Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Rishikimi i ekipit: Natus Vincere
#1
Rishikimi i ekipit: Natus Vincere:

Emri i ekipit: Natus Vincere
Baza e organizatës: [Image: kz.gif]
Fotografia dhe logo e ekipit:

[Image: 1309000589.94.jpeg]
[Image: resizedxqj7w.jpg]

Emri: Ioann "Edward" Sukharev
Mosha: 23
Vendi: [Image: ua.gif]

Duke ardhur nga HellRaisers, 23 vjeçari me përvojë të gjatë në skenën e counter-strike, ku poashtu ishte edhe pjesë e ekipeve si Virtus.pro, DTS.chatrix e shumë të tjera në nivelin më të lartë të e-sports, por hapin më të madh e bëri kur nënshkroi me ekipin e Na`Vi, me ekip të cilin në 2010 ishin të pandalshëm.

Roli i Edzies në ekip është "pistol master" i titulluar nga Joe Miller, sepse thjeshtë në çdo pistol rund ai është thjeshtë me bagazh të tepërt. Gjithmonë ekipi ka një favor në rundin e parë duke pasur këtë lojtarë në ekip, pasi ai thjeshtë mund të fitojë i vetëm çdo pistol rund.

Ai është një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të Na`Vi, dhe kur ai jep maksimumin e tij, ekipi ka mundësi që të fluturojë mbi kundërshtarët. Ndoshta pamja e jashtme tregon se ai duket si një njeri i turpshëm para të pa njohurëve, por kur bëhet fjala pa lojë, ky djalosh nuk thotë shumë, por gjithmonë lë të tjerët të thojnë "WOW", si shembull kemi videon më poshtë:


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Vg0iMr93z6c[/youtube]

Emri: Daniil "Zeus" Teslenko
Mosha: 23
Vendi: [Image: ua.gif]

23 vjeçari dhe tani që është bërë një baba në jetën e përditshme, i ardhur nga ekipi pro100 ka luajtur poashtu edhe për ekipe të mëdha si Virtus.pro, KerchNET, DTS.chatrix e Amazing Gaming. Ky njeri është thjeshtë një monster, pasi me rolin e tij si një lider në lojë, loja e tij dhe shkathtësitë e tij nuk e dallojnë nga lojtarët tjerë. Ndoshta nuk është lideri më i mirë në botë, por me një fjalë "emri i tij thotë gjithçka".

Si një frager, ai kalon limitin e një lideri ku bën gjëra të papritshme, gjë që nuk e bëjnë liderët tjerë, dhe kjo gjë sigurisht që i jep një shtesë ekipit të Na`Vi në sukses. Ka shumë raste që kur starix ose Edward nuk gjenden në formën më të mirë, Zeus bën për mrekulli zëvëndësimin e tyre, edhe pse roli i tij thotë diçka tjetër.

Në jetën e përditshme është një njeri shumë qesharak, dhe që dëshiron të japë gjithçka nga vetja (100%). Si përshembull ka shumë video intervista me të qesharake që mundohet të përvetësojë gjuhën angleze për të qenë më i qartë në intervista të ndryshme, gjë që e bëjnë një njeri shumë qesharak dhe një nga lojtarët më të këndshëm që na jep e-sports.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=A0BmD4Xdk1M[/youtube]

Emri: Sergey "starix" Ischuk
Mosha: 23
Vendi: [Image: ua.gif]

Një nga lojtarët më të shkathët që mund të na jep skena e counter-strike është ky djalosh, starix. Edhe pse roli i tij në ekip është një lojtarë ndihmës, ai shumë herë i kalon limitet e këtij roli, dhe bën gjëra të hatshme si përshembull në de_train luan për mrekulli si ct me awp, e pastaj në de_inferno si tt poashtu me awp është i hatashëm.

Gjitha këto gjëra e bëjnë starix të jetë poashtu një pjesë shumë e rëndësishme për ekipin, edhe pse nuk është një lojtarë që bie në sy, ai ka shumë raste që shpëton prapanicën e ekipit kundër top ekipeve botërore.

Më shumë nuk ka çfarë të thuhet për këtë djalosh, pasi është një lojtarë si Edward, që ndoshta duket si një njeri që nuk flet shumë, por loja e tij flet gjithçka, si shembull kemi rastin më poshtë:


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=7Zn_yzCdP8Y[/youtube]

Emri: Arseniy "ceh9" Trynozhenko
Mosha: 22
Vendi: [Image: ua.gif]

Duke ardhur nga KerchNET, edhe pse nuk është një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Na`Vi, ai është një maniak për aim i cili në shumë raste është kyç i fitoreve të këtij ekipi.

Edhe pse nuk është një lojtarë që sulmon shumë në lojë, por kur vjen nevoja për atë gjë, ceh9 është njeri i duhur për atë gjë. Roli i tij është thjeshtë i pa definueshëm, pasi për çfarë të ketë nevojë ekipi, ceh9 mund të jetë çelësi.

Së fundi për karakterin e tij nuk vlen të flitet shumë. Është poashtu një njeri shumë shumë i këndshëm, dhe së bashku me Zeus ata të bëjnë gazin e botës. Mbi të gjitha kur ekipi është të themi i pa disponuar, ai është njeriu që bën buzëqeshjen në ekip, dhe është një faktor që rikthen poashtu dhe fitoren në ekip.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=AGViSaFJfJ0[/youtube]

Emri: Yegor "markeloff" Markelov
Mosha: 22
Vendi: [Image: ua.gif]

Dhe së fundi me rishikimin e lojtarëve, përfundojmë me njeriun e vitit 2010, Zotin e awp që i'u bashkua këtij ekipi nga HellRaisers, që njihet si një nga awp-erët më të mirë të gjitha kohërave në historinë e counter-strike.

22 vjeçari që po bën revolucion me armën e tij të gjelbërt, i cili mund të arrijë fitoren për ekipin e vet i vetëm. Roli i tij është sigurisht awp-eri i parë i ekipit, por ka disa raste kur ndihmohet edhe nga starix.

Më shumë fjalë nuk mund të thuhen për këtë lojtarë, pasi vetëm fjala "i mrekullueshëm në çdo aspekt" është e plotë për këtë lojtarë. Më poshtë ndiqni një nga frag videot e këtij lojtari:


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=cwyP4f8jglA[/youtube]

Dhe së fundi cili është mendimi juaj për këtë ekip? A mendoni se ky ekip do të rikthejë dominimin e 2010 edhe këtë vit, pasi në kohën e fundit po shohim paraqitje të shkëlqyeshme nga SK Gaming?

Mendimi im është ende i pa definuar. Duke parë një përbërje fantastike të këtij ekipi, poashtu edhe SK Gaming që së fundi mposhti në bo3 këtë ekip ende zgjidhja nuk është. Por, një gjë është e çartë, konkurenca është bërë shumë më e madhe me këtë përbërje fantastike të Na`Vi, me ekipin e ri fantastik që e tregoi para 2 javësh të SK Gaming, me Frag eXecutors, mTw, fnatic e ESC Gaming. Shumë shpejtë eventet e ardhshme po vijnë, ku do të shihni se a do të mundet Na`Vi të rikthejë dominimin e dikurshëm. Nëse keni mbetur pa shikuar rishikimin për dy javët e kaluara, atëherë klikoni këtu për të rishikuar ekipin e Frag eXecutors, e këtu të SK Gaming.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Valla spo di se krejt e lexova edhe sk qitash jon bo shum tfort Wink Si n2010 sbesoj
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
veq suksese navi
ONMEDIA'Youtube
[Image: 1679n.jpg]


<!-- e --><a href="mailto:lorik_rraci@hotmail.com">lorik_rraci@hotmail.com</a><!-- e -->
<!-- e --><a href="mailto:onmedia@gmail.com">onmedia@gmail.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
SWEDEN Wrote:veq suksese navi
Falemnderit m'tha Edwardi me t'thon!
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
ekip i mir po si SK ska Smile

[Image: adadn.png]
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
krijimet e
(CowyFite)

Na kontaktoni në <!-- e --><a href="mailto:CowyFite@eSportsKosova.com">CowyFite@eSportsKosova.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
qfar navi be skan me bo sen sivjet fx jon n1
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
veq suksese Na Vi
[Image: 412s.jpg]
[Image: 2posbq0.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
kqyre nE Foto Edwardin KUKUKUKUKUK po i trent
[Image: 412s.jpg]
[Image: 2posbq0.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
good job luk :p
Return of the KING
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)