Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1273 online users.
» 0 Member(s) | 1269 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467

 
  Signature by me
Posted by: Arlind2011 - 03-30-2021, 09:43 AM - Forum: Punimet - Replies (12)

Qe ni signature nga une :
[Image: 24wexza.jpg]

Print this item

  Ish-RG-Esports nënshkruajnë me ESC Gaming
Posted by: Jo :) - 03-30-2021, 07:56 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (23)

ESC Gaming kanë bërë të ditur se kanë marrë në ekip lojtarët që prezantuan ish-ekipin e RG-Esports në Counter-Strike.

Ekipi skandinav i bashkohet ESC Gaming si një organizatë internacionale, ku kjo organizatë poashtu ka përsipër edhe një ekip gjerman, ku së fundi përfunduan në vendin e dytë në EPS finals këtë fundjavë që kaloi.

Ish-alchemists Unleashed së fundi u ndanë me organizatën e RG-Esports javën e kaluar vetëm dy muaj pas bashkimit me ta, duke qenë të joshur nga një ofertë më të mirë nga një organizatë financiarisht më të fortë.

Sipas Markus "pronax" Wallsten,me mbështetjen e ESC Gaming do ti lejojë ata që ekipi të luajnë lojën e tyre në nivelin e ardhshëm.

"Ne jemi vërtetë shumë të gëzuar me mundësinë që na ka dhënë ESC Gaming," tha ai. "Me këtë ndërrim, ne kemi gjithçka që i duhet një ekipi të jetë nga më të mirët në botë."

Ekipi norvegjezo/suedez u pa herën e fundit në Xperia PLAY, duke përfunduar në vendin 3-4 së bashku me mTw, pasi dy ekipet vendosën të ndajnë çmimin. Poashtu ekipi momentalisht janë në fazën e dytë të grupeve në ICSC 8.

Ekipi i ri i ESC Gaming do të bëjnë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në kualifikimet BYOC për DreamHack Summer më 18 qershor, ku do ta prezantojnë:

[Image: se.png] moddii
[Image: se.png] BARBARR
[Image: se.png] pronax
[Image: no.png] kalle
[Image: no.png] tacky

Print this item

  mouz fiton EPS Summer 2011
Posted by: Jo :) - 03-29-2021, 10:51 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (15)

mousesports erdhi nga pas për të sfiduar ESC Gaming me 2-1 për të mbajtur titullin e më të mirit edhe këtë vit.

Gjigandët gjermanë kanë ardhur në një finale tjetër pasi fituan German League Cup të shtunën ndaj të njëjtit kundërshtarë, ku shumë e parashikuan atë, por kësaj rradhe me Finn "karrigan" Andersen të rikthyer në ekip, pasi në finalen e Leauge Cup nuk luajti për shkaqe shkollore, dhe u mendua se mousesports do ta kishte më të lehtë këtë finale.

Por, nuk ndodhi ashtu, pasi mouz ju desht të sfidojë shumë fortë ESC për titullin e më të mirit, ku i pa qartë se ESC kishte ruajtur taktikat më të mira për këtë finale të madhe.

de_dust2 u tregua se ishte toka e ESC Gaming, mapë të cilën e humbën me 16-13 të shtunën. Ata dominuan pjesën e parë (13-2) në anën e ct, dhe i treguan mouz se do ta kenë shumë të vështirë ta rikthejnë lojën në pjesën e dytë, por ESC e mbajtën ritmin e tyre dhe fituan 3 rundët e nevojshëm për të mbyllur mapën e parë me 16-9.

Në de_tuscan, mousesports luajtën shumë më fortë në këtë map, dhe pasi mbyllën pjesën e parë me 12-3, ata pranuan vetëm 3 runda, dhe morrën 4 të nevojshëm për të mbyllur mapën e dytë në favor të tyre me 16-6 dhe për të barazpeshuar gjithçka.

de_train filloi me mouz si ct, dhe shumë parashikuan se gjithçka do të vendoste pjesa e parë, ku doli të jetë 14-1 për mouz. ESC pastaj menaxhoj të fitojë vetëm 2 runda në pjesë të dytë, duke i dhënë mouz mundësi për të mbyllur në tërësi ndeshjen me 16-3 dhe 2-1 në mapa.

[Image: unledszu.png]

Print this item

  Toshiba Thrive më i lirë se iPad2
Posted by: Lizardi - 03-29-2021, 08:39 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

Toshiba ka njoftuar hyrjen e saj më të re në tregun e tabletave, pajisjen e quajtur Thrive.

Prodhuesi japonez i pajisjeve elektronike i ka vënë modelit hyrës një çmim prej $429, që është më i lirë se iPad 2.

Kompania tha se modeli bazë i saj vjen me wireless dhe është për konsumatorët që i përdorin tabletët në shtëpi. Tableti del në shitje në SHBA më 10 Korrik.

Suksesi i iPad-it të Apple-it ka frymëzuar shumë kompani kompjuterësh dhe pajisjesh elektronike për të hyrë në segment.

Samsung ka lançuar tabletin e saj Galaxy, ndërsa Sony ka njoftuar gjithashtu hyrjen e saj me dy modele të reja.

Ndërsa asnjëra nuk ka qenë në gjendje të dëmtojë aksionet e Apple-it në treg, Toshiba tha se kërkesat për produkte të tjera po rriteshin gradualisht.[Image: 04S-Tech_Toshiba_Thrive_me_i_lire_se_iPad2.jpg]

Print this item

  Nese dikush ju ben problem ne msn
Posted by: sky - 03-29-2021, 07:48 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)

Nese Jau Ben dikush Msn Freze ose
Jau jep ket kodin n—a_Á—ay±m—aÁÇáç±Çáß±Çá§ÁaÇáDZOÇá—±Çá§±Çár×ÁÇ á+NÇ áLáÇá ... qka duhet me bo!



Per Unfreeze msn Shkon kshtu

1.START
2.RUN
3.Shkruani Kete kod : RunDll32 advpack.dll,LaunchINFSection %windir%INFmsmsgs.inf,BLC.Remove
4.PC restart dhe Mundeni me QeL msn.

A nese Ju ka mashtru me kodin kinezve Qka ta mshel msn Ne kete Metod Mundeni me qblloku:

1.START
2.RUN
3.Shkruani kete: %appdata%Microsoft
4.tani e gjeni Folderin Me Emer MSN Messenger dhe Ja bon DeLete
5.tani hyn ketu
CBig Grinocuments and Settings USERNAME Juaj
Contacts DELETE

Print this item

  Hakersat sulmojnë Nintendon
Posted by: RaydeN - 03-29-2021, 07:28 AM - Forum: IT Zone - Replies (10)

[Image: ?di=SB9Y]


Pas sulmit ndaj rrjetit të PlayStation, që detyruan mbylljen e këtij shërbimi për gati një muaj deri në riparimin total të tij, një grup hakersash anonimë kanë sulmuar kompaninë rivale Nintendo.
Lajmi është njoftuar nga zëdhënësja e Nintendo, Ken Toyoda, e cila shtoi se si pasojë e këtij sulmi kibernetik nuk është evidentuar asnjë dëm serioz. Toyoda tha se sulmi nuk ka cënuar asnjë prej faqeve që përmbajnë të dhënat e përdoruesve.

Një muaj më parë, hakesat sulmuan kompaninë Sony, duke i vjedhur të dhënat personale të të paktën 100 milion përdoruesve të saj në të gjithë botën, përfshi këtu edhe disa fjalëkalime për kartat e tyre të kreditit. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup hakersash. /Telegrafi/

Print this item

  Lions shtojnë Snajdan dhe dennis
Posted by: Jo :) - 03-28-2021, 07:34 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (24)

Menaxheri i Lions Niklas "Kronquist" Kronquist ka konfirmuar për fragbite.se se ata kanë shtuar në ekip Mattias "Snajdan" Andersen dhe Dennis "dennis" Edman për eventin e DreamHack Summer.

Andersen, ish-lojtar i SK Gaming, do t'i bashkohet ekipit gjigandë suedezë pas largimit nga ekipi datem, me të cilin qëndroi dy muaj, por duke dështuar të jetë në krye të eventeve në dy sa ishin pjesëmarrës.

Dennis "dennis" Edman kishte qenë pa ekip qe kur u largua nga SK Gaming muajin e kaluar, duke u zëvëndësuar nga Marcus "Delpan" Larsson nga fnatic.

Këta dy lojtarë do të zënë vendin në këpucët e Rasmus "Gux" Ståhl dhe André "keiz" Carlsson. Për më shumë, menaxher i i Lions Niklas "Kronquist" Kronquist tha se fnatic kanë qenë të interesuar për Ståhl, ku lojtari kishte shijuar dy ndarje me ekipin më herët, por theksoi që asnjë marrëveshje nuk është arritur.

[Image: 1244917039.82.jpeg]

Ndërsa për André "keiz" Carlsson, ish-lojtarin e ekipit a2g që ju bashkua ekipit të Lions vetëm muajin e kaluar për të zënë vendin e Björn "threat" Pers, i është treguar dera e daljes vetëm pas një eventi të luajtur, kualifikimet e WCG, me ekipin që nuk dha ndonjë koment mbi këtë.

Me këto ndryshime, ne ekipin e Lions në DreamHack Summer do ta shohim me këtë përbërje:

[Image: se.png] niko
[Image: se.png] kHRYSTAL
[Image: se.png] FYRR73
[Image: se.png] Snajdan
[Image: se.png] dennis

Print this item

  Lenovo paralajmëron konkurrent të të riut MacBook Air
Posted by: iceboy - 03-28-2021, 11:50 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: lenovoideapadu26_899653239.jpg&size=article_medium]

Lenovo ka paraqitur detajet rreth një IdeaPad-i të ri që do të mund të ofrojë konkurrentin e parë me Windows ndaj të riut MacBook Air.

U260 ka një dizajn jo të zakonshëm me një ekran 12.5 inç dhe është pothuajse aq i hollë dhe i lehtë sa konkurrenti i tij nga Apple, me peshë prej 1.38 kg dhe me një dizajn që është 0.71 inç i trashë në pikën më kritike. Performanca ka gjasa të jetë më e mirë me një Core i3 apo Corei5 me voltazh të ultë, por vendimi kapak gjasa të ndryshojë në mundësinë e zgjedhjes së videos së integruar që ofrohet nga Intel, kundrejt Air që ka zakonisht një GeForce 320M më të shpejtë.

Ultraportabili do të duhej të jetë më i ngadalshëm në magazinim të të dhënave, pasi që do të bazohet në një HDD 320GB, por një minimum prej 4GB RAM ka gjasa që të shpejtojë disa dallime në shpejtësinë e magazinimit. Dizajni i Lenovo nuk është aq i mprehtë kështu që ka hapësirë për Ethernet, HDMI dhe VGA, si dhe mundësi për dy porte USB, por në anën tjetër ka bateri vetëm 4 qelizore kështu që do të funksionojë për një periudhë më të shkurtë kohore sesa laptopët e Apple.

Lenovo është duke tentuar që të tërheq konsumatorët me një dizajn më të avancuar të punuar nga alumini-magnezi dhe me ngjyra metalike. Vendimi për performancën minimale mund të vendos çmimin nën 1,000 dollarë, por deri më tani asnjë detaj rreth datës së paraqitjes apo çmimit të saktë, nuk është bërë i ditur. Gjykuar nga imazhet paraqitja në treg nuk do të jetë larg.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/harduer/3697-lenovo_paralajmeron_konkurrent_te_te_riut_macbook_air.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/harduer/3697-leno ... k_air.html</a><!-- m -->

Print this item

  mouz sfidojnë ESC të fitojnë Leauge Cup
Posted by: Jo :) - 03-28-2021, 07:40 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (5)

mousesports janë kurorëzuar si kampionë të ESL German League Cup Summer me një fitore prej 2-0 kundër ESC Gaming.

Me zëvëndësuesin Max "ODIE" Knappe që mbronte ngjyrat e Finn "karrigan" Andersen në mousesports, pasi lojtari danez kishte një test ditën e ndeshjes, u mendua se mouz do ta kishin shumë të vështirë betejën për të fituar trofeun.

mouz treguan një lojë ofansive fantastike në de_nuke, duke mbyllur pjesën me 11-4. ESC Gaming iu desh të mbyllte shumë vrima për të mos i lejuar mouz drejtë fitores, por ajo gjë nuk ndodhi pasi mouz vazhduan rritmin e tyre dhe përmbyllën mapën e parë me 16-4.

Në de_dust2 gjërat ishin shumë më të pa qarta, ku filloi me mouz si terroristë duke mbyllur pjesën e parë në favorin e tyre me 8-7. Pjesa e dytë ishte shumë interesante ku nuk shihte fitues deri në fund, por mouz treguan eksperiencën e vetë emrit të kompanisë duke i marrë më të mirën ESC Gaming për të fituar në tërësi ndeshjen me 16-13 dhe 2-0 në mapa.

[Image: unledsfw.png]

mouz do të luajë finalen e EPS Summer sot, poashtu kundër ESC Gaming, ku në këtë ndeshje do të mund të shohim të rikthyerin Finn "karrigan" Andersen.

Print this item

  Fabregas \\ Arsenal \\ Firme Sporti
Posted by: Radeci - 03-27-2021, 05:38 PM - Forum: Punimet - Replies (2)

Qe qitu ni Firme Per Sport nashta ju pelqen qa po thoni ju:

[Image: fabregasu.png]

Kommentonni Mos Pritonni

Print this item