Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 26022 online users.
» 0 Member(s) | 26018 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 11
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 574
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 398
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,513
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Antari i Muajit (Korrik)
Posted by: LongHorn - 04-23-2021, 11:30 AM - Forum: Të rejat & Info - Replies (62)

Tu i mar parasysh kriteret e cekura n`postin e lajmrimit per Antari i Muajit, i publikum 5 antaret e muajit per muajin Korrik e ata jon.

[Image: antari%20muajit.gif]
● kn1ght.x©
● SWEDEN
● STRANGEER
● Neutr0n
● Baam.


Zgjedhja e ktyne 5 antarve u bo brenda stafit kshtu qe urime djem, e ata tjert qe kan prit se zgjedhen Antari i Muajit per kete muaj mos i hupni shpresat, vazhdoni me punen se nuk na ik prej syve asnjoni prej atyne qe punojn.

Klikoni ktu per me pa listen e Antarve te muajit

Print this item

  Brian Berg mjeshtër i kullave prej letre
Posted by: withstyle - 04-23-2021, 11:29 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

[Image: ?di=8W1E]
Amerikani Brian Berg me vite merret vetëm me një zanat – krijimin e kullave prej letre dhe me siguri është njëri prej më të mirëve në “zanatin e tij”. Kullën e parë prej letre e krijoi kur ishte tetë vjeçar, ndërsa 37 vjeçari sot mban rekordin në krijimin e kullës më të madhe prej letrave të ndërtuar ndonjëherë.
Instilacionet e veta Berg i ka ekspozuar nëpër qytetet e SHBA-ve, ndërsa u bë i famshëm me ndërtimin e kullës tetë metra të lartë me 1.060 palë letra.

Amerikani nga letrat krijon replika të pallateve të njohura në botë. Thotë se i ndodhë rrallë që t’i rrëzohet kulla. “Kjo është forma ime e arkitekturës. Për shkak të gjeometrisë strukturale dhe peshës së letrave kullat janë shumë të forta dhe stabile”, tha Berg për Daily Mail. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=kmRRnArJ5z4[/youtube]

Print this item

  Mbyllet votimi për e-Stars Seoul
Posted by: Jo :) - 04-23-2021, 08:06 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (11)

Votat nga komunitetet e ndryshme për e-Stars Seoul 2011 kanë përfunduar, tri sondazhed për votim janë mbyllur dhe tani së fundi organizatorët do të zgjedhin ekipet pjesëmarrëse në bazë të votave dhe sukseseve në të kaluarën.

Në mesnatë në Seul, tri sondazhet u mbyllën dhe 30 ditët e votimit kishin përfunduar. Rezultatet e votimit do të llogariten për 50% në zgjedhjen e ekipeve, ndërsa 50% do të bazohen në arritjet më të fundit të ekipeve.

Rezultatet e votimit për në Europë, ku gjashtë ekipe do të udhëtojnë në Seul, mbaruan si më poshtë:

[Image: se.png] SK Gaming

331675
[Image: se.png] fnatic
328596
[Image: ua.png] Natus Vincere
322516
[Image: es.png] x6tence
172576
[Image: de.png] mousesports
167363
[Image: se.png] Lions
164550
[Image: dk.png] mTw
161951
[Image: fi.png] Power Gaming
116316
[Image: no.png] alchemists
98859
[Image: ru.png] Moscow Five
76676
[Image: ru.png] Virtus.pro
75220
[Image: fr.png] Millenium
70107
[Image: de.png] Alternate
65099
[Image: dk.png] TCM-Gaming
64807
[Image: ua.png] DTS
64739
[Image: ua.png] KerchNET
64079
[Image: fr.png] Electronic Sahara
63602
Të përjetshmit e vendit të dytë, danezët nga mTw që kanë përfunduar jashtë gjashtë ekipeve magjike, por duke parë rezultatet e tyre të mëhershme dhe përfundimi në vendin e dytë me një numër të panumërt, sigurisht që do të ketë një vend në gjashtë ekipet europiane, por shtrohet pyetja se cili ekip do të largohet nga këto gjashtë ekipe më të votuara?

Rezultatet e votimit për në Azi, ku tri ekipe do të udhëtojnë në Seul, mbaruan si më poshtë:

[Image: cn.png] TyLoo
307946
[Image: kr.png] project_kr
307927
[Image: cn.png] wNv
156291
[Image: tw.png] UMX
141418
[Image: sg.png] TitaNs
125865
[Image: kz.png] k23
124524
[Image: il.png] eSrael
97068
[Image: sg.png] XCN
47572
Rezultatet e votimit për në Amerikë, ku vetëm dy ekipe do të udhëtojnë në Seul, mbaruan si më poshtë:

[Image: us.png] Evil Geniuses
230104
[Image: ar.png] Wild Ineters
184759
[Image: us.png] UMX
182638
[Image: br.png] FireGamers
153873
[Image: us.png] iDemise
97551
[Image: pe.png] Artyk
57231
[Image: cl.png] punto.cL
39173
[Image: ca.png] Area51
36092
Tani ka mbetur vetëm që komisioni i e-Stars të analizojë 50% të arritjeve të ekipeve, para se definitivisht ta dini se cilat ekipe do të marrin pjesë në këtë event. Në total 11 ekipe do të zgjidhen, gjashtë nga Europa, tri nga Azia dhe dy nga Amerika.

Eventi Jug-Korean, i cili do të zhvillohet në mes 19-21 gushtit do të ketë 16 ekipe gjithsej. Kampionët e 2010 Frag eXecutors janë të kualifikuar automatikisht, ndërsa katër ekipet tjera do të zgjidhen pas kualifikimeve të Koresë së Jugut. e-Stars do të shpërblejë ekipet më të mira me gjithsej 47,000€ për eventin e 2011.

Rrini së bashku me ne për të mësuar se cilat ekipe do të marrin pjesë në këtë event, që përndryshe është emëruar MSI Beat It Championship 2011.

Print this item

  Kina nis trenin me shpejtësi 300 km në orë
Posted by: iceboy - 04-23-2021, 07:12 AM - Forum: IT Zone - Replies (7)

[Image: 30kina_3006111645_1.jpg]

Pasagjerët sot kanë hyrë për herë të parë në bordin e një treni me shpejtësi të madhe që e lidh Pekinin me Shangain, në një linjë që ka kushtuar 33 miliardë dollarë që Kina shpreson të lehtësoj sistemin e mbingarkuar të transportit.

Zyrtarët thonë se trenat do të jenë në gjendje të ec me shpejtësi 300 kilometra në orë. Lidhja e shpejtë është lansuar në prag të 90 vjetorit të Partisë Komuniste Kineze.

Print this item

  TouchPadi 7-inçësh në gusht?
Posted by: iceboy - 04-23-2021, 07:11 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 30-touchpad_3006111029_1.jpg]

HP ka zgjedhur prodhuesin e kontraktuar për tabletin e vet 7-inçësh të bazuar në webOS, dhe ky është Inventec, shkruan “Taiwan Economic News”. Tableti është i gatshëm për prodhim, ndërsa pritet që të fillojë të shitet kah mesi i gushtit, pohojnë burimet.

Rezolucioni i ekranit të TouchPadit 7” është 1024 x 768 pixelë, që është njëjtë sikurse në modelin tashmë të prezantuar 9,7-inçësh. Me modelin e ri 78-inçësh HP-ja do t’u bëjë konkurrencë tabletëve me Android me diagonale më të vogël të ekranit.

Inventec thuhet se ka marrë porosinë për rreth 400.000 dhe 450.000 copë TouchPad në muaj. Modeli më i madh 9,7” me çmim prej 500 dollarësh fillon të shitet në SHBA më 1 korrik. Për çmimet e modelit 7” nuk ka informata akoma.

Print this item

  Super Talent TeraDrive PT3
Posted by: iceboy - 04-23-2021, 07:10 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: Super-Talent-TeraDrive-PT3.jpg]

Super Talent iu bashkua prodhuesve të cilët në ofertën e tyre kanë SSD të shpejta të bazuara në gjeneratën e re të kontrollerëve dhe interfejsin 6-gigabitësh SATA. Bëhet fjalë për modelin TeraDrive PT3/

Ky SSD vjen me kontroller SandForce SD-2200, shfrytëzon MLC NAND flash memorie dhe përfshin përkrahjen për TRIM. Operacionet e leximit dhe shkrimit të të dhënave kryhen me shpejtësi prej më shumë se 500 MB/s. Ky nivel i performancave, para vetëm pak muajsh, kërkonte dy SSD në RAID, thekson prodhuesi.

Liferimi në tregun amerikan tashmë ka filluar, ndërsa ky SSD vjen në kapacitet prej 60, 120, 240 dhe 480 GB.

Print this item

  Procesorët 100-bërthamësh nga Tilera
Posted by: iceboy - 04-23-2021, 07:08 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 28-tilera_2806111530_1.jpg]

Kompania Tilera ka paralajmëruar një varg procesorësh deri në 100 bërthama me të cilët ka ndërmend t’i konkurrojë Intelit në fushën e serverëve të cilët merren me faqet e Internetit.

Çipat nga familja 64-bitëshe Tilera GX janë prodhuar me proces 40-nanometërsh, ndërsa kanë prej 36 deri 100 bërthama. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie me procesorët e tyre ata synojnë aplikime specifike ku nevojitet bandwidth i madh, si “data mining”, NoSQL dhe bazat e të dhënave në memorie. Në krahasim me procesorët e Intelit nga linja Sandy Bridge, procesorët e Tilera në këto aplikime do të duhej të kenë deri 10 herë performansa më të mira për vat.

Ekzemplarët provues të procesorët Tilera me 36 bërthama do të duhej të jenë në disponim gjatë korrikut, ndërsa versionet 64 dhe 100-bërthamëshe do të jenë në disponim në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu është paralajmëruar që gjatë vitit 2013 prodhimi i çipave do të kalojë në procesin 28-nanometërsh kur do të plasohen edhe procesorët me deri 200 bërthama.

Procesorët GX të Tilera përkrahin versionin 2.6.36 të Linuxit dhe janë kompatibilë me CentOS. Përkrahin po ashtu edhe gjuhët programuese standarde si C, C++, Java, PHP, Perl dhe Python, të cilat janë implementuar përmes compilerit GCC, i cili është përshtatur për arkitekturën e Tilerës.

Print this item

  Ura ma e madhe n Bot
Posted by: spadzxf - 04-23-2021, 05:11 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (25)

Ura ma e madhe n Bot n Kin shum fort ekishin ndreq !!!

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=BjO0KAnDQDw[/youtube]

Print this item

  Ka ndërmend të lus një milion njerëz t’ia dhurojnë nga një $
Posted by: withstyle - 04-22-2021, 04:23 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: ?di=S1NT]
Chris Coon 29 vjeçar nga New York-u planifikon që në katër deri në pesë vitet e ardhshme t’i lus një milion njerëz që t’ia dhurojnë nga një dollarë, shkruan Huffington Post.
Chris me anë të “eksperimentit sociologjik” siç e quan ai, dëshiron të grumbullojë para për ta blerë një shtëpi për dy vajzat e tij, të cilat momentalisht flenë në rrugë dhe konsiderohen si të pastrehë.

Prej fillimit të qershorit ai ka lutur 3.462 veta për nga një dollarë. Në faqen e internetit City Room kanë llogaritur se nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë shifrën prej një milion njerëzve do ta mbërrijë vetëm në vitin 2054.

Gjatë eksperimentit ai do të marrë shënime dhe për secilin që ia dhuron një dollarë Chris do ta shkruajë gjininë dhe kombësinë.

“Çdo ditë do të shënojë se sa njerëz kam pyetur, sa veta ma kanë falë nga një dollarë dhe sa kam shpenzuar”, tha Chris. Të gjitha të dhënat i publikon në faqen e internetit askamillion.com. Hulumtimin e tij nuk e konsideron lypje por “punë” që ka rregullat e veta.

“Nuk e filloj punën para orës 13 sepse njerëzit në mëngjes nguten për të shkuar në punë dhe nuk kanë kohë të më dëgjojnë. Nuk i mërzis njerëzit të cilët janë duke ngrënë sepse nuk është e hijshme, po ashtu nuk kërkoj para as kur jam në tren ose në stacionet e trenit”, tha Chris. Ditën e parë kishte lutur 500 veta për t’ia dhuruar nga një dollarë dhe “fitoi” 127 dollarë. Prej fillimit të operacionit ka grumbulluar 1205 dollarë. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=jVdgFD8sbu4[/youtube]

Print this item

  Facebook apo Google+, kush është më i mirë?
Posted by: iceboy - 04-22-2021, 02:37 PM - Forum: IT Zone - Replies (9)

[Image: d908cf.jpg]

Me debutimin e saj gjatë kësaj jave, Google +, rrjeti më i ri social i kompanisë Google, pashmangshëm krahasohet me Facebook.

Bazuar në atë që Google ka postuar në lidhje me rrjetin e saj social në internet, tashmë janë krijuar disa përshtypjet fillestare.

Google + riprodhon disa prej mjeteve më të popullarizuara Facebook, por shton një funksion të veçantë: video-komunikimin, i cili ende mungon në Facebook.

Google i referohet shërbimit të saj me video me emrin Hangouts. Disa miq të mund të bashkohen në një vend, dhe të komunikojnë me ueb-kamerat e tyre në blloqe të ndara përgjatë pjesës së poshtme të dritares.

[Image: d33d18.jpg]

Kutia e kryesore e videos e shfaq personin që flet më së shumti, ose më me zë, gjatë gjithë kohës. Hangouts gjithashtu mund të integrohet me YouTube.

Me Hangouts, Google + ka të paktën një avantazh teknologjik ndaj Facebook. Por ambiciet e kompanisë Google nuk synojnë tejkalimin e Facebook-ut menjëherë.

Google ka krijuar pengesa për aprovimin e llogarive të reja, ashtu siç ka bërë me disa nga produktet tjera të saj, duke lejuar fillimisht vetëm njerëz të cilët kanë qenë të ftuar nga miqtë e tyre për të përdorur Google +.

[Image: b6550b.jpg]

Google + gjithashtu ka një funksion special për foto, në të cilat vendos mundësi të mira për përdorimin e tyre me telefonat e mençur. Për shembull, fotografitë e marra nga një telefon Android mund të hidhen automatikisht në një folder privat online, diçka e ngjashme me iCloud të Apple.

Seksioni Circles në Google + është pothuajse funksion i ngjashëm me listën e miqve në Facebook.

[Image: 3b0810.jpg]

Çdo përdorues mund të organizojnë miqtë në kategori dhe njëkohësisht të kufizojë se cili grup e shikon cilin, në profilin e tij.

Me Circles, përdoruesit munden të dërgojnë mesazhe të caktuara për një grup të veçantë të miqve, siç janë vëllezërit e motrat ose miqtë e afërt, porosi këto të cilat ata nuk do të dëshironin t’i ndanin me pjesën tjetër të miqve ose pjesën tjetër të kontakteve.

Google + Huddle, është funksion i ngjashëm me Facebook Messages apo Groups që janë në këtë rrjet social.

Nëse keni pasur rastin të shihni ndonjërën nga prezantimet e Google +, na tregonis e çfarë mendoni, apo nëse besoni se rrjeti i ri social i kompanisë Google do të mund ta tejkalojë atë të Mark Zuckerberg, në të cilin shumica prej nesh jemi anëtarë. / Telegrafi /

Print this item