![]() |
|
Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër! (/thread-5880.html) |
Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër! - xhl - 04-19-2021 ![]() Javën e kaluar ne e kemi pasur rastin të shohim modelin e ri të Nokia’s i cili bazohej në sistemin operativ të partnerit të saj strategjik, kompanisë Microsoft, përkatësisht në Windows Phone 7. Tani, sipas raporteve të GSM Arena’s thuhet se Nokia po planifikon ta lansojë edhe një model të ri të telefonit me sistemin e saj operativ, Symbian, të cilin do ta shuajë pas pak vitesh. Më saktë, bëhet fjalë për modelin Nokia N5, pamjet e të cilit tashmë kanë rrjedhur në internet, dhe posedohen nga GSM Arena. Sipas asaj që deklaron kjo faqe, Nokia N5 përngjan mjaft shumë me modelin tjetër të ri të kësaj kompanie, Nokia N9, dhe i cili bazohet në sistemin operativ MeeGo. Pas Nokia N5, pritet që kompania finlandeze të shpalos edhe modelet tjera, si N6 dhe N7, për të cilët thuhet se do të kenë ekran më të gjerë, dhe kamerë me më shumë mega-piksel. / Telegrafi / Re: Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër! - iceboy - 04-19-2021 Mu personalisht NOKIA m`doket telefon i deshtum ! Ok tash spo thom totalisht i deshtum, se e maj n`men tyneherit kur i kem pas do Nokia 3310 kur hypshim n`Autobus o' kon ajo forja gjys bilete per telefon Telefona t´mir jon kon t`fort e kejt, po tash Teknologjia ka ec perpara e per mendimin tem Nokia nuk osht qaq e avancume sikur teknologjia e sodit. Se di telefonat e saj m`doken diqysh telefona bajat... ju ka dal koha, tash per tash n`Mode edhe n`Hap me Teknologjine osht iPhone, Samsung & HTC !
Re: Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër! - uranglobal - 04-19-2021 Per mu nokia nr1
Re: Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër! - stripzzi - 04-21-2021 per mu SI NOKIA NUk ka e di edhe pse nuk osht nashta si IPHONE etj. po apet nokia e run origjinalitetin e vet edhe mu mpelqen |