![]() |
|
Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Win - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Win (/thread-5266.html) |
Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Win - iceboy - 04-05-2021 Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Windows Microsoft Download Manager është një vegël e lehtë për t’u përdorur që mund të përdoret për të shkarkuar skedarët nga interenti. Është i lehtë për t’u përdorur dhe kërkon ndonjë rregullim të hollësishëm softuerik, por e tëra që duhet të bëni është që të vendosni lidhjen (ang. link) e skedarit për të filluar shkarkimin. Ndërfaqja bazike ua mundëson përdoruesve që të shtojnë, ndalin, vazhdojnë dhe të fshijnë shkarkimet. Ky softuer ka mundësi të funksionojë si i ulur poshtë në system tray dhe të shfaqet me lajmërime sa herë që një shkarkim që përfundon, ose nëse programi ka problem për të shkarkuar një skedar të caktuar. Veçoritë ofrojnë mundësinë për të shtuar proxy, të përcaktoohet numri i lidhjeve, koha gjatë të cilës duhet të riprovohet një shkarkim dhe numri më i madh i përpjekjeve për të shkarkuar një skedar, derisa të ndalohet automatikisht. Softueri mund të shkarkojë vetëm skedarët që janë të vendosur në protokollin HTTP (jo FTP), por mbështet shkarkimin e skedarëve që kërkojnë edhe shkruarjen e vërtetimeve për të filluar shkarkimin. Ishte dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit që të shkarkojnë skedarë nga faqet e Microsfot, por nuk ka ndonjë pengesë për shkarkimin e gjërave edhe nga ndonjë faqe tjetër. Microsoft Download Manager punon me versionet 32 bit dhe 64 bit të Windows XP, Windows Vista, Windows 7, Windows Server 2003 dhe Windows Server 2008. Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë softuer. Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/softuer/4899-Microsoft-Download-Manager-menaxhues-shkarkimeve-Windows.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/softuer/4899-Micr ... ndows.html</a><!-- m --> Re: Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në - AlbionH - 04-05-2021 e morra kit software , i mir e krejt , amo nuk po ja niske shkarkimi i naj file automatikisht po dufke me kopju linkun direkt e me qit ne new download , se kshtu i mir ish.. Re: Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në - iceboy - 04-05-2021 normal man qe i ka ato dobsit e veta se osht free, nese e krahason me IDM ky as nuk i afrohet, e per ata Microsoft e ka qit vetem sa per testim ma shum me pa qysh po hec e tani nashta ma von e avancojn |