Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1346 online users.
» 0 Member(s) | 1342 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 467

 
  Toshiba kompakte DX1215
Posted by: suppo ^^666 - 04-19-2021, 01:37 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 27-toshiba_2706110942_1.jpg]

New York, 27 qershor - Toshiba në fillim të korrikut në SHBA nis shitjen e kompjuterit all-in-one, DX1215 me ekran të ndjeshëm në prekje. Ekrani ka diagonale prej 21,5 inçësh dhe HD rezolucion të plotë, ndërsa Toshina në paket liferon edhe Bluetooth tastierën dhe miun pa tela.

Kompjuteri hardverikisht bazohet në procesorët Sandy Bridge të Intelit, Core i5 dhe i7 dhe ka disk me 1 TB, DVD rekorder, dy porte USB 3.0, dalje HDMI, TV tuner dghe stereo altoparlantë të integruar të kompanisë Onkyo. Çmimi do të duhej të jetë 930 dollarë.

Print this item

  AMD hap epokën e procesorëve 12-bërthamësh
Posted by: suppo ^^666 - 04-19-2021, 01:35 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 27-amd_2706111128_1.jpg]

Kaliforni, 27 qershor - Në konferencën për superkompjuterë, AMD ka demonstruar procesorët serverikë të pritur gjatë nga familja Interlagos, të bazuar në mikroarkitekturën e re Buldozer, për herë të parë ç’prej se ishin paralajmëruar. Demonstrimi u bë në makinën serverike Supermicro 1U me dy socketë, në të cilën ekzekutohej softueri POVray. Edhe pse të dhënat për performansat e makinës nuk u dhanë (ndërsa AMD nuk lejoi incizimin e brendisë), vizitorët mundën të shohin 32 bërthama në vepër se si “thyejnë” algoritmin RayTracing.

Prezantimi komercial i procesorëve të rinj të cilët do të përfundojnë në serinë Opteron 6200 pritet në korrik ose shtator, dhe më pas do të prezantohen edhe modelet Valencia me gjashtë bërthama.

AMD shpreson shumë në serinë e procesorëve Opteron 6200, pasi që kanë humbur një pjesë të tregut serverik për shkak të pamundësisë që me performansa të garojnë me Xeonët e Intelit. AMD beson që blerësit do të njohin përparësitë e më shumë bërthamave me frekuencë të ulët në krahasim me frekuencat e përgjithshme më të larta ët procesorëve.

Sipas reagimeve të para të industrisë, ku modelet Interlagos janë përzgjedhur për disa konfigurime superkompjuterike, pritjet e AMD-së nuk janë edhe aq të pabaza.

Print this item

  fnatic.f0rest
Posted by: withstyle - 04-19-2021, 12:49 PM - Forum: Zbavitje - Replies (6)

fnatic.f0rest - The Swedish Style
paraqitjet e jashtezakonshme neper WBCM te f0rest.fnatic te permbledhura ne vetem nje!
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=GTLtWXZmeSI[/youtube]

Print this item

  Si te ndryshojm kursorin e mausit
Posted by: jazon - 04-19-2021, 11:49 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=zDrxc1iN58s[/youtube]

Print this item

  Sony lançon telefonin e mençur Experia Active
Posted by: xhl - 04-19-2021, 11:24 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0625204424423_210.jpg]


Sony ka prezantuar telefonin e mençur Experia Active, një prototip që do të dalë në treg në muajin Tetor.

Bëhet fjalë për një pajisje rezistente ndaj ujit dhe ndaj rërës së plazhit në muajt e verës. Ky telefon i mençur ka një sistem operimi Android, një procesor 1GHz, një kamera pesë megapiksel me një zmadhim 8 herë, 512 MB/RAM, një memorie të integruar 1GB me mundësi rritje deri në 32 GB përmes kartës së memories.

Ende nuk dihet se sa do të jetë çmimi i këtij telefoni të mençur të Sony-t. /Telegrafi/

Print this item

  Tableti Python me Windows 7
Posted by: xhl - 04-19-2021, 11:23 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0626181848438_210.jpg]

Kompania Ekoore ka prezantuar tabletine saj të ri Python, i cili ndodhet aktualisht në treg.

Bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Microsoft Windows 7, me një procesor 1.6 GHz Intel Atom N455, me kartë grafike 3150 GMA, me tre porta USB-je, një portë HDMI, WiFi, Bluetooth dhe ka teknologjinë 3G.

Ky tablet, bateria e të cilit mban deri në katër orë punë, nuk ka ende një çmim. /Telegrafi/

Print this item

  Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër!
Posted by: xhl - 04-19-2021, 11:20 AM - Forum: IT Zone - Replies (3)

[Image: f.0627140256931_210.jpg]
Javën e kaluar ne e kemi pasur rastin të shohim modelin e ri të Nokia’s i cili bazohej në sistemin operativ të partnerit të saj strategjik, kompanisë Microsoft, përkatësisht në Windows Phone 7.

Tani, sipas raporteve të GSM Arena’s thuhet se Nokia po planifikon ta lansojë edhe një model të ri të telefonit me sistemin e saj operativ, Symbian, të cilin do ta shuajë pas pak vitesh.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin Nokia N5, pamjet e të cilit tashmë kanë rrjedhur në internet, dhe posedohen nga GSM Arena.

Sipas asaj që deklaron kjo faqe, Nokia N5 përngjan mjaft shumë me modelin tjetër të ri të kësaj kompanie, Nokia N9, dhe i cili bazohet në sistemin operativ MeeGo.

Pas Nokia N5, pritet që kompania finlandeze të shpalos edhe modelet tjera, si N6 dhe N7, për të cilët thuhet se do të kenë ekran më të gjerë, dhe kamerë me më shumë mega-piksel. / Telegrafi /

Print this item

  Galaxy S II përballë Motorola Droid Bionic
Posted by: iceboy - 04-19-2021, 10:23 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: untitlvcv_857803955.jpg&size=article_medium]

Cili nga këto dy smartphone dybërthamorë që kanë sistemin Android do të jetë më i shitur?

Samsung Galaxy S II dhe Motorola Droid Bionic kanë marrë mjaft shumë vëmendje, së paku në fillim të këtij viti dhe ndërmarrja që analizon median shoqërore, Mashwork, deshi që të gjejë se cili smartphone do të fitojë në treg.

Ndërmarrja e re dëshoiroi, “A do të mund të parashikonim shitjet e telefonit duke u bazuar në bisedat online?” Për të qenë të sigurtë, duhet të presim derisa të dy telefonat do të lëshohen gjatë kësaj vere. Samsung Galaxy S II është përfolur që do të dalë më 29 korrik në Sh.B.A., ndërsa Motorola cicëroi për Droid Bionic: “..., Droid Bionic është duke ardhur dhe u propozua për lëshim veror.”

[Image: cidimage001.png@01CC327F.png]

[copyright=http://www.pcworld.al/analiza/vezhgim/4955-Galaxy-prball-Motorola-Droid-Bionic.html]PcWorldAlbanian[/copyright]

Print this item

  Video: Xizt vs Na`Vi
Posted by: Jo :) - 04-19-2021, 10:20 AM - Forum: Zbavitje - Replies (6)

Xizt -5 (fnatic vs Na`Vi)

Ditën e djeshme shumë nga anëtarët tonë ndoshta kanë pasur sytë tek finalja ndërmjet Na`Vi dhe fnatic në eventin e Adepto BH Open 2011, i zvhilluar në Sarajevë të Bosnjës dhe Herzegovinës. Asi suedez nga fnatic Richard "Xizt" Landström bëri një ace të mrekullueshme ku poashtu në atë ace aksion, ishte në një situatë i vetëm kundër katër kundërshtarëve ku e përfundoi me fund të lumtur.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=6Q13Vcj22HU[/youtube]

Print this item

  Ky është njeriu më i shkurtër në botë
Posted by: shadowi - 04-19-2021, 06:55 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: Balawing-Junrey.jpg]

Ka mbushur 18 vjet ndërkohë që është vetëm 60 cm i gjatë. Ky është Balawing Junrey, i riu i cili ditë më parë hyri në Librin Guinness të Rekordeve, si njeriu më i shkurtër në botë.


Zyrtari i Librit Guinness të Rekordeve, Craig Glenday, njoftoi se filipinasi Balawing Junrey morri këtë titull nga Khagendra Thapa Magar nga Nepali, i cili ishte i gjatë 67 centimetra. /albeu.com/

Print this item