| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 26024 online users. » 0 Member(s) | 26020 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 11
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 574
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 398
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,513
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| 8 kuriozitete mbi gjumin |
|
Posted by: uranglobal - 04-23-2021, 03:17 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
1. Rekordi i gjumit me te gjate eshte 18 dite, 21 ore, dhe 40 minuta. Mbajtesi i ketij rekordi pas venies se rekordit ka patur alucinacione, paranoja, humbje te perqendrimit dhe te memories.
2. Endrrat, mendohej se shiheshin vetem gjate fazes REM (rapid eye movement) te gjumit, ndersa ne ditet e sotme eshte vertetuar qe ato mund te shihen edhe gjate fazave te tjera te gjumit.
3. Endrrat gjate fazes REM karakterizohen nga ngjarje te cuditshme, ndersa ato te fazes jo REM jane shume te perseritshme dhe varen nga mendimet e fundit qe kemi patur para gjumit
4. Disa levizje te syve gjate fazes REM, jane te lidhura me levizje specifike gjate endrrave, dhe duket se procesi i gjumit eshte i ngjashem me procesin e shikimit te nje filmi.
5. Elefantet qendrojne ne kembe gjate fazes jo REM, dhe shtrihen gjate fazes REM.
6. Kerkuesit e Ministrise se Mbrojtjes britanike, ishin ne gjendje te benin nje reset(riperteritje) te trupave te ushtareve, ne menyre qe t’i benin te rrinin pa fjetur per gati 2 dite.
Fibra optike te lehta aplikoheshin ne disa lente speciale qe projektonin nje drite te bardhe rreth retines, duke kerkuar t’i benin te mendonte trurit te tyre sikur sapo ishin zgjuar. Ky sistem eshte perdorur per here te pare nga pilotet amerikane gjate luftes ne Kosove.
7. Eshte studiuar se nderrimi i ores ne Kanada, pra zgjimi 1 ore me perpara, sjell nje rritje te aksidenteve rrugore.
8. Studiuesit jane te bindur se interneti i disponueshem 24 ore eshte nje nga shkaqet qe ndihmojne ne uljen e kohes se fjetjes.
|
|
|
| Është 36 vjeçare, ka dy nipa dhe lindi trinjakë |
|
Posted by: uranglobal - 04-23-2021, 03:12 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
![[Image: c4b703.jpg]](http://lulzimg.com/i23/c4b703.jpg)
Bullgarja 36 vjeçare lindi trinjakë, respektivisht fëmijën e dhjetë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë. Foshnjat, dy djem e një vajzë, edhe pse kanë lindur tre muaj para kohe, gëzojnë shëndet të mirë.
Të porsalindurit peshojnë 1,720, 1,640 kilogramë dhe një kilogramë e gjysmë.
Kjo grua fëmijën e parë e lindi kur ishte në moshën 12 vjeçare, ndërsa tash ka edhe dy nipa. Gruaja e lumtur trinjakët i lindi në spitalin e Plodlivit në pjesën jugore të Bullgarisë, njoftuan mediat bullgare. /Telegrafi/
|
|
|
| Zuckerberg në Google Plus? |
|
Posted by: CowyFite - 04-23-2021, 01:28 PM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
Gazetarët e teknologjisë nuk janë të vetmit që kanë marrë qasje të hershme në rrjetin më të ri social të Google, i cili quhet Google +.
Një gjë e tillë i është mundësuar edhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili me sa duket e ka pranuar ftesën e Google për të qenë njëri ndër anëtarët e parë të këtij rrjeti social.
Sipas Forbes, ai nuk është shumë i lumtur për llogarinë e tij të re në këtë rrjet social. Fotografia e profilit të tij është bërë përmes një ueb-kamere e cila duket shumë më ndryshe nga ajo që ai ka në rrjetin e tij, Facebook.
Kjo vërehet menjëherë pasi që në profilin e tij ai nuk ka plotësuar shumë gjëra. Në të, thuhet se ai është mashkull, dhe punon në zonën teknologjike, Palo Alto, ndërsa për të gjithë ata që nuk e njohin, ai ka thënë vetëm “unë krijoj gjëra”.
Në rrjetin më të ri social, Zuckerberg është miqësuar me një numër të madh të stafit të tij që janë poashtu anëtarë të Google +, ndërsa qëndrimi i tij aty nuk është për tu habitur, pasi që ai ka një llogari edhe në Twitter. / Telegrafi /
|
|
|
| Kaspersky: Kujdes nga botnet! |
|
Posted by: CowyFite - 04-23-2021, 12:57 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Në shumë se katër million kompiutera personalë kanë qënë pre e një programi të sofistikuar “botnet”, i cili identifikon në mënyrë automatike komputerat me sistem sigurie të “brishtë”.
Lajmi është bërë i ditur nga një raport i ekspertëve të Kaspersky, i cili nënvizoi se të paktën 4.5 milion përdorues janë sulmuar nga ky “botnet”.
Bëhet fjalë për një program, i njohur si TDL, i cili në mënyrë automatike kërkon për kompiutera me nivel të ulët sigurie, që ky program i sulmon duke thyer barrierat e duke u fshehur në një dosje të quajtur “master boot record” nga ku vjedh të dhënat e përdoruesve.
Fatkeqësisht, raportojnë ekspertët, këto “botnet” (version i fundit i të cilit është TDL-4) nuk gjurmohen nga anti-virusët e thjeshtë. Raporti evidenton se rreth 28% e viktimave është shënuar në SHBA, 7% në Indi, 5% në Britani dhe rreth 3% e tyre është gjetur në Francë, Gjermani dhe Kanada. /Telegrafi/
|
|
|
| Twitter dërgon 200 milionë cicërima në ditë |
|
Posted by: CowyFite - 04-23-2021, 12:56 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Twitter ka kaluar edhe një moment historik në biznesin e saj. Përdoruesit e saj tashmë dërgojnë më shumë se 200 milionë cicërima në ditë.
Për ta demonstruar sasinë e këtij numri, Twitter ka vendosur që ta bëjë një llogari se sa libra mund të shkruhen me 200 milionë cicërima.
Sipas kalkulimeve të këtij rrjeti social, i bie që me 200 milionë cicërima, mund të shkruhet një libër me 10 milionë faqe, ose 8,163 libra të ngjashme me “War and Peace”.
Në çdo sekondë, 2,400 cicërima dërgohen përmes serverëve të Twitter, apo 1.4 miliardë të tilla në javë.
Para një viti e gjysmë, Twitter kishte kaluar shifrën prej 50 milionë cicërimave në ditë, ndërsa para dy vitesh, ky rrjet social dërgonte më shumë se 10 milionë cicërima në ditë. / Telegrafi /
|
|
|
| Indianët për sterilizim fitojnë një makinë dhuratë |
|
Posted by: withstyle - 04-23-2021, 11:34 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
Zyrtarët shëndetësorë në shtetin indian Rajasthan inkurajojnë burrat dhe gratë që t’i nënshtrohen vullnetarisht sterilizimit, ndërsa si shkëmbim ua ofrojnë dhuratë një makinë dhe shpërblime tjera.
Zyrtarët e nisën fushatën e re me qëllim të zvogëlimit të shkallës së lartë të natalitetit.
Ndër shpërblimet e ofruara është edhe një makinë e prodhimit indian “Tata Nano” i cili është i njohur edhe me epitetin si “makina më e lirë në botë”.
Shumë zyrtarë të qeverisë indiane shprehën shqetësim për shkak të numrit të madh të lindjeve. Nëse India vazhdon me këtë ritëm të shtimit natyror, deri në vitin 2030 do ta kalojë edhe Kinën sa i përket numrit të banorëve.
Mjeku Sitaram Sharm nga spitali “Jhunjhunu” në perëndim të Indisë tha se shpreson se shansi për të fituar një makinë do të jetë tërheqës për së paku 20.000 burra dhe gra për t’iu nënshtruar sterilizimit.
Spitali, po ashtu ofron motoçikleta, aparate televizive dhe oferta për ushqime. Oferta vlen për të gjithë indianët, e jo vetëm për banorët e shtetit Rajasthan. /Telegrafi/
|
|
|
|