Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 37814 online users.
» 0 Member(s) | 37810 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Facebook

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 224
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 583
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,387
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,418
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Windows 8: Çka, qysh, tek...
Posted by: iceboy - 03-26-2021, 07:16 PM - Forum: IT Zone - Replies (11)

[Image: b5f69f.jpg]

Microsoft demonstroi demon e parë publike të Windows 8 gjatë ditës së mërkurë dhe më besoni kur ju them se nuk u duk si një sistem operativ Windows që e kemi njohur këto vite.

Versioni i radhës i Windows 8 do të jetë një ndryshim radikal prej këtij që po shfrytëzoni sot, dhe do të jetë i bazuar përreth ekraneve të ndjeshme në prekje.

Çka demonstroi Microsoft me Windows 8?

Microsoft tregoi sesi Windows 8 do të punojë edhe në tablet edhe në PC tradicional. Pamja kryesore e sistemit operativ është e mbushur me panele të mëdha të ndjeshme në prekje, që ngjasojnë me katrorët e përdorur në Windows Phone 7, dhe prej këtu ju mund të shtypni apo rrëshqisni prej njërit në tjetrin panel, për të hapur ndonjë aplikacion të caktuar. Por nën këtë shtresë të prekjes qëndron Windows-i i vjetër, me një shirit të detyrave, menaxher të skedarëve dhe ikonat e zakonshme.

Si punon ndërfaqja e prekjes?

Prej menysë start, që tregon informacione bazë si kohën dhe numrin e e-maileve që nuk janë lexuar, përdoruesit mund të shfletojnë nëpër ekran dhe përmes katrorëve sikurse në Windows Phone 7, duke lëshuar aplikacione që tregojnë disa informacione të vogla brenda kutive. Përdoruesit nuk kanë nevojë as të klikojnë në një aplikacion të motit për të shikuar temperaturën e tanishme.

Përdoruesit mund të kalojnë prej një aplikacioni të hapur në një tjetër aplikacion pa asnjë problem. Dhe këtu ka edhe një prej veçorive më të bukura të Windows 8: Kur shfletoni në një aplikacion të ri, ju mund ta ngjitni atë afër aplikacionit që momentalisht është në funksion. Kjo mundëson lëshimin e dy aplikacioneve në të njëjtën kohë – gjë që asnjë tablet ekzistues nuk mund ta bëjë.

Si punojnë aplikacionet në Windows 8?

Microsoft thotë se ka krijuar një lloj të ri të aplikacioneve për Windows 8 duke përdorur HTML 5 dhe Javascript, dhe ato nuk do të jenë sikurse aplikacionet që gjeni në një tablet. Një aplikacion i motit tregon parashikimin e motit për pesë ditë. Një aplikacion për lexim të lajmeve dhe shfaq disa fotografi të vogla në panele të mëdha, katrore. Microsoft gjithashtu ka demonstruar edhe IE10, që është përshtatur për shfletim në prekje. Microsoft do të shpërndajë këto aplikacione përmes dyqanit të saj që do të jetë në versionin e ri në Windows 8, por për të cilin nuk ka detaje. \

E çka bëhet me Office apo Photoshop?

Ato ende do të punojnë. Nëse njëra prej tyre vihet në funksion do të shihni një pamje më të njohur për ju të Windows. Sipas All Things Digital, Windows’i klasik do të paraqitet me një asistencë të vogël për të ndihmuar prekjet me gisht, por nuk do të jenë të përshtatura në të njëjtën formë sikurse ato që janë punuar me HTML5 Javascript. Në anën tjetër aplikacione tjera si Photoshop mund të punojnë pa problem sikurse aplikacionet e Windows 8.

Windows në ARM?

Pajisjet me bazë në ARM do të jenë të kufizuara më aspektin e ndërfaqes së ndjeshme në prekje që shfrytëzohet nga Windows 8, por Microsoft nuk ka bërë ndonjë shpjegim në lidhje me këtë. Në fakt, Microsoft së fundi ka hedhur poshtë pretendimet e Intel se cilat aplikacione do të punojnë në sistemet me Windows që bazohen në çipat ARM.

Kur do të paraqitet Windows 8?

Microsoft CEO Steve Ballmer ka thënë se Windows 8 do të lasnohet në vitin 2012, por detaje më të sakta do të ketë vetëm në muajin shtator, kur Microsoft do të mbaj një konferencë për zhvillues.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/softuer/4857-Windows-qysh-tek.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/softuer/4857-Wind ... h-tek.html</a><!-- m -->

Print this item

  eSportsKosova File Hosting
Posted by: WeapoN - 03-26-2021, 03:43 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (122)

[Image: ?di=L1DI]
Pas nje kohe te gjate qe nga risi`ja e fundit tani eSportsKosova me mburje prezenton sherbimin me te fundit te quajtur "eSportsKosova File Hosting"

eSportsKosova File Hosting eshte sherbim per hostimin e fajllave qe kryen funksionin e njejt sikurse Rapidshare, Hotfile, Fileserve, Megaupload etj. Arsya kryesore e inicatives per hapjen e sherbimit per hostimin e fajllave u kon ankesa e antarve n`forum se nuk po munen me shpernda fajlla me lehtsi me njoni-tjetrin per arsye t`limitit (premium account) neper webat qe i ceka ma lart. Pasi qe ma heret e kena tejkalu problemin per shperndarjen e fotove me sherbimin ESK IMG tash e tutje me sherbimin e ri ESK FILE skena me pas problem me shpernda me njoni tjetrin fajlla me madhsi deri ne 1 GB dhe ne formate te shumta te fajllave. Ne ESK FILE do te ofrohen 2 sherbime te ndryshme 1. sherbimi per vizitore dhe 2. sherbimi per antaret (qe regjistrohen) dallimi n`mes ktyne 2 sherbimeve osht shum i madh pasi qe sherbimi per vizitore ka limite te shumta si psh, nuk i lejohet vizitoreve qe te uploadojne (ngarkojne) fajlla ne te gjitha formatet e fajllave por vetem ne disa formate me kryesore te cilat do ti shihni me posht dhe vizitoret mund te uploadojne max 2 fajlla pernjeher, poashtu vizitoret mund te uploadojne (ngarkojne) fajlla me madhsi max 500 MB, ndersa antaret e regjistruar mund te uploadojne ne pothuajse te gjitha formatet e njohura te fajllave dhe me madhsi maksimale 1 GB (por madhesia maksimale ndrron sipas formatit te fajllit) te cilin poashtu do ta shihni me posht dhe mund te uploadojne max deri ne 3 fajlla pernjeher.


[info]Shpejtesia e downloadit eshte PA LIMIT pra fajllat e uploaduar to te downloadohen ne shpejtesine maksimale qe e ka serveri[/info]

Print this item

  After Design | LLogo
Posted by: EskimO. - 03-26-2021, 01:35 PM - Forum: Punimet - No Replies

Qito dit spata qka me ba e bona ni llogo tRe per After Design,besoj qe ju pelqen.

[Image: 25pst8k.jpg]

Print this item

  Frakton: Pas Halucit, vjen Bubrreci!
Posted by: ArlindXh - 03-26-2021, 11:12 AM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: f.0601113503341_210.jpg]
Njëra ndër lojërat e pakta interaktive të krijuara nga zhvilluesit shqiptar, Haluci, përveç rrjeteve sociale, po bën shumë bujë edhe në mediat vendore, por edhe ato rajonale.
Krijuesi i lojës Haluci dhe njëkohësisht themeluesi i kompanisë interaktive kosovare Frakton, Mentor Paçarada, në një intervistë për Radio Dukagjinin sot në mëngjes, ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj loje, por edhe ka paralajmëruar edhe lojëra të reja të cilat do të zhvillohen nga kjo kompani.

Ideatori dhe krijuesi i lojës Haluci, Mentor Paçarada tha për Radio Dukagjinin se Frakton po punon edhe në katër lojëra të reja elektronike, ndërsa siç thotë ai, shkak i krijimit të këtyre lojërave është pikërisht Haluci, i cili hapi shumë dyer të reja për Frakton.

Ai tha se pas lansimit të Halucit ka pasur shumë oferta nga programues të rinj, të cilët kanë talent në krijimin e lojërave elektronike, ndërsa po ashtu ka pasur edhe shumë oferta nga kompani të huaja, të cilat kanë kontaktuar Frakton-in për ndihmë dhe partneritet në zhvillimin e projekteve të ngjashme si Haluci.

“Deri më tani, Haluci në Facebook ka arritur të grumbulloj më shumë se 16.000 lojtar të cilët kanë luajtur më shumë se 200.000 lojë, dhe ky është një rekord i madh dhe i rëndësishëm për ne” ka thënë Paçarada.

Ai po ashtu e bëri të ditur për lojtarët e Halucit, se kur ata të arrijnë ta dërgojnë Halucin nga qielli në tokë, do të kenë një befasi shumë të mirë, por gjatë këtij sqarimi ai nuk e zbuloi befasinë. Ndërsa të gjithë lojtarët që arrijnë të jenë në mesin e top-dhjetëshes më të mirë, do të shpërblehen me nga një dhuratë, e cila atyre do t’u dërgohet në shtëpi.

Loja tjetër e radhës, e cila do të publikohet së shpejti nga Frakton quhet Bubrreci, por për të nuk janë dhënë shumë detaje nga zhvilluesi i saj.

Për Bubrrecin është thënë se fillimisht do të lansohet në rrjetin social në Facebook, dhe më vonë, e njëjta do të jetë edhe në platformat mobile si Android dhe iOS. / KosovaByte / Telegrafi /

Print this item

  Hakersat Lulz Security sulmojnë kompaninë Sony
Posted by: ArlindXh - 03-26-2021, 11:11 AM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: f.0603101704391_210.jpg]
Një grup kakersash, të identifikuar si Lulz Security, kanë njoftuar se kanë sulmuar sërish rrjetin e kompanisë Sony, duke vjedhur më shumë se një million fjalëkalime, adresa të postës elektronike dhe informacione të tjera.
Lajmi i publikuar fillimisht në faqen e këtij grupi hakersh, ka bërëxhiron e botës, ndërsa vetë zyrtarët e Sony, janë shprehur të shqetësuar dhe kanë njoftur nisjen e hetimeve për këtë sulm.

“Me një impenjim të lehtë, ne patëm akses në GJITHÇKA. Pse i besoni një kompanie që nuk mbron informacionet e saj edhe ndaj këtyre sulmeve kaq të thjeshta? Me e keqja, është fakti se të dhënat e klientëve, që ne zotërojmë aktualisht, nuk ishin as të kriptuara. E meritonin një sulm të tillë”, - thuhet në komunikatën e grupit të hakersave Lulz Security.

Nëse ky sulm konfirmohet edhe nga Sony, atëherë ai është i dyti brenda një kohe mjaft të shkrutër. Në Prill një grup hakersash anonim, “goditën” rrjetin e lojrave PlayStation duke vjedhur të dhëna personale të përdoruesve të tij. /Telegrafi/

Print this item

  ECS prezanton librin elektronik me ngjyra
Posted by: ArlindXh - 03-26-2021, 11:09 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0601113208559_210.jpg]
Kompania ECS ka lançuar librin e tij të ri elektronik me ngjyra, modelin EB-850R, gjatë panairit të Computex që po mbahet në Tajvan.
Ky libër elektronik, me një sistem operimi Android 2.2, ka një ekran 8-ich me prekje me përmasa 800 x 600, një processor Wondermedia 8650, një memorje të integruar opsionale nga 512 MB deri në 32 GB, por me mundësi rritje përmes kartës së memorjes microSD.

Ky tablet ka aftësinë të lexojë të pjesën më të madhe të formateve, përfshi këtu: PDF, FB2, TXT, ePUB,CHM etj… Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me çmimin e këtij libri elektronik, apo edhe për koston e tij. /Telegrafi/

Print this item

  Kosova do të marrë pjesë në Mozilla Balkans meet-up
Posted by: iceboy - 03-26-2021, 10:13 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=Mozilla_communities_5...cle_medium]

Më 4 dhe 5 qershor, në Sofje të Bullgarisë do të mbahet takimi i tretë me radhë i komuniteteve të Ballkanit që janë pjesë e Mozilla Europe. Duhet të theskohet se në këtë ngjarje Kosova do të ketë përfaqësuesin e vet, ndërsa nga Shqipëria nuk do të ketë përfaqësues.

Përfaqësuesit udhëheqës që janë pjesë e komuniteteve në Ballkan janë të ftuar dhe të financuar nga Mozilla Europe për të marrë pjesë në këtë ngjarje dy ditore.

Qëllimi i këtij takimi është që t’u mundësohet komuniteteve të Mozilla-s në Gadishullin Ballkanik për të shkëmbyer dhe mësuar nga përvojat e secilit në punën e tyre në projekte të Mozilla-s, duke përmirësuar bashkëpunimet për të ardhmen dhe të punojnë në çështje të caktuara, të mbështetura në takimin e kaluar të mbajtur në Lublanë të Sllovenisë, ku gjithashtu edhe Kosova ishte e përfaqësuar nga dy anëtarë të Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur, Heroid Shehu dhe Gent Thaçi. Gjatë këtij viti, Kosova përfaqësohet nga anëtari tjetër i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur, Altin Ukshini.

Përveç Kosovës, në këtë ngjarje do të kenë përfaqësues edhe vendet si Bosnia, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Ky takimi i tretë do të jetë një mundësi për të pasqyruar marrëveshjet, sfidat dhe mundësitë e komuniteteve gjatë një viti.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/lajmet/4856-Kosova-marr-pjes-Mozilla-Balkans-meet-.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/lajmet/4856-Kosov ... meet-.html</a><!-- m -->

Print this item

  RG-Esports humb ekipin e CS
Posted by: Jo :) - 03-25-2021, 10:44 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (20)

Markus "pronax" Wallsten tha për HLTV.org se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë larguar nga organizata RG-Esports.

Vendimi vjen papritur pasi vetëm para dy muajve ekipi i morr nga RG-Esports pas largimit nga alchemists Unleashed.

Gjatë kohës së qëndrimit me ogranizatën me bazë suedeze, ata përfunduan në vendin 3-4 në Xperia PLAY, duke ndarë çmimin me mTw.

[Image: 1303495699.12.jpeg]

Ekipi skandinav momentalisht janë duke marrë pjesë në ICSC 8 league, duke u kualifikuar për në fazën e dytë të grupe së bashku me Frag eXecutors në krye të grupit të tyre.

Markus "pronax" Wallsten nuk dëshiroi të flasë më shumë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërme me këtë ekip, por tha se destinacioni i ri i ekipit do të bëhet i ditur shumë shpejtë.

RG-Esports kishte këtë përbërje:

[Image: se.png] moddii
[Image: se.png] BARBARR
[Image: se.png] pronax
[Image: no.png] kalle
[Image: no.png] tacky

Print this item

  Video: hellzERk vs SK Gaming
Posted by: Jo :) - 03-25-2021, 10:28 PM - Forum: Zbavitje - Replies (8)

Këtu kemi një video të rradhës nga eventi Intel Challenge Super Cup 8, ku ylli norvegjez nga ekipi i alchemists Martin "hellzERk" Solbakken performojë një aksion të përkryer kundër gjigandëve suedezë SK-Gaming.

Solbakken menaxhon momentin duke vrarë katër lojtarë kundërshtarë me famas-in e tij tek dera e vogël në de_nuke. Edhe pse alchemists patën shumë raste të bukura në këtë ndeshje, ata në fund u mposhtën me 16-13 nga SK Gaming.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=_mB8IiNxtN0[/youtube]

Print this item

  I AM PROUD TO BE MUSLIM | WALLPAPER
Posted by: bardhmurti - 03-25-2021, 08:52 PM - Forum: Punimet - Replies (16)

Ni wallpaper i thjesht i am proud to be muslim

v1.
[Image: ?di=QTU6]

v2.
[Image: ?di=C6AL]

Print this item