03-27-2021, 01:24 PM
Shtoni stilin e paraqitjes së kohës dhe datës në ekranin hyrës në Windows 7
Secila veçori e sistemit operativ Windows 8 dita-ditës po zbulohet. Kjo ka krijuar një interesim edhe tek vetë zhvilluesit për të krijuar aplikacione që sjellin funksione të ngjashme në Windows 7.
Ju mund të shtoni stilin e paraqitjes së kohës dhe datës në Windows 7, që do të përfshihet në Windows 8 në ekranin hyrës. Këtë mund ta bëni duke përdorur një aplikacion të quajtur 8 Clock and Date for Windows 7. Ky aplikacion ofron paraqitjen e kohës dhe datës në ekranin hyrës në Windows 7, duke mos pasur nevojë për ndryshim të sfondit të ekranit.
Ky ekran i veçantë i fillimit mund të bëhet sipas kësaj ecurie:
§ Shkarkoni dhe nxirrni skedarët nga follderi i paketuar.
§ Lëshoni skedarin setup dhe shtypni Install.
§ Herën tjetër kur ju kyçeni në Windows, ose e bllokoni ekranin tuaj, data dhe koha do të paraqitet. Në rast se nuk i shihni, klikoni sustën Ease Of Access.
![[Image: date_and_time_on_w7_logon_screen_600x713_159537460.png]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/date_and_time_on_w7_logon_screen_600x713_159537460.png)
Aplikacionet funksionojnë për sistemet operativë 32 bit, por për sistemet operativë 64 bit ju duhet të zëvendësoni skedarin Windows Ultiman.exe me një nga follderi nga i keni nxjerrë skedarët. Sigurohuni që ju e keni ruajtur një kopje të skedarit Ultiman.exe, nëse rastësisht diçka nuk shkon mirë.
Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per PcWorldAlbanian 2011
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




! UNe qishtu e kom qit edhe nPc tem ! FLM