Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1410 online users.
» 0 Member(s) | 1406 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467

 
  Shtate linjat me te sigurta ajrore
Posted by: xhl - 04-21-2021, 11:14 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (4)

[Image: 1309255643-air_berlin.jpg]

Në vitin 2010 numri i personave që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve ajrore është rritur krahasuar me vitin 2009. Por në 30 vitet e fundit, 7 nga 60 kompanitë më të rëndësishme ajrore kanë pësuar vetëm një aksident.

Ja cilat janë 7 linjat me të sigurta

Jacdec, agjencia gjermane që monitoron aksidentet ajrore ka realizuar klasifikimin e kompanive ajrore më të sigurta në botë. Në krye ndodhet Air Berlin, i ndjekur nga Finnair, TAP, Qantas, Air New Zealand, Cathay Pacific Airways dhe All Nippon Airways. Lufthansa renditet në vendin e 21-të.

Ndërkohë 6 linjat më rezikshme janë: braziliania TAM me gjashtë aksidente me pasojë vdekjen e 336 personave, China Airlines me nëntë aksidente 755 të vdekur, kompania braziliane Gol Transporters Aeros me një të vdekur dhe 154 të plagosur. Ndër linjat e konsideruara më të rrezikshme janë edhe Saudi Arabian Airlines, Garuda Indonesia dhe Korean Air.

Print this item

  Frika e tmerrshme nga miu!?
Posted by: withstyle - 04-21-2021, 11:02 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (7)

[Image: ?di=F9U2]
Kur të shkoni në dyqane për të bërë ‘shoping’ keni kujdes se edhe kjo mund të ndodh. Mund të tmerroheni nga miu, edhe në rastin kur kjo është vetëm shaka.
Shikoni videon më poshtë dhe bindeni për frikën që kanë njerëzit nga minjtë. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Ey-Ux9Y1ACo[/youtube]

Print this item

  Ngjyrosën delet kuq e zi
Posted by: withstyle - 04-20-2021, 10:48 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (6)

[Image: ?di=PWNO]
Dyshja e aktorëve komikë nga Britania, Ant dhe Dec, u kritikuan ashpër nga aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve pasi ngjyrosën delet kuq e zi për nevojat e shout të tyre më të ri televiziv.
Kalimtarët e rastit panë me habi delet e ngjyrosura në Roundhay Park në Leeds, ku dyshja po xhiron emisionin e tij të ri në ITV me titull “Kuq ose zi”. Aktorët morën me qira një kope të vogël delesh dhe i ngjyrosën.

Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve thonë se ngjyrosja streson dhe frikëson kafshët, sidomos duke përmendur se ngjyrat përmbajnë materie kimike të dëmshme.

Por producentët e emisionit thonë se delet janë ngjyrosur me ngjyrë të padëmshme duke shtuar se asgjë nuk do të dëmtohen “vetëm pse kanë ndryshuar pak ngjyrën”. /Telegrafi/

Print this item

  Gladiator | Wallpaper
Posted by: EskimO. - 04-20-2021, 10:45 PM - Forum: Punimet - Replies (6)

[Image: 792057138442884.jpg]

Direkt Link: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.imagebam.com/image/792057138442884" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.imagebam.com/image/792057138442884</a><!-- m -->

Print this item

  Google sërish sfidon Facebook’un... kësaj radhe me Google+
Posted by: iceboy - 04-20-2021, 08:53 PM - Forum: IT Zone - Replies (16)

[Image: Google_plus_266529855.png&size=article_medium]

Më në fund Google ka bërë të ditur armën e saj më të re në botën e rrjeteve sociale; një shërbim i quajtur Google+...

Google ka shkaktuar mjaft turbulencë në botën e rrjeteve sociale gjatë ditës së sotme kur shpalosi projektin e saj “Top-Sekret” Google+, që është një shërbim i ri që esencialisht kthen komplet Google’in në një rrjet gjigant social.

Gjersa Facebook me 700 milion përdoruesit e saj, është një rrjet social mjaft i madh dhe që mundëson të lidheni me miq duke shtypur butonin për të pranuar një kërkesë miqësie, Google+ synon që të ridefinojë mënyrën sesi njerëzit lidhen online, duke iu mundësuar atyre të krijojnë një lloj-llojshmëri të grupeve më të vogla të quajtura “Cirlces” (po më kujtohet në këto qaste ideja e grupit “The Pitchers” në Startup Live Casting Pristina...), të cilat lejojnë njerëzit të shkëmbejnë informacione dhe përmbajtje vetëm me miqtë apo kolegët që zgjedhin.

“Ne besojmë se shkëmbimi online është shkatërruar. Dhe madje është bërë edhe i çuditshëm” tha një përfaqësues i Google për TechCrunch. “Ne mendojmë se lidhja është një nevojë bazike njerëzore. Ne e bëjmë këtë gjë në jetën e përditshme, por veglat tona online janë rigide. Ato na detyrojnë neve të futemi në shporta – apo të bëhemi tërësisht publik” u shpreh Vic Gundotra, president i Social for Google.

[Image: gplus_circleeditor-625x467.png]

Sikurse Facebook News Feed, edhe Google+ ju ofron përdoruesve një panel ku paraqiten një sërë përditësimesh prej miqve të tyre. Materiale të shkëmbyera, komente, fotografi e gjëra të tjera janë të ndara në “transmetime”, dhe secila është e grupuar në rrathë të caktuar të miqve.

Google+ mund të kontrollohet përmes një shiriti të ri të ridizajnuarm që do të paraqitet në maje të secilës faqe që është produkt i Google. Përmes kësaj përdoruesit e Google+ mund të qasen në profilet e tyre, të kontrollojnë lajmërimet dhe të shkëmbejnë në përmbajtjen në rrathë të ndryshëm.

Një veçori tjetër pranë Google+ është edhe funksionaliteti mobil. Google+ mobile app momentalisht është në ofertë përmes Android Market dhe së shpejti do të paraqitet edhe në Apple App Store.

Sa për informacion shërbimi është ende në “testim fushor”, dhe vetëm disa njerëz fatlum do të mund të qasen në të gjatë kësaj kohe. Por kompania ka bërë të ditur se shumë shpejtë produkti do të jetë publik. Le të shpresojmë se do të shohim diçka më të mirë se Google Buzz apo Orkut... /pcworldalbanian

[Image: gplus_stream-625x362.png]

Print this item

  Si ta mirëmbani Windows-in?
Posted by: iceboy - 04-20-2021, 08:50 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

[Image: thumbnail.php?file=windows_key_247527660...cle_medium]

Sistemi operativ Windows është mjaft i përhapur në mbarë botën, me aplikacione të shumtë për të zgjedhur gjatë funksionimit, por nganjëherë shumë gjëra mund të shkaktojnë një parregullsi në kompjuter, e kjo mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit. Andaj, në këtë artikull do të shihni se si ta mirëmbani sistemin tuaj Windows.

Përditësoni sistemin Windows. Është mjaft e pëlqyer që të bëhet përditësimi i sistemit Windows. Instaloni përditësimet dhe rifillojeni kompjuterin tuaj, nëse është e nevojshme. Kjo do ta mbajë kompjuterin tuaj të sigurtë dhe të qëndrueshëm.

Skanoni kompjuterin me Microsoft Security Essentials. Është gjë ndoshta pak trishtuese, por ju me siguri që mund të jeni cak i sulmeve nga virusë të shumtë, prandaj ju keni nevojë për një antivirus. Për të poseduar një antivirus të mirë nuk është e domosdoshme që të jepni para për ta blerë një të tillë, pasi që Microsoft Security Essentials është mjaft i mirë. Natyrisht, mbrojtja më e mirë kundër sulmeve keqdashës është safe browsing (shfletimi i sigurtë).

Bëjani back up diskut tuaj. A është më mirë të bëhet një back up automatik apo me ndonjë vegël si Crashplan, për këtë zgjedhni vetë, por është me rëndësi të ruhen disa gjëra ashtu siç janë përpara se të ndërmirren disa hapa të caktuar për ndonjë përdorues të kompjuterit. Në thelb nuk është një rrugë e mbrojtjes, por mund të ju ndihmojë që të dilni nga shumë probleme.

Fshini skedarët e përkohshëm me CCleaner. Windows mund të ketë shumë rrëmujë dhe skedarë të përkohshëm që ndodhen në diskun tuaj dhe është një ide e mirë që t’i këto gjëra rregullisht. Ju mund të përdorni cilindo aplikacion për të bërë fshirjen e këtyre gjërave të panevojshme, por një alternativë e mirë për ta bërë këtë punë është CCleaner. Vetëm rregullojeni që automatikisht të veprojë sipas një orari dhe ju do të pastroheni nga gjërat e panevojshme në kompjuter.

Këto janë mbase vetëm disa rrugë të cilat ndihmojnë në mirëmbajtje të Windows-it. Nëse keni ndonjë ide tjetër, mund të shkruani në komente.

[copyright=http://www.pcworld.al/ja-se-si/4962-mirmbani-Windows-.html]Fatos Morina, PCWorld Albanian[/copyright]

Print this item

  Trace vs ESC Gaming
Posted by: spadzxf - 04-20-2021, 08:41 PM - Forum: Zbavitje - Replies (7)

[Image: dhsummer2011_cov.png]
Trace vs ESC Gaming


<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=3AtTGVQQ8YQ&feature=player_embedded" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=3AtTGVQQ ... r_embedded</a><!-- m -->

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=3AtTGVQQ8YQ[/youtube]

Print this item

  Ditën e hënë një asteroid do të prekë Tokën
Posted by: uranglobal - 04-20-2021, 06:31 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (18)

[Image: 91fc3e.jpg]

Është zbuluar vetëm pak ditë më parë nga një teleskop në Nju Meksiko dhe të Hënën që vjen asteroidi “do të prekë Tokën”. Me pak fat segmenti hapësinor më i madh se një autobus do të mund të shikohet me një teleskop. Shkencëtarët e NASA-s deklaruan se nuk ka asnjë rrezik për planetin tonë, e megjithatë pritet që asteroidi të afrohet 12 mijë km. Sipas llogaritjeve që janë bërë nga një program i NASA-s asteroidi do të kalojë relativisht shumë pranë tokës. Rreth orës 19: 00 do të jetë afrimi maksimal i asteroidit me planetin tonë. Megjithatë kjo ngjarje do të mund të shikohet vetëm nga disa vende të Amerikës dhe Azisë.

“Nuk ka asnjë rrezik për planetin tonë, edhe nëse asteroidi do të futet në atmosferën e tokës do të jetë pothuajse e pamundur përplasja e tij në tokë” kanë specifikuar shkencëtarët e NASA-s.

Print this item

  Filmohen anijet kozmike mbi ndërtesën e BBC-s ne Londer (+Vi
Posted by: uranglobal - 04-20-2021, 06:28 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

[Image: e5636d.jpg]

Nëse UFO-t janë të vërteta dhe po përpiqen që të tërheqin vëmendjen e njerëzve, mund të thuhet me plotë gojën se më në fund e kanë kuptuar se si punojnë njerëzit. Një video e re ka regjistruar një anije kozmike mëmë dhe dy më të vogla të cilat po fluturonin mbi ndërtesën e BBC-s në perëndim të Londrës. Anijet janë filmuar nga një kalimtarë i rastit.

Në videon që është publikuar sot nga “Daily- Mail”, kameramani ka vrapuar që të filmojë imazhet ndërkohë që dy kalimtarë të tjerë po filmonin dhe po bënë fotografitë e para. Në video paraqiten tre objekte të mëdha ndriçuese, të cilat lëvizin shumë shpejtë dhe vendosja e tyre është në formë trekëndëshi. Pak sekonda më vonë një tjetër objekt vjen me shuam shpejtësi bënë disa rrotullime rreth vetes dhe më pas largohet.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=QDIF-ZwJbF0&feature=player_embedded[/youtube]

Print this item

  Itali, kryebashkiaku martohet dhe fton te gjithe banoret
Posted by: uranglobal - 04-20-2021, 06:27 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (4)

[Image: 379805.jpg]

Kjo po që është një dasmë e artë, të kesh të ftuar të gjithë qytetarët. “Për të mos harruar askënd pa ftuar, i ftuam të gjithë qytetarët”, këtë e tha Uerner Disertori, kryetar i bashkisë së qytezës Termeno, i cili në dasmën e tij, që do të bëhet sot ka ftuar të gjithë bashkëqytetarët. Janë pikërisht mbi tre mijë persona që do të marrin pjesë në dasmë.

500 kg biftekë, 600 pula dhe 80 torta: këto janë vetëm disa nga shifrat e dasmës në qendër të qytetit. Sigurisht që nuk do të mungojë dhe vera e njohur që prodhohet në këtë vend dhe mban dhe emrin e qytetit “Termino” Menuja e drekës nuk do të jetë mbretërore por numri i të ftuarve do të bënte që të kishin zili dhe çifti i Mbretërisë Britanike: Uilliam dhe Keit.

“Pas tre javësh që nuk pushonte shiu, isha shumë i shqetësuar për kohën. Lutjet e mia intence ishin që sot të shkëlqente dielli dhe ashtu ndodhi”, tregon kryebashkiaku i cili është diplomuar për filozofi dhe teologji. Dhëndëri ka veshur kostumin klasik me një kravatë të argjendtë nëse bashkëshortja e tij një fustan të bardhë të dizenjuar nga “Armani”. Pas ceremonisë çifti ka hipur në një karrocë ku janë përshëndetur nga i gjithë vendi. Por festa më e madhe pritet të ndodh në banketin që do të shtrohet në darkë për të gjithë qytetarët.

Print this item