| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1393 online users. » 0 Member(s) | 1389 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467
|
|
|
| Kerko Design v2 |
|
Posted by: daWIZ - 04-19-2021, 06:29 PM - Forum: Punimet
- Replies (287)
|
 |
Kerko Design v2
Per me kerku dizajne duhet ti plotsoni keto kushte
[info]
1. Lloji i krijimit: Logo,Wallpaper,Background,Signature,Flyer,Avatar,Icon.
2. Size: Madhsia qe deshironi
3. Text: Teksti qe deshironi te jet ne design p.sh [Besmmir,esk]
4. Render / i: neqoftse keni ndonje render [counterstrike,a ndonje gje tjeter]
5. Për atë që është e lidhur me: Counter Strike,Music,Sport
6. Ngjyra e tekstit: Ngjyren
7. Më shumë Përshkrimi: Nqs keni diqka shtes
Ai qe nuk i permbahet ketyre kushteve kerkesa nuk ju plotsohet [/info]
[kujdes]Qdo 5 kerkesa tema mbyllet ' dhe kur te mbarojn hapet perseri
Edhe 1 sen kush nuk i ka mbi 70 poste ska drejt per me Kerku Dizajn edhe kur t'don apet me kerku duhet me prit deri sa te hapet tema e re per me kerku prap [v2] ni voL e ka 20 pages si te permbushen kto hapet tema e re ... Nese nuk i permbahneni keto kushteve dizajni nuk do tju plotsohet neser e perseritni prap merren masa 
Dhe mos boni Chit~chat e keni kerku pritni deri sa tju plotsohet
Faleminderit per mirkuptim :
ESK DESIGN TEAM [/kujdes]
Completed Works
RaskeN - 252
Baam. - 220
mamboO.xP - 436
soLd1eRwtF; - 536
fl0r - 405
Br3AcKeR - 95
4LBBiG ; - 1279
Milk | profx' - 261
Alban-.- - 147
N!ghtWarrior - 91
Apperix - 80
soLd1eRwtF; - 792
Strangeer - 2018
ITOUCH - 848
|
|
|
| Shtatëvjeçari voziti makinën 30 kilometra për ta parë të ati |
|
Posted by: withstyle - 04-19-2021, 05:34 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (3)
|
 |
Zyrtarët e policisë në Detroit të SHBA-ve u vunë në lëvizje pasi një shofer i motoçikletës kishte parë së pari djaloshin shtatëvjeçar duke ngarë makinën rrugës për në Michingan.
Policia shpejt e lokalizoi djaloshin e 1 metër e 20 centimetra, i cili po voziste 80 kilometra në orë. Kur e ndalën, djaloshi tha se jeton me të ëmën, por ishte nisur për ta vizituar të atin si dhe kishte kaluar 30 kilometra në drejtimin e duhur dhe shtoi se ngasja e makinës së vërtetë është më e lehtë se ngasja e makinës në videolojëra.
Zëdhënësi i policisë tha: “Më vjen mirë që nuk ka lënduar veten ose të tjerët. Mund vetëm ta paramendoj se në sa shenja trafiku nuk është ndalur, e që është dashur të ndalej. Mendoj se djaloshi shtatëvjeçar nuk dinte t’i lexonte shenjat e trafikut”. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=mc96H0VTlvc[/youtube]
|
|
|
| Peshkaqeni bën “salto” mbi surferin! |
|
Posted by: withstyle - 04-19-2021, 05:27 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
Fotografi i Orlando Sentinel, Jacob Langston, po xhironte në plazhin e Floridës, por as që ka mundur të ëndërrojë se në kuadër do t’i futej një peshkaqen.
Plazhi atë ditë ishte përplot surferë, ndërsa mbi njërin prej tyre “fluturoi” një peshkaqen.
Peshkaqeni i gjatë rreth një metër bëri një salto të katërfishtë mbi surferin dhe u zhyt sërish në ujë.
Kjo është një situatë me të cilën ndoshta janë mësuar surferët, por secilin prej nesh do ta kishin lëshuar këmbët nga frika. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=oK7K5ZvrxAo[/youtube]
|
|
|
| Me puthje ia shpëtoi jetën një të panjohuri |
|
Posted by: withstyle - 04-19-2021, 05:23 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
Mu sikur në përrallën me Borëbardhën, kinezja Liu Wnix me puthje ia shpëtoi jetën një 16 vjeçari, i cili tentoi të vriste veten.
Liu më 11 qershor po kalonte urën në qytetin Shenzhen, kur pa një grumbull njerëzish. Shumë kalimtarë rasti ishin ndalur dhe po shikonin një të ri i cili me thikë në dorë kërcënonte se do të kërcente nga ura e lartë.
“E pashë se të gjithë vetëm shikonin dhe askush nuk përpiqej ta ndihmonte”, rrëfeu kamerierja 19 vjeçare e cila punon në një hotel. “Mendova se mund ta shpëtoj”. Liu tha se nuk e kishte parë kurrë djaloshin, por e kuptoi se policia nuk po arrinte t’ia mbushte mendjen që të hiqte dorë nga tentimi për të kërcyer nga pengesa e jashtme e urës.
Ajo arriti të zhbirohej nëpërmjet turmës duke thënë se është e dashura e djaloshit, i cili kërcënonte se do të mbytej dhe këtë dëshironte ta bënte shkaku i saj.
“E vërteta është se unë kurrë nuk e kisha parë më herët atë djalë, por këtë e shpika aty për aty,” tha vajza për mediat kineze. Sipas një televizioni lokal, djaloshi provoi të vriste veten pasi kohë më parë i kishte vdekur e ëma, ndërsa njerka sillej shumë keq ndaj tij dhe ai ishte arratisur nga shtëpia pasi kishte vjedhur paratë e babait.
“Ai më tha se më nuk kishte para dhe se askujt nuk ia ndiente për të dhe askush nuk i besonte. Unë nuk iu përgjigja asgjë, por vetëm ia tregova shenjat në dorën e djathtë”, tha vajza, e cila pranoi se edhe ajo vetë kishte tentuar të vriste veten duke prerë venat dhe duke u hedhur nga një lartësi. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=7aTnBRlYz9I[/youtube]
|
|
|
| Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames |
|
Posted by: withstyle - 04-19-2021, 05:11 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Shumica e magjistarëve janë të gatshëm për numra të pabesueshëm, por magjistari britanik Dynamo (28 vjeçar), emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, mahniti Britaninë e Madhe, duke ecur mbi shtratin e lumit Thames në Londër. Në fund e “mori me vete” një barkë e policisë.
Dëshmitarët e rastit mbetën të tmerruar kur panë Dynamon duke performuar pikën e tij për shoun më të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”. Frayne deri më tash ka bërë emër me ekzekutimin e disa numra të komplikuar magjie.
Ndër ata që ishin dëshmitarë në shkathtësitë e tij ishin edhe Jay-Z, Will Smith, Busta Rhymes dhe Paris Hilton. Ai ka paralajmëruar se në emisionet e ardhshme do të shndërrojë borën e maleve të Australisë në diamante. Frayne ka mësuar zanatin nga gjyshi i tij, ndërsa duke u rritur ai e pasuroi edhe më shumë duke e kombinuar me dance dhe hip-hop elemente, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
|
|
|
| Pulëbardha “vodhi” kamerën, xhiroi qytetin e Cannes |
|
Posted by: withstyle - 04-19-2021, 05:03 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
Pulëbardha në oborrin e shtëpisë së një burri vodhi kamerën dhe me të fluturoi, duke xhiruar atmosferën e qytetit. Videoja është postuar në YouTube dhe fillon me vendosjen e kamerës në tokë nga një burrë
Shpejtë kamerës i afrohet një pulëbardhë e cila rrëmben kamerën dhe fluturon në ajër.
Pasi xhiroi pamjen e rrugëve dhe ndërtesave nga perspektiva e zogut, pulëbardha ndalet në kulmin e një ndërtese. “Pulëbardha ma vodhi kamerën, ndërsa e gjeta në një mur të lartë dhe meni u ngjita për ta marrë”, shkroi pronari i kamerës në internet. Videoja në YouTube është vizituar nga më shumë se tre milionë persona, ndërsa nuk dihet as kush është pronar i kamerës, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=rIu5B3Fsstg[/youtube]
|
|
|
| OCZ Deneva 2 SSD |
|
Posted by: suppo ^^666 - 04-19-2021, 01:38 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Kaliforni, 27 qershor - Duke vazhduar punën e tranzicionit në interfejsit SATA 6 Gbps të filluar me familjet konsumuese të SSD-ve, OCZ ditë më parë ka prezantuar serinë Deneva 2 të këtyre pajisjeve të dedikuar për blerësit enterprise për integrim në serverë. Disqet bazohen në procesorët SandForce SF-2000, natyrisht në versionet e përshtatura për këto rrethina, dhe për këtë arsye janë të aftë për 80.000 random 4 kB operacione në sekondë dhe bandwidth potencial deri 550 MB/s. Po ashtu janë të ndërtuar edhe me çipa të posaçëm enterprise-grade MLC Flash NAND me qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të shtuar, ndërsa OCZ u ofron blerësve edhe fleksibilitet në përzgjedhjen e interfejsit, duke përfshirë PCIe, edhe pse modelet bazike janë në disponim në paketimet 2,5”, 3,5” dhe 1,8” për integrim në blade serverë high-density.
Tani për tani nuk dihet çmimi i këtyre disqeve, edhe pse do të duhej të ishte konkurrente kur kihet parasysh zgjedhja e çipave eMLC.
|
|
|
|