![]() |
|
Zuckerberg në Google Plus? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Zuckerberg në Google Plus? (/thread-6162.html) |
Zuckerberg në Google Plus? - CowyFite - 04-23-2021 ![]() Gazetarët e teknologjisë nuk janë të vetmit që kanë marrë qasje të hershme në rrjetin më të ri social të Google, i cili quhet Google +. Një gjë e tillë i është mundësuar edhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili me sa duket e ka pranuar ftesën e Google për të qenë njëri ndër anëtarët e parë të këtij rrjeti social. Sipas Forbes, ai nuk është shumë i lumtur për llogarinë e tij të re në këtë rrjet social. Fotografia e profilit të tij është bërë përmes një ueb-kamere e cila duket shumë më ndryshe nga ajo që ai ka në rrjetin e tij, Facebook. Kjo vërehet menjëherë pasi që në profilin e tij ai nuk ka plotësuar shumë gjëra. Në të, thuhet se ai është mashkull, dhe punon në zonën teknologjike, Palo Alto, ndërsa për të gjithë ata që nuk e njohin, ai ka thënë vetëm “unë krijoj gjëra”. Në rrjetin më të ri social, Zuckerberg është miqësuar me një numër të madh të stafit të tij që janë poashtu anëtarë të Google +, ndërsa qëndrimi i tij aty nuk është për tu habitur, pasi që ai ka një llogari edhe në Twitter. / Telegrafi / Re: Zuckerberg në Google Plus? - iceboy - 04-23-2021 edhe ky osht njeri si une, so naj cudi e madhe qe ka qel Google+ se edhe ata t`Google kan Facebook
Re: Zuckerberg në Google Plus? - CowyFite - 04-23-2021 op op ama ska kurgjo tkeqe ktu qe e qita bro Re: Zuckerberg në Google Plus? - stripzzi - 04-24-2021 ky o ekspert per rrjete sociale krejt kan qef me pas kta ne ekip Re: Zuckerberg në Google Plus? - Mister-X - 04-25-2021 Eh po noshti si dihet sma mer menja qe google ka me sfidu Fcb
Re: Zuckerberg në Google Plus? - 4LBBiG. - 04-26-2021 Mister-X Wrote:Eh po noshti si dihet sma mer menja qe google ka me sfidu Fcbfcb-ja e mun 5-0 8-) |