Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1389 online users.
» 0 Member(s) | 1385 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467

 
  TouchPadi 7-inçësh në gusht?
Posted by: iceboy - 04-23-2021, 07:11 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 30-touchpad_3006111029_1.jpg]

HP ka zgjedhur prodhuesin e kontraktuar për tabletin e vet 7-inçësh të bazuar në webOS, dhe ky është Inventec, shkruan “Taiwan Economic News”. Tableti është i gatshëm për prodhim, ndërsa pritet që të fillojë të shitet kah mesi i gushtit, pohojnë burimet.

Rezolucioni i ekranit të TouchPadit 7” është 1024 x 768 pixelë, që është njëjtë sikurse në modelin tashmë të prezantuar 9,7-inçësh. Me modelin e ri 78-inçësh HP-ja do t’u bëjë konkurrencë tabletëve me Android me diagonale më të vogël të ekranit.

Inventec thuhet se ka marrë porosinë për rreth 400.000 dhe 450.000 copë TouchPad në muaj. Modeli më i madh 9,7” me çmim prej 500 dollarësh fillon të shitet në SHBA më 1 korrik. Për çmimet e modelit 7” nuk ka informata akoma.

Print this item

  Super Talent TeraDrive PT3
Posted by: iceboy - 04-23-2021, 07:10 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: Super-Talent-TeraDrive-PT3.jpg]

Super Talent iu bashkua prodhuesve të cilët në ofertën e tyre kanë SSD të shpejta të bazuara në gjeneratën e re të kontrollerëve dhe interfejsin 6-gigabitësh SATA. Bëhet fjalë për modelin TeraDrive PT3/

Ky SSD vjen me kontroller SandForce SD-2200, shfrytëzon MLC NAND flash memorie dhe përfshin përkrahjen për TRIM. Operacionet e leximit dhe shkrimit të të dhënave kryhen me shpejtësi prej më shumë se 500 MB/s. Ky nivel i performancave, para vetëm pak muajsh, kërkonte dy SSD në RAID, thekson prodhuesi.

Liferimi në tregun amerikan tashmë ka filluar, ndërsa ky SSD vjen në kapacitet prej 60, 120, 240 dhe 480 GB.

Print this item

  Procesorët 100-bërthamësh nga Tilera
Posted by: iceboy - 04-23-2021, 07:08 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 28-tilera_2806111530_1.jpg]

Kompania Tilera ka paralajmëruar një varg procesorësh deri në 100 bërthama me të cilët ka ndërmend t’i konkurrojë Intelit në fushën e serverëve të cilët merren me faqet e Internetit.

Çipat nga familja 64-bitëshe Tilera GX janë prodhuar me proces 40-nanometërsh, ndërsa kanë prej 36 deri 100 bërthama. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie me procesorët e tyre ata synojnë aplikime specifike ku nevojitet bandwidth i madh, si “data mining”, NoSQL dhe bazat e të dhënave në memorie. Në krahasim me procesorët e Intelit nga linja Sandy Bridge, procesorët e Tilera në këto aplikime do të duhej të kenë deri 10 herë performansa më të mira për vat.

Ekzemplarët provues të procesorët Tilera me 36 bërthama do të duhej të jenë në disponim gjatë korrikut, ndërsa versionet 64 dhe 100-bërthamëshe do të jenë në disponim në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu është paralajmëruar që gjatë vitit 2013 prodhimi i çipave do të kalojë në procesin 28-nanometërsh kur do të plasohen edhe procesorët me deri 200 bërthama.

Procesorët GX të Tilera përkrahin versionin 2.6.36 të Linuxit dhe janë kompatibilë me CentOS. Përkrahin po ashtu edhe gjuhët programuese standarde si C, C++, Java, PHP, Perl dhe Python, të cilat janë implementuar përmes compilerit GCC, i cili është përshtatur për arkitekturën e Tilerës.

Print this item

  Ura ma e madhe n Bot
Posted by: spadzxf - 04-23-2021, 05:11 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (25)

Ura ma e madhe n Bot n Kin shum fort ekishin ndreq !!!

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=BjO0KAnDQDw[/youtube]

Print this item

  Ka ndërmend të lus një milion njerëz t’ia dhurojnë nga një $
Posted by: withstyle - 04-22-2021, 04:23 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: ?di=S1NT]
Chris Coon 29 vjeçar nga New York-u planifikon që në katër deri në pesë vitet e ardhshme t’i lus një milion njerëz që t’ia dhurojnë nga një dollarë, shkruan Huffington Post.
Chris me anë të “eksperimentit sociologjik” siç e quan ai, dëshiron të grumbullojë para për ta blerë një shtëpi për dy vajzat e tij, të cilat momentalisht flenë në rrugë dhe konsiderohen si të pastrehë.

Prej fillimit të qershorit ai ka lutur 3.462 veta për nga një dollarë. Në faqen e internetit City Room kanë llogaritur se nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë shifrën prej një milion njerëzve do ta mbërrijë vetëm në vitin 2054.

Gjatë eksperimentit ai do të marrë shënime dhe për secilin që ia dhuron një dollarë Chris do ta shkruajë gjininë dhe kombësinë.

“Çdo ditë do të shënojë se sa njerëz kam pyetur, sa veta ma kanë falë nga një dollarë dhe sa kam shpenzuar”, tha Chris. Të gjitha të dhënat i publikon në faqen e internetit askamillion.com. Hulumtimin e tij nuk e konsideron lypje por “punë” që ka rregullat e veta.

“Nuk e filloj punën para orës 13 sepse njerëzit në mëngjes nguten për të shkuar në punë dhe nuk kanë kohë të më dëgjojnë. Nuk i mërzis njerëzit të cilët janë duke ngrënë sepse nuk është e hijshme, po ashtu nuk kërkoj para as kur jam në tren ose në stacionet e trenit”, tha Chris. Ditën e parë kishte lutur 500 veta për t’ia dhuruar nga një dollarë dhe “fitoi” 127 dollarë. Prej fillimit të operacionit ka grumbulluar 1205 dollarë. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=jVdgFD8sbu4[/youtube]

Print this item

  Facebook apo Google+, kush është më i mirë?
Posted by: iceboy - 04-22-2021, 02:37 PM - Forum: IT Zone - Replies (9)

[Image: d908cf.jpg]

Me debutimin e saj gjatë kësaj jave, Google +, rrjeti më i ri social i kompanisë Google, pashmangshëm krahasohet me Facebook.

Bazuar në atë që Google ka postuar në lidhje me rrjetin e saj social në internet, tashmë janë krijuar disa përshtypjet fillestare.

Google + riprodhon disa prej mjeteve më të popullarizuara Facebook, por shton një funksion të veçantë: video-komunikimin, i cili ende mungon në Facebook.

Google i referohet shërbimit të saj me video me emrin Hangouts. Disa miq të mund të bashkohen në një vend, dhe të komunikojnë me ueb-kamerat e tyre në blloqe të ndara përgjatë pjesës së poshtme të dritares.

[Image: d33d18.jpg]

Kutia e kryesore e videos e shfaq personin që flet më së shumti, ose më me zë, gjatë gjithë kohës. Hangouts gjithashtu mund të integrohet me YouTube.

Me Hangouts, Google + ka të paktën një avantazh teknologjik ndaj Facebook. Por ambiciet e kompanisë Google nuk synojnë tejkalimin e Facebook-ut menjëherë.

Google ka krijuar pengesa për aprovimin e llogarive të reja, ashtu siç ka bërë me disa nga produktet tjera të saj, duke lejuar fillimisht vetëm njerëz të cilët kanë qenë të ftuar nga miqtë e tyre për të përdorur Google +.

[Image: b6550b.jpg]

Google + gjithashtu ka një funksion special për foto, në të cilat vendos mundësi të mira për përdorimin e tyre me telefonat e mençur. Për shembull, fotografitë e marra nga një telefon Android mund të hidhen automatikisht në një folder privat online, diçka e ngjashme me iCloud të Apple.

Seksioni Circles në Google + është pothuajse funksion i ngjashëm me listën e miqve në Facebook.

[Image: 3b0810.jpg]

Çdo përdorues mund të organizojnë miqtë në kategori dhe njëkohësisht të kufizojë se cili grup e shikon cilin, në profilin e tij.

Me Circles, përdoruesit munden të dërgojnë mesazhe të caktuara për një grup të veçantë të miqve, siç janë vëllezërit e motrat ose miqtë e afërt, porosi këto të cilat ata nuk do të dëshironin t’i ndanin me pjesën tjetër të miqve ose pjesën tjetër të kontakteve.

Google + Huddle, është funksion i ngjashëm me Facebook Messages apo Groups që janë në këtë rrjet social.

Nëse keni pasur rastin të shihni ndonjërën nga prezantimet e Google +, na tregonis e çfarë mendoni, apo nëse besoni se rrjeti i ri social i kompanisë Google do të mund ta tejkalojë atë të Mark Zuckerberg, në të cilin shumica prej nesh jemi anëtarë. / Telegrafi /

Print this item

  -[Toturial]- Si ta shiqojm 1 map para se me hy ne CS
Posted by: Obsession - 04-22-2021, 02:05 PM - Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks - Replies (3)

-[Toturial]- By: LongNight

-Hi ESK !!! Big Grin

-Ket totu e kom bo per ESK ( Si ta shiqojm 1 map para se me hy ne CS ).


1.E downloadojm programin -[Kliko ketu per ta downloaduar]- ----->
BSP View 1.1.0
http://cs-fun-pro.com/programs/mapping/m...-1.1.0.rar

2. Klikon open

3. Pastaj zgjidhni map qe deshiron ta hapni (nese nuk don me hi ne cs edhe don me kqyr qfar map :lolSmile

4. Pastaj map del dhe mund te hecni ne map si kamer jo si ne cs


Me Respket
LongNight Per ESK

Print this item

  Lindi logo design!
Posted by: CowFite0 - 04-22-2021, 01:27 PM - Forum: Punimet - Replies (4)

kjo osht logo e par e punume prej meje , osht e bazume n'tutorialin e EskimmO-s shpresoj tju pelqej
[Image: 23scabc.gif]

[Image: 2hgyc80.gif]

Print this item

  I mbeti koka jashtë autobusit
Posted by: shadowi - 04-22-2021, 06:23 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

[Image: f.0629135527513_m.jpg]



Kjo grua e pafat pagoi çmim të lartë nga pakujdesia e shoferit, pasi iu bllokua koka në dyert a autobusit në Maanshan, në provincën lindore Anhui të Kinës.
Kjo zonjë e paidentifikuar po bëhej gati të zbriste nga autobusi numër 137 në stacionin e saj në orët e pasdites kur me sa duket shoferi i padurueshëm mbylli derën derisa ajo po nxirrte kokën jashtë, shkruan Metro.

Pasi dyert ia nxunë qafën, duke e lënë trupin e saj brenda në autobus ndërsa kokën jashtë, udhëtarët tjerë që ishin brenda në autobus filluan të bërtasin për ta hapur derën sërish, e që më pas shoferi e bëri. Me tu liruar, gruaja kërceu nga autobusi dhe u largua shpejtë, duke prekur qafën me dorë por pa u ankuar fare. /Telegrafi/

Print this item

  mTw largon ekipin gjerman
Posted by: Jo :) - 04-22-2021, 01:16 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (2)

Organizata me bazë gjermane mTw kanë njoftuar se kanë vendosur për të ndarë rrugët me ekipin e Counter-Strike.

Tashmë ka shumë vite që mTw kanë strehuar ekipe gjermane në skenën e Counter-Strike, që kanë pasur rrënjët së bashku me skuadrën e tyre ndërkombëtare. të përfaqësuar nga pesë danezë.

Organizata gjermane javën e kaluar ka vendosur të mos vazhdojë më strehimin e një skuadre gjermane, duke u fokusuar plotësisht në skuadrën daneze të Counter-Strike, dhe në ekipin e Counter-Strike :Source.

mTw.de kishte këtë përbërje:

[Image: de.png] Markus "crash" Esser
[Image: de.png] Max "avenue" Höltgen
[Image: de.png] Niko "foolisH" Zimmermann
[Image: de.png] Thorsten "thoR" Kunz
[Image: de.png] Kim "vio" Schümann


Kjo nënkupton që këta lojtarë tani janë si lojtarë të lirë, dhe me sezonin veror të EPS të përfunduar, mund të presim që këta lojtarë të jenë gati në ekipet për sezonin dimror të EPS.

Print this item