| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 46632 online users. » 0 Member(s) | 46629 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 224
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 583
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,387
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,417
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| Sekreti i marijuanes. |
|
Posted by: RaydeN - 03-25-2021, 07:30 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative
- Replies (1)
|
 |
![[Image: ?di=LFUQ]](http://esportskosova.net/img/?di=LFUQ)
Sot akoma flitet për ndalimin apo legalizimin e marijuanës, apo më qartë të kanabisit, por mbase jo të gjithë e dinë arsyen e vërtetë pse kjo bimë konsiderohet si kërcënim për shoqërinë. Asyeja nuk ka fare të bëjë me efektet e saja mbi mendjen e trupin, kanabisi nuk është një kërcënim për shoqërinë civile, por për sistemin ekonomik që bazohet mbi naftën, mbi alkolin, mbi industritë e duhanit, mbi derivate kimike të naftës. E vërteta është se nëse marijuana do përdorej në të gjitha aspektet e saja e të shfrytëzohej për larminë e karakteristikave të saja, do hynte në tregun botërorë për t’a shkatërruar atë, pasi do krijonte një sistem të bazuar mbi burime natyrore e të pashtershme. Për t’u mbrojtur nga pasojat e hyrjes së marijuanës, të ngjashme me ato të një lufte botërore, sistemi ka krijuar një dizinformacion të madh mbi një bimë të gjithanshme në ekstrem që është në gjendje të prodhojë një larmi materialesh e burimesh energjie. Mbi të gjitha duhet ditur se fjala marijuana është krijuar për të treguar një narkotik e për të harruar emrin e vërtetë që është ai i kanabisit, kanëpës (kërpit). Nga kjo është e mundur të nxirren lëndë të para për prodhimin e letrës, të pëlhurës, rrëshira të veçanta me të cilat mund të japin vernik e derivate petrolkimike: mbi të gjitha të karburantit natyror, një plastikë që është 10 herë më e fortë se çeliku. Më tej, nga ajo mund të nxirren materiale ndërtimi, ushqim për kafshët, ilaçe natyrore e miell për ushqime. Kështu, kërpi, e njohur nga njeriu prej mbi 200 vjet si një bimë e fisme, dhe një burim i pashtershëm lëndësh industriale e energjitike. Fakti se njeriu e ka përdorur gjithmonë në sistemin e tij ekonomik egzistojnë shumë prova, por lobet e naftës e kanë fshehur krejtësisht këtë pjesë të historisë dhe ka humbur ajo traditë e lashtë mbi të cilën bazohej zhvillimi e evolucioni i njeriut. Në fakt, Enciklopedia Britanike është shtypur për 150 vite në letër kërpi, të gjitha librat shkollor deri në 1880 botoheshin në kërp, e përdorej për të paguar taksat në Amerikë që në 1631. Presidentat më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, si George Washington, Thomas Jefferson e baballarët e tjerë themelues lëvronin kërpin, Benjamin Franklin kishte një ndër të parët mullinj letre në Amerikë dhe kultivonte kërpin. Biblat e para, hartat, tabelat, kartat e para të Deklaratës së Pavarësisë e Kushtetuta janë të bëra nga kërpi, po nga kërpi ishte dhe flamuri i parë i Shteteve të Bashkuara. Më 1916 Shtetet e Bashkuara shpallën një dekret më të cilin vendos që letra mund të bëhej nga kërpi dhe nuk duhej prerë më asnjë pemë: raporti vendoste se për çdo akër kërp, duheshin kultivuar 4 pemë. Me rrëshirën e kërpit prodhoheshin vernikët e parë, dhe modeli i parë T i Henri Ford ushqehej me karburant të nxjerrë nga kërpi, dhe vetë makina u ndërtua nga plastika e kërpit. Nëse e gjitha kjo është e vërtetë, atëherë përse një bimë është vënë jashtë ligjit? Kultivimet e kërpit nuk dëmtojnë ambientin, ndjekin një cikël jete biologjike prandaj është e pashtershme, redukton ndotjen dhe mund të rritet në çdo lloj toke. Rrënjët e gjata depërtojnë e çajnë dheun për t’a lënë në gjendje të përsosur për korrjen e vitit të ardhshëm: shkurrja është e hollë dhe ngrihet nga toka pa u sulmuar nga barishtet e parazitët. Që në fillimet e këtij shekulli kërpi ishte zgjedhur nga shoqëritë e mëdha si një burim lënde të parë. Në 1937, Dupont patentoi proçeset për të bërë plastikën nga nafta e karboni, dhe aty diçka ndryshoi. Raporti Vjetor i Dupont i këshilloi aksionerët e vet të investonin në divizionin e tij të ri petrolkimik, e angazhuar në prodhimin e lëndëve sintetike si plastika, celofani, celuloidi, metanoli, nailoni, rayon, Dacron, etj., të gjitha produkte të preardhura nga nafta. Industrializimi natyror i kërpit do kishte shkatërruar 80% të bizneseve të Dupont. Aksionerët e petrolkimikëve ia dolën të arrinin tek qeveria, duke krijuar lobe, e përpiluan raporte shkencore që deklaronin se kërpi ishte i rrezikshëm, por mbi të gjitha një kërcënim për ndërrmarrjet e tyre për miliarda dollarë: rreziku i madh u quajt “marihuana” duke përdorur një fjalë të palatuar meksikane mjaft e çudishme dhe egzotike, në mënyrë që të mbetej në gjeneratat e ardhshme si një drogë. Papritmas filloi të ushqehej një fushatë mediatike kriminalizimi, duke e treguar “marihuanën” si shkaktare aksidentesh të shumta vdekjeprurëse. Më 14 prill 1937, u nxor kështu ligji që ndalonte Prohibitive Marihuana Tax Law nga ana e House Ways and Means Committee, ku mes pjesëtarëve ishte dhe një udhëheqës i Dupont. Kështu Kongresi ndaloi kërpin pasi u përcaktua si një narkotik që dëmtonte mëndjen dhe shpirtin e njeriut, duke shkatuar shtrembërimin e realitetit dhe një instikt dhune.
|
|
|
| 5 GJËRA QË LINUX I BËNË MË MIRË SESA MAC OS X |
|
Posted by: ReY - 03-24-2021, 08:04 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: testbtf.jpg]](http://img233.imageshack.us/img233/6261/testbtf.jpg)
Dihet se Windows është i pranishëm qysh kaherë dhe ka një dominim shumë të madh në të treg, dhe natyrisht ka pak gjasa që dikush të vë në pikëpyetje me seriozitet meritat e këtij sistemi operativ, vetëm në rast se bëhet fjalë për çmimin, problemet e sigurisë dhe kodin e mbyllur.
Apple OS X në anën tjetër është diçka tjetër. Edhe pse janë një minoritet, adhuruesit e Mac janë pasionantë dhe mjaft të zëshëm për ta bërë të qartë se Apple duhet të bëjë diçka ashtu si duhet – qoftë nëse ajo “diçka” ka të bëjë apo jo me teknologjinë.
Por duhet ta them (është mendimi im) se suksesi i Mac është çështje e marketingut. Këta njerëz vërtetë investojnë në marketing të produkteve të tyre, dhe kjo natyrisht që zgjon kureshtjen tek konsumatorët. E Windows? Kush ka nevojë për marketing kur e ka tërë atë treg që vetvetiu i bënë marketing..
Por të lëmë anash Windows-in, sepse nuk kemi punë me të kësaj radhe… Tash për tash është në pyetje dueli Linux – Mac OS X, sepse sistemi operativ me kod të hapur ka shumë gjëra që i bënë më mirë se Mac OS X. Nëse po tentoni të vendosni për një platformë, këta faktorë të mposhtëm ia vlejnë të shqyrtohen:
1. Siguria
Mac ka një bazë shumë më të vogël të instalimit t ë Windows, që do të thotë se ka efekti të monokulturës dhe është më pak atraktiv për të tërhequr hakerë të dëmshëm, por Linux është bosi i bosave kur bëhet fjalë për siguri.
Në rend të parë vjen leja: Përdoruesit e Linux nuk fitojnë në mënyrë automatike privilegjet e administratorit në kompjuterin e tyre, që do të thotë se virusat dhe malaware nuk kanë qasje në mënyrë automatike në çdo gjë. Pra kur një kompjuterë përfshihet nga viruset, shumica e malware mund të arrijë vetëm deri në pikën sa të bëjë mbeturina nga skedarët lokal të përdoruesit dhe programet e tij.
Në anën tjetër me Windows, shkatërrimet që sjellin viruset e tipet e ndryshme të malware mund t’i paramendoni. Vetëm ju duhet të bindni një përdorues që të klikojë mbi diçka dhe u kry puna. Kështjella (kompjuteri) me gjithë çelësa është në duar të hakerit.
Mos mendoni se Apple i ka punët më mirë. Apple në fakt është gjithashtu i ndjeshëm ndaj viruseve e hakerëve, por realisht është sistem edhe më i ndytë se Windows. Të vetmit që mund të shohin lëshimet në kod janë vet inxhinierët e Apple, që natyrisht kanë prioritetet e tyre dhe oraret e punës.
Me Linux në anën tjetër, është një botë e përdoruesve që ekzaminojnë kodin çdo ditë. Madje edhe në Kosovë e Shqipëri ka të tillë. Nuk është çudi se lëshimet në Linux gjinden dhe arnohen shumë më shpejtë.
Së fundi është gjetur se Apple madje tejkalon dukshëm edhe Windows-in për sa i përket numrit të lëshimeve të sigurisë të lidhura me produktet e saja.
2. Gjithçka sipas qejfit
Është e kuptueshme që disa përdorues dëshirojnë të jetojnë në një kopsht të ngushtë të rrethuar me mure të zbukuruara me lule, dhe janë të përbetuar të bëjnë atë që iu thotë Apple. E shumë të tjerë, nuk pranojnë assesi kufizimet e Apple.
Me Linux, virtualisht çdo gjë mund të konfigurohet dhe rregullohet sipas dëshirës, që i bie shkurt se ju mund të bëni çdo gjë. Nuk po ju pëlqen desktopi GNOME me të cilin vjen Ubuntu? Provoni KDE ose një tjetër. Zgjidhja është në duart tuaja, ashtu siç duhet të jetë.
3. Hardueri
Realisht OS X e Windows, janë shumë të kufizuar kur bëhet fjalë për harduerin në të cilin punojnë. Ata kërkojnë harduerin më të fundit dhe më të mirin për të punuar si duhet. Nëse tentoni diçka më pak, rezultati do të jetë i keq. Shumë i keq…
Një prej virtyteve të mahnitshme të Linux në anën tjetër është aftësia e tij për të punuar në pothuaje çdo gjë. Në fakt ka versione të Linux të dizajnuara edhe për ambiente shumë të kufizuara kompjuterike, siç është Puppy Linux dhe Damn Small Linux.
Me OS X, Apple ju thotë çfarë hardueri duhet të keni, kurse me Linux, ju thoni kjo është ajo që kam dhe shkojmë tutje.
4. Besueshmëria
Bllokimet e sistemit dhe mosfunksionimi janë realisht një fakt i jetës së një përdoruesi të Mac, por Linux ofron një përvojë krejt tjetër. Shumë përdorues të Linux, nuk kanë përjetuar mosfunksionim të paplanifikuar. Nuk është çudi, pse Linux është zgjidhja më e shpeshtë si sistem operativ për serverë. Po të kishit biznes athua sa do t’ju kushtonte mosfunksionimi i serverëve në ditët e sotme?
5. Çmimi
A Apple po ju duket a? Linux është pa pare, nuk kushton asgjë, asnjë cent, as një euro për një kopje ilegale në rrugët e Prishtinës. Është sistem operativ legal që mund të shkarkoni pa pagesë prej ueb faqes zyrtare. Mac? Në fakt ka çmim edhe më të lartë se Windows. Nuk po i hyjmë kësaj pune…
Duhet të themi se asnjë sistem operativ nuk është i përkryer. Por Linux ka shumë avantazhe në krahasim me konkurrentët e tij, kështu që provojeni dhe binduni. Sidomos nëse keni një biznes Linux mund të reduktojë dukshëm kostot, e këtë e kanë vërtetuar edhe shumë studime./pro-ks.com
|
|
|
| cArn: "Do të rikthehemi më të fortë se kurrë!" |
|
Posted by: Jo :) - 03-24-2021, 07:33 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (11)
|
 |
Pas largimit të Marcus "Delpan" Larsson nga ekipi i fnatic, drejt rivalëve të përbetuar SK Gaming, fnatic janë në kërkimin e një lojtari të ri.
Pas raporteve ditë më parë se tani më ish-lojtari i fnatic, Marcus "Delpan" Larsson se do të kalojë në ekipin e SK Gaming, ato raporte u shëndrruan të vërteta dhe lojtari në fjalë ju bashkua ekipit të SK Gaming, ku dhe u pa duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në dy ndeshjet e fundit të tyre.
Menjëherë pas këtij largimi të papritshëm të Larsson, kapiteni i fnatic dhe legjenda suedeze Patrik "cArn" Sättermon dha një koment në profilin e tij privat në facebook, duke thënë këto fjalë:
"Përshëndetje të gjithëve, shpresoj që të jeni mirë! Unë momentalisht jam në Computex të Tajvanit dhe ndërkohë nuk ka pasur kohë të mjaftueshme t'i përgjigjem pytetjeve tuaja. Të ju them këtë gjë të gjithëve: Ne do të rikthemi shumë shpejtë dhe më të fortë se kurrë, këtë do ta shihni në ditët e ardhshme." tha Sättermon.
Pas këtij raporti të shkurtër nga kapiteni i ekipit fnatic që nuk ka dhënë ndonjë emër se kush do të jetë lojtari i pestë i fnatic, a mendoni se pas disa raporteve ditë më parë, Rasmus "Gux" Ståhl mund ti rikthehet përsëri ekipit të fnatic apo do të jetë ndonjë lojtar tjetër?
Qëndroni me ne për të mësuar më shumë për të mësuar lojtarin e fundit që do t'i bashkohet ekipit më të mirë të vitit 2009.
|
|
|
|