eSportsKosova - Gaming Community
Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? (/thread-6103.html)

Pages: 1 2


Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - iceboy - 04-22-2021

[Image: d908cf.jpg]

Me debutimin e saj gjatë kësaj jave, Google +, rrjeti më i ri social i kompanisë Google, pashmangshëm krahasohet me Facebook.

Bazuar në atë që Google ka postuar në lidhje me rrjetin e saj social në internet, tashmë janë krijuar disa përshtypjet fillestare.

Google + riprodhon disa prej mjeteve më të popullarizuara Facebook, por shton një funksion të veçantë: video-komunikimin, i cili ende mungon në Facebook.

Google i referohet shërbimit të saj me video me emrin Hangouts. Disa miq të mund të bashkohen në një vend, dhe të komunikojnë me ueb-kamerat e tyre në blloqe të ndara përgjatë pjesës së poshtme të dritares.

[Image: d33d18.jpg]

Kutia e kryesore e videos e shfaq personin që flet më së shumti, ose më me zë, gjatë gjithë kohës. Hangouts gjithashtu mund të integrohet me YouTube.

Me Hangouts, Google + ka të paktën një avantazh teknologjik ndaj Facebook. Por ambiciet e kompanisë Google nuk synojnë tejkalimin e Facebook-ut menjëherë.

Google ka krijuar pengesa për aprovimin e llogarive të reja, ashtu siç ka bërë me disa nga produktet tjera të saj, duke lejuar fillimisht vetëm njerëz të cilët kanë qenë të ftuar nga miqtë e tyre për të përdorur Google +.

[Image: b6550b.jpg]

Google + gjithashtu ka një funksion special për foto, në të cilat vendos mundësi të mira për përdorimin e tyre me telefonat e mençur. Për shembull, fotografitë e marra nga një telefon Android mund të hidhen automatikisht në një folder privat online, diçka e ngjashme me iCloud të Apple.

Seksioni Circles në Google + është pothuajse funksion i ngjashëm me listën e miqve në Facebook.

[Image: 3b0810.jpg]

Çdo përdorues mund të organizojnë miqtë në kategori dhe njëkohësisht të kufizojë se cili grup e shikon cilin, në profilin e tij.

Me Circles, përdoruesit munden të dërgojnë mesazhe të caktuara për një grup të veçantë të miqve, siç janë vëllezërit e motrat ose miqtë e afërt, porosi këto të cilat ata nuk do të dëshironin t’i ndanin me pjesën tjetër të miqve ose pjesën tjetër të kontakteve.

Google + Huddle, është funksion i ngjashëm me Facebook Messages apo Groups që janë në këtë rrjet social.

Nëse keni pasur rastin të shihni ndonjërën nga prezantimet e Google +, na tregonis e çfarë mendoni, apo nëse besoni se rrjeti i ri social i kompanisë Google do të mund ta tejkalojë atë të Mark Zuckerberg, në të cilin shumica prej nesh jemi anëtarë. / Telegrafi /


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - xhl - 04-22-2021

Tani per tani FB rulez


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - Nikita - 04-22-2021

facebook-u


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - iceboy - 04-22-2021

edhe per mendimin tem osht Facebook, se tash jom msu me to edhe osht rrjeti socjal ma i popullarizum, po as Google+ se qes posht edhe pse se kom provu hala, sipas ktyne nalt qe i lexum ma merr menja qe ka me dal 1 konkurenc e fort me FB Smile

ps jepeni mendimin tuaj me ane te votes Smile


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - CowFite0 - 04-22-2021

Facebook more.
Pse ?
Se i ka gati 700m perdorues edhe osht ma i thjesht per me perdor , menimi jem


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - FidanSH - 04-22-2021

GOOGLE

Ne Google - lyp qa dush rreth fb tona senet i ki ne GOOGLE

mendimi jem Smile


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - Mister-X - 04-22-2021

Faceb00ki arsyja vetme jom msu me to Big Grin


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - 4LBBiG. - 04-23-2021

entrexx<'' Wrote:GOOGLE

Ne Google - lyp qa dush rreth fb tona senet i ki ne GOOGLE

mendimi jem Smile

jo oj loqk nuk o fjala per Google po per Google+ osht ni rrjet social si facebooku twitteri hi5 etj qe u qel tash nuk ka lidhje me Google qe osht mjet kerkimi.

Per mu ma shum Google+ se facebooku me shkon nerva me do relationships, single, married interests books sdi qka -4-

po a muni dikush me ma gjet linkun e google+ se spe gjaj


Re: Facebook apo Google+, kush është më i mirë? - iceboy - 04-23-2021

Per me hap Google+ Account ju duhet 1 GMAIL ACCOUNT edhe tani nepermjet asaj e hapni edhe Google + Smile Qe 1 foto qe e qela un

[Image: e97872.png]