![]() |
|
Delpan ende nën kontratën e fnatic - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Delpan ende nën kontratën e fnatic (/thread-5110.html) Pages:
1
2
|
Delpan ende nën kontratën e fnatic - Jo :) - 04-01-2021 Duket sikur Marcus "Delpan" Larsson është larg nga të qenit i liruar nga kontrata e tij me organizatën e fnatic. Spekulimet për një ndryshim të ekipit të lojtarit për në SK Gaming erdhën në të njëjtën ditë kur organizata me bazë në Gjermani lëshoi Dennis "dennis" Edman, i cili ishte i thirrur si një zëvendësues të përkohshëm. Më 28 maj, Marcus "Delpan" Larsson hyri në qendër të vëmendjes, me një raport ku u zbuluja se ai kishte qenë i mbyllur në bisedimet me SK Gaming për një lëvizje të mundshme nga fnatic. Alexander "TheSlaSH" Müller, drejtori menaxhues i SK Gaming, konfirmoi përmes akountit të tij në twitter se ata kishin diskutuar detajet e mundshme për një kontratë me Larsson. "Vetëm kohët e fundit kemi diskutuar detajet e mundshme për një kontratë me Delpan dhe është gjetur një zgjidhje, por në qoftë se arrihet dhe kur mbetet për t'u parë!"
Kur kjo pjesë erdhi shumë më shpejtë se sa pritej, pasi ata njoftouan se kishin nënshkruar me lojtarin ditën e ardhshme, që do të thoshte se Larsson edhe një herë do ta vishte fanellën e SK Gaming. Megjithatë, fnatic shpejt kundër-sulmuan njoftimin, duke marrë të shtëna në Müller dhe SK Gaming, si dhe duke shpallur se ata kurrë nuk kishin qenë afruar rreth një marrëveshje. ![]() Siç rezulton, Larsson nuk është shkëputur ende nga kontrata e tij me fnatic, dhe Müller tha për HLTV.org se ata ishin të gatshëm për ta blerë atë edhe pse është në kontratë me fnatic. Në kontratat në mes të lojtarëve dhe organizatave, zakonisht ka një klauzolë që merret se çfarë do të ndodhë në rast të shkëputjes së kontratës duke u shkelur nga secila palë. Duhet, për shembull, një lojtar kur shkel një kontratë, do të paguajë si dënim një gjobë që duhet ti paguhet organizatës. Kjo zakonisht është ajo që organizatat përdorin si një bazë kur është fjala për të negociuar. Kontaktuar nga HLTV.org, Müller konfirmoi se SK Gaming kanë bërë ofertë për të blerë nga fnatic Larsson jashtë kontratës së tij, por oferta e tyre nuk është askund afër për të përmbushur kërkesat e fnatic. "Ne kemi kërkuar për ta blerë Delpan në kontratë, por duket se oferta jonë nuk i përmbush kërkesat e fnatic. Marcus luajti për ne në ndeshjet e fundit, por ne dëshirojmë një zgjidhje të përkryer për të gjitha palët e përfshira në këtë marrëveshje. Edhe pse duhet të them se pozicionet janë shumë larg njëra tjetrës. Kjo duhet të mbarojë dhe fnatic ta lejojë që Delpan të bëhet pjesë e SK Gaming përfundimisht, dhe fnatic ta marrë si një dënim kur ata bënë të njejtën gjë me Gux në 2010 kur ai u largua nga ekipi jonë. Ky nuk është një skenar perfekt, por mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjithë."
Si deklaroi Müller, duket sikur SK Gaming dhe fnatic kanë dallime të mëdha mes tyre - e cila nuk është hera e parë - në lidhje me transferimin e një lojtari nga njëra anë në tjetrën. Ndërkohë, fnatic bëri një deklaratë se si ata janë "përpjekur për të negociuar për një tarifë të përshtatshme dhe për të arritur një pozicion reciprokisht të pranueshëm". Përveç kësaj, ata kanë nxjerrë në pah kërkesën e fnatic që kanë kërkuar për një transferim të Larsson, pa zbuluar figura aktuale, por të justifikuar atë me pikat e mëposhtme: - 8 muaj të mbetur në kontratën ekzistuese - Investimet e bëra tashmë në ekip dhe lojtar i shqetësuar nga FnaticMSI - Vlera e lojtarit për ekipin tonë si një nga AWP-erët më të mirë në CS aktualisht - Humbja e mundshme e fitimeve - Përçarje e skuadrës ekzistuese - Vlera të tjera të ekipit (SK-Gaming) Interesante, deklarata e vazhdoi duke thënë se komunikimi dhe negociatat në mes dy palëve janë kthyer teposhtë, dhe është e mundshme se ata do të lënë fare këtë gjë. Për më tepër, fnatic kanë i kërkuar organizatës suedeze të WCG dhe DreamHack për të ndaluar SK Gaming nga përdorimi i çdo lojtari të kontraktuar me fnatic gjatë dy eventeve e ardhshme. "Ne do të rekomandojmë që organizata suedeze e World Cyber Games' dhe DreamHack të na ndihmojnë për të na siguruar që asnjë lojtar i kontraktuar nga FnaticMSI të mos jetë pjesë e SK Gaming gjatë DreamHack Summer."
Se si SK Gaming do të përgjigjet për qëndrimin fnatic mbetet për t'u parë, por një gjë është e sigurt: fnatic nuk kanë liruar kthetrat e tyre për Larsson tani për tani. Delpan ende nën kontratën e fnatic - Jo :) - 04-01-2021 Duket sikur Marcus "Delpan" Larsson është larg nga të qenit i liruar nga kontrata e tij me organizatën e fnatic. Spekulimet për një ndryshim të ekipit të lojtarit për në SK Gaming erdhën në të njëjtën ditë kur organizata me bazë në Gjermani lëshoi Dennis "dennis" Edman, i cili ishte i thirrur si një zëvendësues të përkohshëm. Më 28 maj, Marcus "Delpan" Larsson hyri në qendër të vëmendjes, me një raport ku u zbuluja se ai kishte qenë i mbyllur në bisedimet me SK Gaming për një lëvizje të mundshme nga fnatic. Alexander "TheSlaSH" Müller, drejtori menaxhues i SK Gaming, konfirmoi përmes akountit të tij në twitter se ata kishin diskutuar detajet e mundshme për një kontratë me Larsson. "Vetëm kohët e fundit kemi diskutuar detajet e mundshme për një kontratë me Delpan dhe është gjetur një zgjidhje, por në qoftë se arrihet dhe kur mbetet për t'u parë!"
Kur kjo pjesë erdhi shumë më shpejtë se sa pritej, pasi ata njoftouan se kishin nënshkruar me lojtarin ditën e ardhshme, që do të thoshte se Larsson edhe një herë do ta vishte fanellën e SK Gaming. Megjithatë, fnatic shpejt kundër-sulmuan njoftimin, duke marrë të shtëna në Müller dhe SK Gaming, si dhe duke shpallur se ata kurrë nuk kishin qenë afruar rreth një marrëveshje. ![]() Siç rezulton, Larsson nuk është shkëputur ende nga kontrata e tij me fnatic, dhe Müller tha për HLTV.org se ata ishin të gatshëm për ta blerë atë edhe pse është në kontratë me fnatic. Në kontratat në mes të lojtarëve dhe organizatave, zakonisht ka një klauzolë që merret se çfarë do të ndodhë në rast të shkëputjes së kontratës duke u shkelur nga secila palë. Duhet, për shembull, një lojtar kur shkel një kontratë, do të paguajë si dënim një gjobë që duhet ti paguhet organizatës. Kjo zakonisht është ajo që organizatat përdorin si një bazë kur është fjala për të negociuar. Kontaktuar nga HLTV.org, Müller konfirmoi se SK Gaming kanë bërë ofertë për të blerë nga fnatic Larsson jashtë kontratës së tij, por oferta e tyre nuk është askund afër për të përmbushur kërkesat e fnatic. "Ne kemi kërkuar për ta blerë Delpan në kontratë, por duket se oferta jonë nuk i përmbush kërkesat e fnatic. Marcus luajti për ne në ndeshjet e fundit, por ne dëshirojmë një zgjidhje të përkryer për të gjitha palët e përfshira në këtë marrëveshje. Edhe pse duhet të them se pozicionet janë shumë larg njëra tjetrës. Kjo duhet të mbarojë dhe fnatic ta lejojë që Delpan të bëhet pjesë e SK Gaming përfundimisht, dhe fnatic ta marrë si një dënim kur ata bënë të njejtën gjë me Gux në 2010 kur ai u largua nga ekipi jonë. Ky nuk është një skenar perfekt, por mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjithë."
Si deklaroi Müller, duket sikur SK Gaming dhe fnatic kanë dallime të mëdha mes tyre - e cila nuk është hera e parë - në lidhje me transferimin e një lojtari nga njëra anë në tjetrën. Ndërkohë, fnatic bëri një deklaratë se si ata janë "përpjekur për të negociuar për një tarifë të përshtatshme dhe për të arritur një pozicion reciprokisht të pranueshëm". Përveç kësaj, ata kanë nxjerrë në pah kërkesën e fnatic që kanë kërkuar për një transferim të Larsson, pa zbuluar figura aktuale, por të justifikuar atë me pikat e mëposhtme: - 8 muaj të mbetur në kontratën ekzistuese - Investimet e bëra tashmë në ekip dhe lojtar i shqetësuar nga FnaticMSI - Vlera e lojtarit për ekipin tonë si një nga AWP-erët më të mirë në CS aktualisht - Humbja e mundshme e fitimeve - Përçarje e skuadrës ekzistuese - Vlera të tjera të ekipit (SK-Gaming) Interesante, deklarata e vazhdoi duke thënë se komunikimi dhe negociatat në mes dy palëve janë kthyer teposhtë, dhe është e mundshme se ata do të lënë fare këtë gjë. Për më tepër, fnatic kanë i kërkuar organizatës suedeze të WCG dhe DreamHack për të ndaluar SK Gaming nga përdorimi i çdo lojtari të kontraktuar me fnatic gjatë dy eventeve e ardhshme. "Ne do të rekomandojmë që organizata suedeze e World Cyber Games' dhe DreamHack të na ndihmojnë për të na siguruar që asnjë lojtar i kontraktuar nga FnaticMSI të mos jetë pjesë e SK Gaming gjatë DreamHack Summer."
Se si SK Gaming do të përgjigjet për qëndrimin fnatic mbetet për t'u parë, por një gjë është e sigurt: fnatic nuk kanë liruar kthetrat e tyre për Larsson tani për tani. Re: Delpan ende nën kontratën e fnatic - swed - 04-01-2021 ishalla rahatohet ! Re: Delpan ende nën kontratën e fnatic - swed - 04-01-2021 ishalla rahatohet ! Re: Delpan ende nën kontratën e fnatic - stripzzi - 04-01-2021 ishalla sa ma shpejt ne SK Re: Delpan ende nën kontratën e fnatic - stripzzi - 04-01-2021 ishalla sa ma shpejt ne SK Re: Delpan ende nën kontratën e fnatic - Lizardi - 04-01-2021 ishalla kurr sja lshon ta le pa eki si fnatic nuk e shtin nloj , veq nese e prish aj vet kontraten Re: Delpan ende nën kontratën e fnatic - Lizardi - 04-01-2021 ishalla kurr sja lshon ta le pa eki si fnatic nuk e shtin nloj , veq nese e prish aj vet kontraten Re: Delpan ende nën kontratën e fnatic - HOXHA <3 walle - 04-01-2021 na teshen me qito sene |