![]() |
|
Kaspersky: Kujdes nga botnet! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Kaspersky: Kujdes nga botnet! (/thread-6155.html) |
Kaspersky: Kujdes nga botnet! - CowyFite - 04-23-2021 Në shumë se katër million kompiutera personalë kanë qënë pre e një programi të sofistikuar “botnet”, i cili identifikon në mënyrë automatike komputerat me sistem sigurie të “brishtë”. Lajmi është bërë i ditur nga një raport i ekspertëve të Kaspersky, i cili nënvizoi se të paktën 4.5 milion përdorues janë sulmuar nga ky “botnet”. Bëhet fjalë për një program, i njohur si TDL, i cili në mënyrë automatike kërkon për kompiutera me nivel të ulët sigurie, që ky program i sulmon duke thyer barrierat e duke u fshehur në një dosje të quajtur “master boot record” nga ku vjedh të dhënat e përdoruesve. Fatkeqësisht, raportojnë ekspertët, këto “botnet” (version i fundit i të cilit është TDL-4) nuk gjurmohen nga anti-virusët e thjeshtë. Raporti evidenton se rreth 28% e viktimave është shënuar në SHBA, 7% në Indi, 5% në Britani dhe rreth 3% e tyre është gjetur në Francë, Gjermani dhe Kanada. /Telegrafi/ Re: Kaspersky: Kujdes nga botnet! - Kaspersky. - 04-26-2021 Postim i vlefshem . Per qito ju rekomandoj kush e perdor netin shume Kaspersky . |