Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
AMD hap epokën e procesorëve 12-bërthamësh
#1
[Image: 27-amd_2706111128_1.jpg]

Kaliforni, 27 qershor - Në konferencën për superkompjuterë, AMD ka demonstruar procesorët serverikë të pritur gjatë nga familja Interlagos, të bazuar në mikroarkitekturën e re Buldozer, për herë të parë ç’prej se ishin paralajmëruar. Demonstrimi u bë në makinën serverike Supermicro 1U me dy socketë, në të cilën ekzekutohej softueri POVray. Edhe pse të dhënat për performansat e makinës nuk u dhanë (ndërsa AMD nuk lejoi incizimin e brendisë), vizitorët mundën të shohin 32 bërthama në vepër se si “thyejnë” algoritmin RayTracing.

Prezantimi komercial i procesorëve të rinj të cilët do të përfundojnë në serinë Opteron 6200 pritet në korrik ose shtator, dhe më pas do të prezantohen edhe modelet Valencia me gjashtë bërthama.

AMD shpreson shumë në serinë e procesorëve Opteron 6200, pasi që kanë humbur një pjesë të tregut serverik për shkak të pamundësisë që me performansa të garojnë me Xeonët e Intelit. AMD beson që blerësit do të njohin përparësitë e më shumë bërthamave me frekuencë të ulët në krahasim me frekuencat e përgjithshme më të larta ët procesorëve.

Sipas reagimeve të para të industrisë, ku modelet Interlagos janë përzgjedhur për disa konfigurime superkompjuterike, pritjet e AMD-së nuk janë edhe aq të pabaza.
suppo^

[Image: ?di=MF1X]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)