![]() |
|
Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul (/thread-6135.html) Pages:
1
2
|
Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - Jo :) - 04-23-2021 Votat nga komunitetet e ndryshme për e-Stars Seoul 2011 kanë përfunduar, tri sondazhed për votim janë mbyllur dhe tani së fundi organizatorët do të zgjedhin ekipet pjesëmarrëse në bazë të votave dhe sukseseve në të kaluarën. Në mesnatë në Seul, tri sondazhet u mbyllën dhe 30 ditët e votimit kishin përfunduar. Rezultatet e votimit do të llogariten për 50% në zgjedhjen e ekipeve, ndërsa 50% do të bazohen në arritjet më të fundit të ekipeve. Rezultatet e votimit për në Europë, ku gjashtë ekipe do të udhëtojnë në Seul, mbaruan si më poshtë: SK Gaming 331675 fnatic 328596 Natus Vincere 322516 x6tence 172576 mousesports 167363 Lions 164550 mTw 161951 Power Gaming 116316 alchemists 98859 Moscow Five 76676 Virtus.pro 75220 Millenium 70107 Alternate 65099 TCM-Gaming 64807 DTS 64739 KerchNET 64079 Electronic Sahara 63602
Të përjetshmit e vendit të dytë, danezët nga mTw që kanë përfunduar jashtë gjashtë ekipeve magjike, por duke parë rezultatet e tyre të mëhershme dhe përfundimi në vendin e dytë me një numër të panumërt, sigurisht që do të ketë një vend në gjashtë ekipet europiane, por shtrohet pyetja se cili ekip do të largohet nga këto gjashtë ekipe më të votuara?Rezultatet e votimit për në Azi, ku tri ekipe do të udhëtojnë në Seul, mbaruan si më poshtë: TyLoo 307946 project_kr 307927 wNv 156291 UMX 141418 TitaNs 125865 k23 124524 eSrael 97068 XCN 47572
Rezultatet e votimit për në Amerikë, ku vetëm dy ekipe do të udhëtojnë në Seul, mbaruan si më poshtë: Evil Geniuses 230104 Wild Ineters 184759 UMX 182638 FireGamers 153873 iDemise 97551 Artyk 57231 punto.cL 39173 Area51 36092
Tani ka mbetur vetëm që komisioni i e-Stars të analizojë 50% të arritjeve të ekipeve, para se definitivisht ta dini se cilat ekipe do të marrin pjesë në këtë event. Në total 11 ekipe do të zgjidhen, gjashtë nga Europa, tri nga Azia dhe dy nga Amerika.Eventi Jug-Korean, i cili do të zhvillohet në mes 19-21 gushtit do të ketë 16 ekipe gjithsej. Kampionët e 2010 Frag eXecutors janë të kualifikuar automatikisht, ndërsa katër ekipet tjera do të zgjidhen pas kualifikimeve të Koresë së Jugut. e-Stars do të shpërblejë ekipet më të mira me gjithsej 47,000€ për eventin e 2011. Rrini së bashku me ne për të mësuar se cilat ekipe do të marrin pjesë në këtë event, që përndryshe është emëruar MSI Beat It Championship 2011. Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - Lizardi - 04-23-2021 nAtcere vinus Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - gambler - 04-25-2021 sk-gaming ka me i fitu ket turnir e shum shum turnir ne 2011
Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - nodde - 04-25-2021 frag executors kur jon? Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - Jo :) - 04-25-2021 nodde Wrote:frag executors kur jon?Lexo pak ![]() "Kampionët e 2010 Frag eXecutors janë të kualifikuar automatikisht, ndërsa katër ekipet tjera do të zgjidhen pas kualifikimeve të Koresë së Jugut. e-Stars do të shpërblejë ekipet më të mira me gjithsej 47,000€ për eventin e 2011." Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - iznogud - 04-25-2021 go go SK <3 Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - uranglobal - 04-25-2021 SK forever Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - swed - 04-25-2021 sk ekip mjaft i mir , suksese Re: Mbyllet votimi për e-Stars Seoul - Mister-X - 04-25-2021 Na'Vi more e marin kshtu mendoj.
|