| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1947 online users. » 0 Member(s) | 1943 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 193
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| Pentagoni: Bomba kunder cdo sulmi kibernetik |
|
Posted by: Mister-X - 03-24-2021, 10:33 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Bomba, plumba e raketa. Kjo do të jetë kundërpërgjigja amerikane tani e tutje ndaj kujtdo vendi që sulmon kibernetikisht kompjuterat e administratës së SHBA-së.
Sipas këtij dhe nisur nga rrezikshmëria që përbëjnë sulmet kibernetike, Pentagoni duket se ka vendosur të barazojë cdo agresion virtual me atë tradicional.
Doktrina e re e Pentagoni, sipas Wall Street Journal, parashikon mundësinë e një përgjigjeje me bomba e avionë kundrejt atij shteti që sulmon “virtualisht” Amerikën.
Vendimi vjen pas një sërë sulmesh që kanë pësuar rrjetet kompjuterike të administratës amerikane që kanë rritur edhe mundësinë e daljes së materilave sekrete nga zyrat e mbrojtes dhe të inteligjencës së SHBA-së.
Gjithsesi, rrjedhja më e madhe e informacionit mbetet ajo e shkaktuar nga Wikileaks. Për cështjen në fjalë ndodhet nën hetim një ushtarak amerikan që kishte akses në rrjetin e brendshëm të komunikimit të diplomacisë amerikane në mbarë botën.
/Top-Channel.Tv/
|
|
|
| Apple WWDC 2011, do të sjellë iCloud, iOS 5 dhe Mac OS X Lio |
|
Posted by: iceboy - 03-24-2021, 09:38 AM - Forum: IT Zone
- Replies (2)
|
 |
Apple ka bërë të ditur se në kuadër të konferencës së saj World Wide Developer Conference (WWDC) që mbahet me 6 qershor 2011 do të shpalos shërbimin e saj të ri iCloud, dhe përkrah tij do të shpaloset dhe Mac OS X Lion plus versioni më i fundit i iOS, iOS 5.
Apple po e përshkruan shërbimin e ri iCloud si ofertën e ardhshme për shërbime cloud të Apple, e cila në fakt ende mbetet e mangët sa i përket detajeve por sipas të gjitha gjasave gjatë konferencës ne do të arrijmë të mësojmë më shumë dhe t’ju ofrojmë detaje tjera.
Gjithashtu në kuadër të WWDC 2011 do të paraqitet edhe gjenerata e tetë e Mac OS X, Lion; pastaj iOS 5 që është versioni më i fundit i sistemit operativ të avancuar mobil të Apple që fuqizon iPhone, iPad, dhe iPod Touch, si dhe disa gjëra tjera.
Burimi:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/analiza/vezhgim/4842-Apple-WWDC-2011-sjell-iCloud-iOS-dhe-Mac-Lion.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/analiza/vezhgim/4 ... -Lion.html</a><!-- m -->
|
|
|
| Playstation 4, nuk do t’i mungojë tregut |
|
Posted by: iceboy - 03-23-2021, 12:56 PM - Forum: IT Zone
- Replies (3)
|
 |
Sony ka deklaruar se Playstation 4 do të paraqitet në treg gjatë viteve të ardhshme, ndërsa Playstation 3 do të jetë platformë aktive edhe pas vitit 2016.
Vetëm disa muaj më parë, Playstation 4 nuk ishte as në mendjen e Sony, së paku sipas udhëheqësit të SECA (Sony Computer Entertainment Kaz Hirai).
Por tani, hesapet kanë ndryshuar. Puna në lidhje me platformën e radhës Playstation duket se kanë filluar, dhe këtë gjë e potencon technologizer.com duke aluduar në komentet e bëra nga zëvendës presidenti dhe CFO i Sony, Masaru Kato. Komentet e tij janë paraqitur kur është pyetur në lidhje me hulumtimet e mëtutjeshme dhe kostot zhvillimore prej investitorëve.
Video konzolat e radhës nga Sony,që në këtë pikë nuk ka emër apo datë të paraqitjes në treg, nuk do të ketë për investim aq të madh që është dashur të bëhet për ta bërë PS3-in profitabil. Jared Newman nga technologizer.com, shton më tej se gjërat tani po qartësohen dhe duket se do të shohim në treg edhe konzolat të reja nga Microsoft e Nintendo, ku kjo e fundit do të lansoj një pasardhës të Wii në vitin 2012, kurse Microsoft duket se po punon në versionin e radhës të Xbox 360.
Burimi:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/harduer/4839-Playstation-nuk-mungoj-tregut.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/harduer/4839-Play ... regut.html</a><!-- m -->
|
|
|
| Në Prishtinë do të mbahet PR Summer Tweetup |
|
Posted by: iceboy - 03-22-2021, 05:20 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Më 4 qershor, 2011, në Prishtinë do të mbahet një takim në mes të cicëruesve shqiptarë të rrjetit Twitter, takim ky i cili quhet PR Summer Tweetup.
Kjo është hera e dytë që organizohet një ngjarje e këtillë, e cila grumbullon një numër të cicëruesve shqiptarë, të cilët kryesisht janë mjaft aktivë në rrjetin Twitter. Vitin e kaluar kjo ngjarje është mbajtur në fund të muajit korrik dhe ka pasur një numër të cicëruesve shqiptarë, të cilët e shfrytëzuan rastin që të njoftohen në mes vete.
Për dallim nga rrjeti Facebook, Twitter është jo edhe aq i përhapur tek shqiptarët, por ka shqiptarë të atillë që e parapëlqejnë shumë cicërimin në Twitter dhe cicërimat që i bëjnë në Twitter i dërgojnë automatikisht edhe në Facebook. Kohëve të fundit ka filluar të rritet numri i cicëruesve shqiptarë, një numër prej të cilëve cicërojnë shqip duke përdorur fjalën kyçe #shqip, kurse disa cicërojnë në gjuhë të huaja.
Kjo ngjarje është paraqitur edhe në radhën e ngjarjeve në Facebook, ku vetëm deri tani 13 vetë kanë pranuar që do të jenë pjesëmarrës, duke marrë parasysh që para disa orëve është paraqitur ngjarja në Facebook. Në mesin e pjesëmarrësve janë figurat e shquara shqiptare si Betim Drenica, Kushtrim Xhakli, Mentor Paçarada, Milot Shala, etj. Nëse planifikoni që do të merrni pjesë, atëherë do të ishte mirë që ta pohoni pjesëmarrjen tuaj edhe në radhën e ngjarjeve në Facebook.
Ky takim mbahet në Prince Coffee House, duke filluar nga ora 18:00 dhe parashihet që të zgjas deri në ora 21:00. Nëse nuk e dini vendin se ku do të mbahet, klikoni ketu për t’i parë udhëzimet.
Burimi:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/lajmet/4836-Prishtin-mbahet-Summer-Tweetup.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/lajmet/4836-Prish ... eetup.html</a><!-- m -->
|
|
|
| Të burgosurit kinezë detyrohen të punojnë në World Warcraft |
|
Posted by: ArlindXh - 03-22-2021, 04:19 PM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
Rojet e burgjeve abuzojnë me të burgosurit duke i detyreuar këta të fundit që pas punës së krahut, të bënin lekë për ta në lojën World Warcraft në internet.
Ky skandal është publikuar nga gazeta britanike “The Guardian”, e cila ka zhvilluar intervistë me një prej të burgosurve në provincën Heliongjiang në juglindje të Kinës. Lui Dali, i cili sapo ka dalë nga burgu, thotë se pas punës së detyruar, gardistët kërkonin t’i bënim lekë në profilet e tyre në lojën në rrjet World Warcraft, në të kundërt ata na rrihnin.
“Ishim të paktën 300 të burgosur, që ishim të detyruar të punonim për ta. Qëndronim për rreth 12 orë para kompiuterit dhe thuajse nuk flinim fare gjumë. Bënim shumë lekë, që gardistët i kënbenin me të tjerë dhe përfitonin të mira materiale në jetën reale.”, - ka deklaruar Dali për gazetën britanike.
Mediat në kinë shkruajnë se pritet të ketë dënime të rënda për gardianët në provincën Heliongjiang, pas publikimit të këtij skandali, i cili ka bërë xhiron e botës. /Telegrafi/
|
|
|
| NVIDIA prezanton syzet e reja 3D |
|
Posted by: ArlindXh - 03-22-2021, 04:17 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
NVIDIA nuk ka menduar vetëm për të sjellë kartat e reja grafike, por këtë rradhë ka prezantuar syzet 3D Vision.
Ky model i ri syzesh, që po reklamohet së fundmi në qëndrën tregtare Computex në Taipei, të lejon të shohësh në teknologjinë 3D me çdo lloj kompiuteri, mjaft që të fusësh USB-në në portën e PC-së, laptopit apo edhe tabletit tuaj.
Ky prototip syzesh i NVIDIA do të dalë në treg në fund të Qershorit, ndërsa çmimi i tij është 149 $. /Telegrafi/
|
|
|
|