë në kualifikimet suedeze të World Cyber ​​Games.

Ekipi si zëvëndësim futi André Carlsson "keiz" si lojtarin e tyre të gjashtë, një gëzim i madh për shumë tifozë. Ndërkohë, shumë njerëz shqiptuan ndjenjat e tyre, dhe pyetën nëse Manne "manne" Nordqvist do të kishte qenë një alternativë më e mirë për skuadrën suedeze.

[Image: 1283737111.04.jpeg]

Në kualifikimet, Lions janë tejkaluar nga fnatic, të cilët kanë avancuar në finale së bashku me SK Gaming. Pers në ndërkohë pritet që të bëjë kthimin e tij, që tregon se eventi i ardhshëm i eventit do të jetë FINAL4 IOL në DreamHack Summer.

World Gaming Festival dhe shpërblimi i pa paguar

Eventi i Malit të Zi u njoftua fillimisht me mburrje pasi kishin një shpërblim prej 10.000€, si një pjesë e fondit të çmimin e tyre, por shifrat u ulën më vonë si rezultat i disa ekipe që tërhiqesheshin në prag të eventit.

Tani duket se mund të ketë qenë diçka për ato thashethemet e këqija, pasi asnjë nga ekipet që zënë vend midis katër vendeve të para nuk kanë marrë ndonjë para të tyre të pazgjidhura si çmim dhe nuk kanë qenë në gjendje për të ardhur në kontakt me organizatorët.

alchemists Unleashed, që përfunduan si të parët në Mal të Zi, ende janë duke pritur për çekun e tyre prej 5.000€ të siguruar pas eventit, ndërsa edhe HEADSHOTBG e ENTiTY kanë konfirmuar se edhe ata nuk kanë marrë asnjë para nga borxhi që i kishin eventi.

I pyetur për situatën në muajin maj, Andreas "moddii" Fridh, ku ishte pjesë e alchemists Unleashed, tha, "Ne në të vërtetë nuk presim ndonjë para pasi atyre që janë thënë dhe premtuar, ne vetëm duam që njerëzit të dinë se organizatorët në të vërtetë nuk kanë paguar asgjë, dhe nuk do të paguajnë asgjë."

Nënshkrimi i Delpan me SK Gaming

Historia është hapur në përmasa masive, e cila nga ana e ndershmërisë nuk është një surprizë - duke ditur të kaluarën e dy organizatave. Çfarë bën më interesante këtë temë është se kjo ngjarje i ngjan asaj nga viti i kaluar me Rasmus "Gux" Ståhl.

Pas lëshimit të Dennis "dennis" Edman nga SK, spekulimet për zëvëndësimin e tij u hapën shpejtë. Por raportet me përgjegjësi vunë në shënjestër Marcus "Delpan" Larsson, edhe pse ishte edhe është ende në kontratë me fnatic.

[Image: 1259415477.58.jpeg]

Deri në fund të majit, SK Gaming njoftotuan se kishin fituar shërbimet e Larsson. Me këtë, Larsson shkeli kontratën e tij me fnatic dhe ata menjëherë morrën kundërvajtje dhe u përgjigjën duke thënë se Larsson nuk është liruar nga kontrata e tij ende.

Siç qëndron tani situata, duket sikur Larsson do të bëjë transferim në SK Gaming, pavarësisht kontratës së tij me fnatic. Ne e kuptuam ai do të dënohet me gjobë prej 2.000$, të përcaktuara në kontratën e tij me fnatic, për të bërë atë të pavlefshëm.

Për më shumë ne kuptuam se fnatic do të marrë paratë e fituara nga lojtari në IEM5 European Championship por si duket ato para do të kenë shpresë të mirren vetëm në vitin 2012.

Print this item

  Versioni i ri i ZoneAlarmit sjell avancime të mëdha
Posted by: iceboy - 04-04-2021, 10:03 AM - Forum: IT Zone - Replies (4)

[Image: 12-zonealamar_1206111155_1.jpg]

Kompania izraelite e cila merret me zhvillimin e softuerit për siguri, Check Point, ka plasuar versionin e ri të paketit të vet për siguri, të quajtur ZoneAlarm Extreme Security 2012. Natyrisht, me të vjen edhe versioni i ri i ZoneAlarm firewallit gratis nga kjo kompani.

Pas popullaritetit të madh në kohën e mbretërimit të Windows XP-së, firewalli ZoneAlarm pas paraqitjes së Windows 7 për shkak të kompatibilitetit të keq me këtë sistem operativ si dhe supportit arrogant ka humbur shumë shfrytëzues dhe mjaft reputacion. Versioni më i ri, sipas autorëve, sjell punë më të shpejtë dhe më të qetë, dhe kompatibilitet të plotë me Windows 7 dhe Vista. Interfejsi i programit po ashtu është avancuar, dhe tani duket diç më profesional dhe më i kontrollueshëm se deri tani.

Versionin më të ri të firewallit pa pagesë ZoneAlarm, si dhe versionet provuese të paketit më të madh komercial të firewallit, antiphishing dhe antivirus, mund të merren nga sajti zyrtar në adresën <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.zonealarm.com/security/en-us/anti-virus-spyware-free-download.htm" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.zonealarm.com/security/en-us ... wnload.htm</a><!-- m --> /koha.net

Print this item

  Sony NEX-3C: fotoaparati më i vogël me objektiv të ndërruesh
Posted by: iceboy - 04-04-2021, 09:57 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 12-sony_1206111017_1.jpg]

Për freskimin e ofertës së fotoaparateve sistemore kompakte Sony NEX flitet tashmë një kohë të gjatë, ndërsa pas rrjedhjes së fotografive spiune kjo kompani ka dalë me modelin e ri zyrtar NEX-3C, që zëvendëson të deritashmin NEX-3, prodhimi i të cilit është ndërprerë shumë shpejt pas prezantimit. Modeli e shfrytëzon sensorin e njejtë të formatit APS-C, por me rezolucion të shtuar prej 16,2 megapixelësh, shtëpiza është zvogëluar akoma, ndërsa është ruajtur touchscreen ekrani i njohur i cili shërben edhe për fotografim përkrah okularit elektronik. Sony ka punuar në qasjen më të lehtë në opsionet e avancuara nga menyja sistemore, që ishte një nga mangësitë e përmendura më së shumti, por nuk është larguar kufizimi i këtij modeli në incizimin e videos HD me 720p.

Sipas standardeve të Sony, modeli i ri për nga dimensione është fotoaparati më i vogël me objektiv të ndërrueshëm në botë, prandaj kjo kompani e ka pozicionuar si urë mes botës së kompaktëve dhe SLR-ve. Në shitje do të gjendet kah fundi i këtij muaji me çmim prej 650 dollarësh me objektiv 18-55 mm, gjegjësisht 599 dollarë me objektiv 16mm./koha.net

Print this item

  OCZ Fatal1ty me 1000 W
Posted by: iceboy - 04-04-2021, 09:57 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 12-ocz-fatality_1206111016_1.jpg]

OCZ ka prezantuar furnizimin nga linja Fatal1ty të dedikuar për lojtarët me disa kartela grafike dhe më shumë disqe në shtëpizat e tyre.Fuqia e këtij furnizimi është madje 1000 W që mjafton për sistem SLI ose CrossFire, thekson prodhuesi, ka certifikatën 80Plus Gold, dizajn modular dhe ventilatorin “e kuq të zjarrtë” me LED dioda.

Kjo njësi furnizimi liferohet me garanci prej pesë vitesh, ndërsa çmimi nuk dihet akoma./koha.net

Print this item

  Ndalni ose lëshoni funksionet lehtësisht në Windows me Manag
Posted by: iceboy - 04-04-2021, 09:52 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)

Ndalni ose lëshoni funksionet lehtësisht në Windows me Manage it

[Image: Manage_it_353689655.jpg&size=article_medium]

Manage it është një aplikacion i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, i zhvilluar për të punuar për sistemet operativë Windows. Ju mund të kontrolloni pothuajse të gjithë funksionet në Windows me këtë aplikacion.

Ju lehtësisth mund të ndalni/lëshoni task manager, command prompt, registry editor dhe veçori të tjera në Windows duke përzgjedhur, apo duke larguar përzgjedhjen nga opsioni përkatës. Përveç kësaj, ju mund të caktoni edhe kohën për të cilën do të ndalet ose të rifillojë (ang. restart) kompjuteri juaj.

Manage it është një aplikacion me burim të hapur (ang. open-soruce) dhe është i dizajnuar për përdoruesit e Windows 7. Ju nuk keni nevojë që ta instaloni këtë softuer. Ju mjafton që vetëm ta shkarkoni skedarin exe duke shtypur këtë dhe duke shtypur dy herë mbi skedarin e shkarkuar, për ta lëshuar aplikacionin.

Shkarko programin ketu

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/softuer/4896-Ndalni-ose-lshoni-funksionet-lehtsisht-Windows-Manage.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/softuer/4896-Ndal ... anage.html</a><!-- m -->

Print this item

  Ta kuptojmë Google Chrome OS
Posted by: iceboy - 04-03-2021, 09:49 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: Chrome_OS_406575124.jpg&size=article_medium]

Google do të paraqes sistemin e vet operativ Chrome në dy kompjuterë të ri. Njëri sistem është duke u ndërtuar nga Samsung, ndërsa tjetëri nga Acer. Tiparet do të ndryshojnë në mes të këtyre pajisjve në bazë të çmimit. Sidoqoftë, një gjë me rëndësi për këtë është se çfarë është Google duke provuar që të kryeojë nuk është që të dallojë Chromebook-ët, por sistemin e ri të vet të paprovuar, Chrome OS.

Arsyeja më e rëndësishme se pse Google Chrome OS është ndryshe nga Windows ose OS X është që nuk ka disk në një Chromebook. Skedarët që tradicionalisht vendosen në kompjuterët tanë, tani janë të vendosur në cloud. Ndryshimi tjetër dallues është që Google Chrome OS është një shfletues dhe varet nga aplikacionet në ndërmarrjen e veprimeve.

Cilat gjëra e stolisin Google Chrome OS-in?

Ndizet për 10 sekonda ose më pak;

Nuk ka sistem operativ Windows, OS X ose Linux;

Të gjitha gjërat tuaja janë të vendosura online. Nëse ndodh që ta marrin notebook-un tuaj, ju ende mund të keni qasje në dokumentet online nëpërmjet ndonjë kompjuteri tjetër.

Nëse tashmë e keni një llogari në Gmail, kjo do të jetë ID-ja për Chrome OS.

Notebook-ët Chrome janë më vegjël dhe më lehtë se llaptopët e zakonshëm.

Cilat janë mangësitë e Google Chrome OS?

Ju mund të mos keni dëshirë që gjërat tuaja të ruhen në një server në Google.

Ju duhet të keni lidhjen Wi-Fi ose 3G që të keni një funksionim të sistemit. Google lajmëron që është duke bërë përpjekje për të bërë të mundshme që Google Dokumentet dhe veçori të tjera offline.

Çmimi i një notebook-u Chrome – në mes 350$ deri 500$ - mund të duket shumë për dikë, pasi që netbook-ët me Windows janë më të lirë.

Pyetja më e rëndësishme që mbase do ta bëjnë përdoruesit do të jetë se nëse një notebook që ka sistemin operativ Chrome OS do të mund të plotësojë nevojat tuaja? Të mos kesh internet gjatë tërë kohës mund të jetë një sfidë për dikë.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/softuer/4895-kuptojm-Google-Chrome.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/softuer/4895-kupt ... hrome.html</a><!-- m -->

Print this item

  Wallpaper | HITMAN
Posted by: Florenntt. - 04-03-2021, 09:41 PM - Forum: Punimet - Replies (18)

Hope you like it

[Image: dgm1cw.png]

Komentet, Kritikat & Sygjerimet jane te mirseardhura!

Print this item